Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas arritjes së dronëve kamikazë “Skydagger” në Kosovë, duke e akuzuar Turqinë se ëndërron rindërtimin e Perandorisë Osmane. Për dronët që u blenë pas një marrëveshjeje me kompaninë turke “Baykar”, Vuçiqi e ka akuzuar gjithashtu Turqinë, duke thënë se nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor. “Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve në Prishtinë. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk e dëshiron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor…
Author: IM
Mesut Bajrami, bartësi i listës së kandidatëve të pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”, ka bërë një premtim publik me një mesazh të fuqishëm solidariteti dhe përgjegjësie sociale. Në një deklaratë drejtuar qytetarëve të Kumanovës, ai shkruan: “Unë, Mesut Bajrami, nëse arrij t’i marr votat e nevojshme për të qenë pjesë e Këshillit Komunal në Kumanovë, ju premtoj se të gjithë pagën time do ta dhuroj për bamirësi në Kumanovë, sepse në Kumanovë ka shumë familje që kanë nevojë. Me respekt, Gardiani juaj.” Ky premtim vjen si pjesë e angazhimit të tij për një qeverisje më të ndershme dhe më humane,…
Ramadan Ramadani Prej analizave tejkohore që kanë mbetë është edhe një bisedëkoti që shpesh e bëjnë disa njerëz për mosvotim, bojkot ose mosshfrytëzim të drejtës së votës në cilat do zgjedhje që kemi nëMaqedoninë e Veriut. Dy lloje janë bisedat, njerëzit dhe këto mendimet gjysmake që i përçojnë të dëshpëruarit dhe politikisht indiferentët dhe këto të dyjat nuk bëhen publikisht. Pra nuk janëpjesë e opinionit publik që të mund të debatohen dhe demantohen, por kështu përcillen në biseda dhe takime duke përçuar kështu vetëm ndjenjë dhe jo mendim. Ndjenja koti indiferentizmi dhe dëshpërimi që edhe ashtu janë prezente nga shkaku…
Dy-tre plumba janë shtënë në drejtim të dr.Zekirja Shahinit nga fshati Sllupçan, bartës i Listës për këshilltarë në Komunën e Likovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim. I lënduar, dr.Zekirjai është dërguar drejt Klinikave në Shkup, ndërkohë që siç merr vesh gazeta KOHA, për fat të – ai është jashtë rrezikut për jetë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Fondit Pensoinal në Kumanovë, ndërsa policia e ka rrethuar vendin dhe po konfiskon kamerat që kanë qasje në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, KOHA merr vesh se dr.Zekirjai është i plagosur në këmbë, ndërsa autorët dhe motivi i plagosjes tani për…
Raportohet se një person ka mbetur i plagosur nga sulmi me kallashnikov në Kumanovë, shkruan Alsat. Nga pamjet që ka siguruar Alsat, shihet personi, njëherit edhe caku i sulmit Z.Sh, duke hyrë në Ambulancë. Po ashtu, çka dihet deri më tash gjuajtje janë shkëmbyer nga makina në makinë, derisa ende nuk dihen motivet.
Pas takimit të suksesshëm me zotin Rüdiger Schmitt, pronar dhe drejtor i përgjithshëm i Oskar Kämmer Schule – Gjermani, një nga institucionet më prestigjioze arsimore në Evropë, Struga hap një faqe të re në zhvillimin arsimor. Gjatë takimit u arrit marrëveshja për hapjen e shkollave të reja gjimnaziale dhe profesionale në Strugë, sipas standardeve gjermane dhe me diploma të njohura në mbarë botën. Në këtë rast, zoti Schmitt i dhuroi zotit Asani një shall me simbolin e luanit, duke thënë: “Luanët gjithmonë luftojnë… dhe në fund fitojnë.” Një mesazh që u bë simbol i forcës, vendosmërisë dhe vizionit për një…
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me pensionistët e komunës, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së kësaj gjenerate dhe siguroi se kujdesi për ta do të mbetet gjithmonë prioritet i qeverisjes lokale. “Pasditen e kalova me pensionistët e komunës sonë, me biseda të sinqerta, kujtime interesante për të kaluarën dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Çairit,” tha Mexhiti. Ai shtoi se pensionistët kanë shprehur mirënjohje për kujdesin që është treguar nga qeveria qendrore, sidomos për rritjet e pensioneve. “Pensionistët tanë ndanë me mua mirënjohjen e tyre për kujdesin që është treguar ndaj…
Mesut Bajrami, bartës i listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 19 tetorit, duke apeluar tek qytetarët që të ndëshkojnë me votë ata që ai i quan “hajdutë të ilaçeve të fëmijëve”. Në vijim shkrimi i plotë i Bajramit: Të nderuar qytetarë, Zgjedhjet po afrohen, 19 tetori është shumë afër! Kujdes nga hajdutët e ilaçeve të fëmijëve tanë – mos u besoni dhe ndëshkoni ata, sepse nëse guxojnë të vjedhin edhe nga ilaçet e fëmijëve, pse të mos ju mashtrojnë e tradhtojnë edhe më tej? Prandaj, ndëshkojini me votë! Tani e…
Pas një periudhe të gjatë shihen pranë njëri-tjetrit Erdogan dhe Davutogllu Pas një periudhe të gjatë shihen pranë njëri-tjetrit Erdogan dhe DavutogNë Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), pas një pushimi rreth 2 muaj e gjysmë, u mbajt një pritje me rastin e hapjes së sesionit të ri ligjvënës, e cila u shndërrua në skenë të momenteve historike që tërhoqën vëmendjen e opinionit politik. Momente të veçanta u regjistruan kur figura politike, të cilat prej kohësh kishin ndarë rrugët me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan, u panë pranë tij pas një kohe të gjatë. Në pritjen e organizuar në TBMM,…
Ramadan Ramadani E thamë edhe në analizën e kaluar dhe do e përësirisim se me e kqyr hollë e hollë dyja taboret politike kryesore shqiptare ne Maqedoninë e Veriut kanë shumë mangësi dhe hendikepe e duken si në proverbin me deven kur e kanë pyetur se pse e ka qafën e shtrembërt e deveja u është përgjigjur pse çka po shifni të drejtë tek unë e po pyetni për qafën?! Por, kështu në dy analiza në vijim e zgjedhëm nga një hendikep për secilën nga VLEN dhe AKI, e nëse diçka ne ia qëllojmë, ata kanë kohë ende të i…
Imet Shtrajku, kryetar i këshillit vendor të BESA Rashçes dhe pjesë e koalicionit VLEN, nga sot zyrtarisht i bashkohet Aleancës Kombëtare për Integrim. Në një deklaratë për mediat, Shtrajku theksoi se vendimi është marrë pas një analize të thellë dhe bindjes së plotë se vetëm përmes një angazhimi të bashkuar ndër shqiptarë mund të arrihet përfaqësimi i drejtë dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare. “Ky është një hap i domosdoshëm për kohën në të cilën ndodhemi, për të parandaluar nënçmimin që iu bëhet shqiptarëve dhe për të rikthyer dinjitetin kombëtar përmes bashkëpunimit me strukturat e Aleancës Kombëtare për Integrim”, tha…
Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Dr. Mahmut Çevik gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut, ku pas disa vizitave zyrtare, delegacioni dje mori pjesë në një ceremoni në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gostivar, ku është përmirësuar infrastruktura teknike dhe është rinovuar salla e mbledhjeve. Delegacioni u prit nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Eljesa Aliji. Në deklaratën e tij, ambasadori Ulusoy shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e TIKA-s për Gjykatën e Shkallës së Parë të Gostivarit. Ulusoy theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për projektet e zhvillimit në Maqedoninë e Veriut,…

