Kim MEHMETI “Nga çdo kund flitet për një virozë me vjellje dhe barkëqitje. Besoj se atë e shkakton premtimi i kryetarit të BDI-së për zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero ndërtime pa leje, zero korrupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu dhe zero qytetarë të lënë pas dore?! Premtim që të çon ta pyesësh veten: është e mundur që zhvatësit të heqin dorë nga zhvatja dhe të ndërpritet diçka që përfaqësuesit e kësaj partie e kanë praktikuar dy dekada me radhë? Po, nëse janë ngi duke plaçkitur popullin dhe nëse planci nuk u duron më! Si dhe pyetjen: ësht…
Author: IM
“Dje, në qytetin e Tetovës, prita në takim Guvernatorin e qytetit të Edirnës, z. Ekrem Canalp. Gjatë qëndrimit të tij, kishim rastin që të së bashku të realizojmë takim me përfaqësuesit e Fondacionit Turk “Maarif”, ku u fol në përgjithësi mbi gjendjen arsimore në vend dhe prioritetet e fondacionit “Maarif” në zhvillim arsimor në vend. Gjithashtu, gjatë qëndrimit njëditor të guvernatorit Canalp, vizituam edhe “Xhaminë e Pashës” në Tetovë, si njëra ndër monumentet më historike të qytetit tonë”, ka shkruar deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot konfirmoi se një i punësuar në Ministri, i cili momentalisht është dërguar në Misionin tonë të OSBE-së në Vjenë, është arrestuar në Republikën e Serbisë më 27 gusht të vitit 2021. “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë e ka njoftuar zyrtarisht Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd. Sipas njoftimit, gjykata kompetente në Serbi ka shqiptuar arrest ekstradimi në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar për vepër për të cilën ai akuzohet se e ka kryer gjatë një udhëtimi të tij privat jashtë vendit”, informojnë…
Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit organizativ të BDI-së, Artan Grubi ku thotë se mezi pret 17 tetorin që të shohë se si votuesit e VMRO-DPMNE-së do të votojnë Aleancën për Shqiptarët. “E kuptojmë panikun, por edhe frikën e LSDM-së dhe BDI-së nga bashkimi i opozitës, sepse edhe LSDM edhe BDI do të shkatërrohen në këto zgjedhje. Por kur zotëri Grubi flet për kohët e kaluara, është e udhës që të përmendet kjo: I mbajmë mend me buzëqeshje ditët kur Artan Grubi çdo ditë ishte pjesë e enterierit të selisë së VMRO-DPMNE-së, kurse gjatë këtyre vizitave nuk…
Parlamenti i Bullgarisë sot e ka caktuar 14 nëntorin si datë për zgjedhjet presidenciale. Deputetët e morën vendimin me 152 vota “pro” dhe 25 “abstenim”. Raundi i dytë, nëse është e nevojshme, do të mbahet një javë pas raundit të parë të votimit. Presidenti në largim Rumen Radev, i cili ka mbështetjen e socialistëve dhe ITN-së reformiste, do të kandidojë për një mandat të dytë pesëvjeçar. Partitë e tjera ende nuk kanë propozuar kandidatë. Pas negociatave të pasuksesshme për formimin e një qeverie, Bullgaria po përgatitet të thërrasë zgjedhjet e treta parlamentare këtë vit, të cilat ka mundësi të mbahen…
“Tendenca për të manipuluar opinionin publik “nga ana e Arben Taravarit duket që ka ngelur arma e vetme e tij për të qëndruar në skenën politike. Si në çdo paraqitje tjetër publike, ashtu edhe në intervistën e tij në emisionin “Zoom” të portalit Zoom.Mk. e luajti rolin e viktimës, manipuluesit, mashtruesit dhe dinakut njëkohësisht. I ndodhur para një presioni të madh të humbjes së sigurt të zgjedhjeve të 17 Tetorit, Taravari me qëndrimet e tij jo konzistente tha një të vërtetë të madhe se nuk është Kryetar komune, por është vetëm një maskotë. Taravari me qëndrimet e tij në këtë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në kufirin e Bllacës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është kapur me test PCR negativ të falsifikuar. “Më 01.09.2021 në ora 17.15 në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, policët kanë privuar nga liria S.G.(31) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka dorëzuar test PCR të falsifikuar. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim, transmeton TV21. Ndërkaq dje kanë hyrë në fuqi masat në kufij. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt nuk mund të hyjnë dhe dalin nga vendi pa dorëzuar njërin nga tre dokumentet: certifikatë se…
Kryeministri Zoran Zaev sot para mediave para fillimit të regjistrimit të popullatës tha se ka mundësi që nëse ndonjë amvisëri e caktuar nuk dëshiron të pranojë regjistrues të pavaksinuar, në të njëjtën adresë do të dërgohet regjistrues i vaksinuar. “Bisedova edhe me Ministrinë e Drejtësisë si dhe me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika dhe gjatë regjistrimit do të mundohemi të kemi fleksibilitet maksimal që ata qytetarë që do të refuzojnë regjistrues të pavaksinuar të regjistrohen në regjistrues me vaksinë”, tha Zaev. Sipas tij, numri do të jetë i vogël i atyre qytetarëve që do të kërkojnë ndërrimin e regjistruesit.…
Siç njoftojnë nga Drejtoria Doganore, gjatë kontrollit në autobus në vendkalimin kufitar Deve Bair, inspektorët doganor zbuluan 100 mijë franga të padeklaruara. “Në VK Deve Bair për dalje është paraqitur një autobus me tabela të Maqedonisë GV7396AD të firmës Ekspres Turizëm nga Gostivar, e drejtuar nga H.O, shtetas i Turqisë i cili vozit në linjën e rregullt Gostivar – Stamboll. Gjatë kontrollit të detajuar dhe kontrollit të shoferit janë gjetur dy paket të paparaqitura të mbuluara me qese të zezë dhe aty janë gjetur 100 mijë franga”, njoftojnë nga dogana. Mjetet devizore janë konfiskuar me vërtetim, ndërsa kundër shoferit do…
Ua shtriva dorën atyre të cilët identifikohen si opozitë dhe të bëjmë bllok të përbashkët politik. Në atë mënyrë më lehtë do të bëjmë delegjitimim të pushtetit, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski duke qenë mysafir në emisionin “Fli nëse mundesh” që emitohet në televizionin Alfa duke folur për ofertën te udhëheqësia e së Majtës që t’i mbështesë kandidatët e opozitës nëse kjo parti politike me të vërtetë dëshiron ta delegjitimojë pushtetin. Jam i çuditur, tha Mickoski, si nuk e shohin qëllimin përfundimtar, ndërsa ai është të bëhet bllok më i gjerë opozitar. Mickoski u bëri thirrje anëtarëve, simpatizantëve të…
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, paralajmëroi sot përjashtmin nga radhët e LSDM-së kreun aktual të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievskin. Kjo për shkak se Dimitrievski do të garoj edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, por jo si kandidat i LSDM-së, por si kandidat i pavarur. “…Kjo nënkupton edhe hyrjen në një konkurrencë me subjektet politike të cilat tradicionalisht janë oferta e parë për qytetarët përmes programeve politike, përmes vizioneve për paraqitjen e tyre. Të gjitha partitë, ashtu edhe LSDM-ja, kur do të ketë për kundërshtar një anëtarë të deritanishëm për të cilin LSDM-ja ka kontribuar për të ardhmen e tij,…
Në vendkalimet kufitare për hyrje-dalje nga shteti nuk ka pritje të gjata, informojnë mëngjesin e sotëm nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Nga LAMM bëjnë apel për kujdes në rrugën Katllanovë-Veles, Mavrovë- Dibër-Strugë dhe Vinicë-Berovë-Koçani.

