Zgjedhjet presidenciale në Bullgari janë caktuar për më 14 nëntor

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari janë caktuar për më 14 nëntor

Parlamenti i Bullgarisë sot e ka caktuar 14 nëntorin si datë për zgjedhjet presidenciale.

Deputetët e morën vendimin me 152 vota “pro” dhe 25 “abstenim”. Raundi i dytë, nëse është e nevojshme, do të mbahet një javë pas raundit të parë të votimit.

Presidenti në largim Rumen Radev, i cili ka mbështetjen e socialistëve dhe ITN-së reformiste, do të kandidojë për një mandat të dytë pesëvjeçar.

Partitë e tjera ende nuk kanë propozuar kandidatë.

Pas negociatave të pasuksesshme për formimin e një qeverie, Bullgaria po përgatitet të thërrasë zgjedhjet e treta parlamentare këtë vit, të cilat ka mundësi të mbahen së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale.