Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Janë aplikuar gjithsej 1.280.332 doza të vaksinës, ndërsa 547.105 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 12.022 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.179 qytetarë. 53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 28% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të…
Author: IM
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak çasteve në afërsi të pompës së benzinës “Arena” në Çair. Siç mëson TV SHENJA, i vdekur ka mbetur një person i moshës rreth 30 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në teren dhe janë duke siguruar vendin ku ka ndodhur ngjarja tragjike. Nuk dihen ende motive pse ka ndodhur vrasja. Fotoja më poshtë është nga vendi i ngjarjes.
Një rast tepër i rrallë ka ndodhur para disa ditësh në Kosovë. Një burrë i moshës 33 vjeçare para katër ditësh e kishte përbirë një telefon. E me këtë u dashtë të merren mjekët e Klinikës së Gastroentetologjisë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Si ka shkuar operimi ka folur mjeku Skender Telaku. “Mashkulli 33 vjeç para katër ditësh e kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar qëndrimin e tij pro nismës “Ballkani i Hapur”. Në intervistë ekskluzive me gazetaren e ABC Linda Karadaku, ai shprehet se ky është një proces që mbështetet nga BE dhe SHBA ndërsa e cilësoi moment të rëndësishëm për të afruar BE me SHBA-të. “Çështja e Ballkanit të Hapur është vazhdimësi e procesit të Berlinit. E mbështet edhe BE edhe SHBA dhe është si një moment i rëndësishëm për të afruar vendet në BE sepse këto vende kanë specifika të ndryshme. Sigurisht duhet para një afrim dhe parapërgatitje për t’u anëtarësuar në BE. Nuk është…
Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme zbatoi aksion të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë për dënim të automjeteve që kanë tejkaluar shpejtësinë. Gjatë këtij aksioni janë dënuar 652 shoferë, ndërsa prej tyre 61 automjete kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, 22 me mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e kaluar. Gjithsej 312 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të populluara, ndërsa 340 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat…
Afaristi kosovar, Shkëlqim Devolli, është takuar sot në Sarajevë me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Temë e bisedës së tyre ka qenë zhvillimi ekonomik i rajonit, si dhe marrëdhëniet tregtare në mes të shtetit turk dhe Kosovës. Presidenti Erdogan i ka shprehur Devollit admirimin për Kosovën, duke potencuar marrëdhëniet speciale ndërmjet të dy popujve. Afaristi kosovar, në anën tjetër, e ka falënderuar presidentin turk për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe popullit të saj, duke nënvizuar se ka hapësirë për intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet rajonit dhe Turqisë.
Nga Kim Mehmeti Mediat raportojnë për protestat e ‘QIKA’-ve të Kosovës që paskan hedhur ngjyrë të kuqe mbi godinën e Qeverisë dhe që paskan brohoritur: “Kryeministër i ke duart me gjak”?! Me çka del se për disa nga ato, e keqja e vendit, fillon e mbaron me këtë Qeveri dhe me këtë Kryeministër, e jo me ata që dy dekada me radhë, i rrënuan vlerat familjare, sistemin arsimorë, atë të shëndetësisë, të drejtësisë…, pra jo me ata që njëzet vite me radhë, e zhvatën dhe varfëruan Kosovën, duke e bërë shoqëri të përshtatshëm për të rritur monstra, të cilat monstra…
Komuna e Tetovës sot ka mbajtur mbledhjen e Shtabit të Krizës ku ka diskutuar për gjendjen me koronavirusin. Është bërë e ditur se do të hapen pika të reja të vaksinimit, ndërsa është kërkuar edhe shtyrja e fillimit të mësimit për një javë. “Si pikë parë e vaksinimit nga nesër e (premte 26.08.2021) do të fillojë me punë qednra e vaksinimit tek Muzeu i Qytetit apo ish Shtëpia e Armatës që do funksionojë me 3 ndrime nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 24:00 të mesnatës, si dhe pika e re e vaksinimit në ambulantën e fshatit Poroj. Apelojmë që…
Kosova dhe Maqedonia e Veriut rrezikojnë të hiqen së shpejti nga lista e të ashtuquajturave shtete të sigurta, sa i përket pandemisë së koronavirusit. Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të besueshme se Sllovenia, si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka përpiluar një listë të re të vendeve, në të cilat duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në BE, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Shtetet anëtare të BE-së do të votojnë në ditët në vijim për miratimin e listës së përditësuar. Përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mësohet se BE-ja ka përfshirë në listën…
-Nuk ka diskutime për karantinë speciale dhe kufizime shtesë, kështu u përgjigj fillimisht sot kreu i ekzekutivit Zoran Zaev i pyetur nëse mendohet për karantinim të rajonit të Pollogut për shkak të situatës me pandeminë, transmeton Alsat. Zaev tha se institucionet, sipas parametrave, presin që situata me pandeminë në Tetovë dhe Gostivar të stabilizohet. “Është mirë që në ditët e fundit numrat siç po rriten, në një nivel po stabilizohen në dy qytetet më të eksponuara, ku fillimisht nisën të rriten numrat, respektivisht në Tetovë dhe Gostivar”, deklaroi Zaev.
Ministria e Shëndetësisë njofton se prej ditës së sotme procesi i vaksinimit do të zhvillohet edhe në sallën “Boris Trajkovski” (Arena A1), respektivisht në të ashtuquajturën salla e vogël. Qytetarët do të mund të imunizohen kundër Covid-19 pa caktuar termin. “Vaksinimi dhe rivaksinimi vazhdon edhe nëpër poliklinikat tjera të Shkupit, si dhe në pikat e tjera të vaksinimit në vend”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për shoping multifunksional, argëtues apo një projekt tjetër me karakter social, kompleks rezidencial luksoz ose vendpushim elitar, grupi BALFIN, një nga grupet më të mëdha investuese në rajon, është i njohur për standardet dhe risitë e larta që zbaton në projektet e veta, në të gjitha vendet evropiane ku vepron. Investimet e Balfin në fushën e ndërtimtarisë ndryshojnë në të vërtetë mënyrën e jetesës, pavarësisht nëse projekti realizohet në Shqipëri, Maqedoni, Holandë, Austri… duke krijuar një ndikim të rëndësishëm ekonomik, duke hapur vende të reja pune, duke rritur standardet e jetesës. Në vitin 2021 BALFIN vazhdoi…

