Author: IM

Ministria e Punëve të Jashtme informon se me sukses ka përfunduar procesi i evakuimit nga Afganistani edhe i qytetarëve të fundit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët për shkak të angazhimit në bazën e NATO-s në Kabul ishin të fundit në orarin e evakuimit. “Sipas informacioneve të fundit që i morëm këtë mëngjes nga rrjeti ynë diplomatik, shumica, ose 39 qytetarë tanë janë në Swindon – Britani të Madhe, nga ku pas karantinës disa-ditëshe, sipas rregullave epidemiologjike të vendit, do të nisen për në shtëpi. Në Oslo- Norvegji gjenden shtatë qytetarë tanë, të cilët, sipas masave epidemiologjike të…

Lexo më Shumë

Masat e deritanishme për të hyrë në Greqi, të cilat vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq kanë të bëjnë me dokumentin lidhur me Kovid-19 dhe formularin PLF të plotësuar, janë vazhduar deri më 27 gusht të këtij viti, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në pajtim me vendimin ministror “Parakushte për hyrje në vend në mënyrë që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, që tashmë është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, ndërkaq nesër hyn në fuqi, Maqedonia e Veriut është ende në listën e vendeve të treta për të cilat nuk zbatohet ndalimi i hyrjes në Greqi,…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme mohoi kategorikisht shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve lokale, transmeton Alsat. Mickoski tha se partitë në pushtet janë të frikësuara nga rezultati i procesit zgjedhor. “Shtyrja e zgjedhjeve nënkupton shtyrje të problemeve. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund të gjitha problemeve të kësaj paaftësie dhe kënete politike, që sot është realitet në Maqedoni, është katastrofa që do t’i ndodhë në zgjedhjet e ardhshme lokale shumicës parlamentare LSDM-BDI. Ata janë të frikësuar dhe e dinë që do të pësojnë debakël në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe me këtë do…

Lexo më Shumë

Ende janë aktivë zjarret në Raoviq dhe Bukoviq (Saraj) dhe në rajonin e fshatrave Rakle-Nikodin-Toplicë në Prilep. Zjarri në fshatin Raoviq dhe Bukoviq është në terren të paqasshëm drejt malit Osoj. Në terren janë ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (EMSH) dhe Armatës. Zjarri në Rakle-Nikodin-Toplicë është me intensitet të dobët, në terren të paqasshëm. Nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) kumtuan se po vërehet vetëm tym (pa zjarr) në terren të lartë. Nga ekspertiza në vendin e ngjarjes nga ana e dy helikopetrëve nga NJZT-Prilep, u konfirmua se nuk ekziiston rrezik për ndonjë vendbanim. Në terren u…

Lexo më Shumë

Njohësi i mirë i situatave në Lindjen e Mesme, Ilir Kulla, i ka komentuar zhvilllimet e fundit që po ndodhin në Afganistan, “Kur dëgjoj justifikimin idiot “ikëm nga Afganistani se dështuan afganët të qeverisin se ishin të korruptuar” , me lind pyetja atëherë pse po i evakuoni të korruptuarit dhe të dështuarit dhe ata qindra-mijëra që keni braktisur në Afganistan? Ikja nga Afganistani është turpi më i madh i Perëndimit që nga përfundimi i luftës së dytë botërore! Koha do jetë dëshmitari më i mirë fatkeqësisht!”, shkruan Kulla. 145Semi Mehmeti and 144 others 16 comments 6 shares Like Comment Share

Lexo më Shumë

Rokeri shqiptar nga Shkupi, Ismet Shahini, me grupin e tij “Telex” ka bashkëpunuar në vitin 1983 me artistin kontravers serb Goran Bregoviç, emri i të cilit është aktualizuar ditëve të fundit në media për shkak të pjesëmarrjes në festivalit të Birrës në Korçë. Ardhja e Bregoviqit në Shqipëri ka shkaktuar reagime të ashpra në të gjitha trevat shqiptare për shkak të qendrimeve nxitëse që ka përçuar ai përmes këngëve kundër shqiptarëve dhe popujve tjerë joserb që kanë jetuar në ish Jugosllavi.  Këngëtari shqiptar nga Shkupi, Ismet Shahinu, kujton se edhe në vitet e tetëdhjeta, Bregoviqi në emër të muzikës përcillte…

Lexo më Shumë

FATOS LUBONJA Dështimi i SHBA-së dhe Perëndimit në Afganistan nuk po shihet si një ngjarje e largët, siç ka qenë deri dje, pasi në vend sot po flitet veç për vendimet e qeverive për strehimin në Shqipëri dhe Kosovë të afganëve të rrezikuar nga talibanët. Fatkeqësisht në lajme po mbizotëron aprovimi i njëzëshëm i politikanëve tanë që i mbiquajnë këta vendime një “detyrë” si “vend i NATO-s” si “partner i SHBA-së”, si “besa shqiptare” si “vend emigruesish”, çka po e dështon pa lindur debatin që gjykoj se duhej nisur, jo vetëm në emër të përfaqësimit të një pjese jo të vogël…

Lexo më Shumë

Pamje shokuese janë shpërndarë në rrjet nga gazetari maqedonas, Sashe Ivanovski. Kamioni i mbeturinave, për të cilin gazetari thotë se është i Ndërmarrjes Komunale të Komunës së Sarajit, i hedh mbeturinat e grumbulluara direkt në rrjedhën e lumit Treska, përcjell in7. Komuna e Sarajit udhëhiqet nga Blerim Bexheti i BDI-së, ndërsa problemi me mbeturinat në territorin e kësaj komune nuk po gjen zgjidhje prej vitesh. https://fb.watch/7peiZo_mGW/

Lexo më Shumë

Bota po afrohet gjithnjë e më shumë përmes teknologjisë, dhe kjo sigurisht përfshin edhe makinat. Dhe kur flasim për makinat sigurisht që nuk mund ta lëmë anash edhe gjigantin Mercedes-Benz, i cili nuk është “i huaj” për teknologjinë e përparuar të automobilave. Tek kjo makinë janë prezantuar paralajmërimet në vitin 2013 dhe kjo evoluoi për t’u bërë sistemi i komunikimit Car-to-X në vitin 2016. Tani, ai sistem është përmirësuar më tej në modelet e reja S-Class, C-Class dhe EQS për të zbuluar gropat dhe rreziqet të tjera dhe për të paralajmëruar drejtuesit tjerë në zonë. Me pak fjalë, modelet e…

Lexo më Shumë

Sot nga ora 19:00 do të do mbahet protestë kundër masave të reja anti kovid të cilat do të hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme. Ndërkaq Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSS) ka kumtuar se e mbështet dhe i bashkohen “protestës civile kundër diskriminimit të të pavaksinuarve” , Nga KSL-ja thotë se janë të shqetësuar për gjendjen me gjendjen shëndetësore të punëtorëve në vend, dhe veçanërisht, siç deklarojnë ata, për masat e reja të miratuara nga Qeveria që bëjnë diskriminim midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve. Si sindikatë, theksojnë ata, ne jemi të shqetësuar për sigurinë…

Lexo më Shumë

Ndonëse krahasuar me paraditen e sotme, gjendja është më e mirë, megjithatë vazhdojnë pritjet disa orëshe të bashkatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare me Serbinë. Sipas raportit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 19:32), bashkatdhetarët tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pasi kaluan pushimet në Kosovë, po vazhdojnë të presin dy deri në katër orë për ta kaluar kufirin me Serbinë. Pritjet më të gjata në orët e mbrëmjes janë regjistruar në vendkalimin në Mutivodë, ku bashkatdhetarët po presin katër orë, për të kaluar kufirin në dalje të Kosovës. Edhe në vendkalimet kufitare te Dheu…

Lexo më Shumë