Author: IM

Xhevdet POZHARI Nëse do të kisha një vajzë, nuk do të doja asgjë më shumë e as më pak se ti. Me të njëjtën pastërti, energji, bukuri, të njëjtat ëndrra për jetë… Do ta mbaja dorën përgjithmonë përballë secilës furtunë. Marigonë, ëngjëll, do të bisedonim pafund për secilin shqetësim. Pa droje, pa e vra kokën nëse i pëlqen ose jo botës. Por, e pranoj – do ta vëzhgoja çdo lëvizje tënde nga frika se mos i ndodh diçka flokut tënd, e lëre më me shumë. Rinia e ka shenjë njohëse vrullin dhe i ka hije edhe të gabojë. Bija ime,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, saktësisht Departamenti për Krime të Rënda, dha detaje të tjera në lidhje me rastin tragjik që ndodhi në Ferizaj ku një 18-vjeçare ishte dërguar në Emergjencë pa shenja jete. Prokuroria thotë se i dyshuari D.K., i cili gjendet në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Tashmë D.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).…

Lexo më Shumë

Kanë mbetur edhe 9 ditë deri kur qytetarët tanë dhe të huaj mund të  lëvizin lirshëm nëpër kufijtë e Maqedonisë së Veriut. Pas 9 ditësh, përveç pasaportave dhe letërnjoftimeve, për të kaluar kufirin, do të kërkohet edhe një covid dokument. MASAT ANTI-COVID NË KUFI – certifikatë / vërtetim për vaksinën anticovid, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër Covid-19 ose – certifikatë / vërtetim për kalimin e Covid-19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose – vërtetim mjekësorë me rezultat negativ nga PCR test  i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Pamjet që po shikoni vijnë nga Korça, aty ku po mbahet koncerti i Goran Bregoviç që është shoqëruar dhe me incidente. Videoja e publikuar nga Albanian Post tregon momentin kur policia shoqëron disa persona. Një prej tyre nis të përplaset me efektivët dhe të ofendojë qytetarët serbë. “Serbë doni…? Mbajini kur***…doni serbët ju, çfarë po të bëj unë ,”- thotë ai. Një tjetër kërkon që policia ta lëshojë. “Më lër more se vij vetë unë, ç’më kap ashtu,”- thotë ai. Mbrëmjen e sotme në koncertin e Goran Bregoviç u hodh gaz lotsjellës. Burra, gra e fëmijë nisën të iknin nga koncerti me…

Lexo më Shumë

Policia ka shoqëruar disa persona pas hedhjes së gazit lotsjellës gjatë performancës së Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket momenti teksa të rinj të tjerë shkojnë pranë furgonit të policisë dhe nisin të përplasen me efektivët. Kjo zgjati vetëm pak çaste pasi ndërhynë efektivë të tjerë për të shpërndarë të rinjtë që iu afruan furgonit. Gazi lotsjellës u hodh në një zonë plot me spektatorë, të cilët duket u larguan me shpejtësi. Pavarësisht kësaj situate, performanca e Bregoviç nuk është ndërprerë në asnjë moment. Më parë, u raportua se ishin…

Lexo më Shumë

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët njëheresh edhe Kryetar i Gostivarit ka ndezur debatin edhe njëherë me kolumnën e tij të fundit.Që ka bërë që partia në pushtet BDI të bëjë disa reagime ndaj tij brenda disa ditësh. Në këtë shkrim ai tregon një të vërtetë të dukshme ku thuhet se BDI braktis çdo parim vetëm e vetëm të qëndrojë në pushtet. Në vazhdim mund të lexoni kolumnen e plotë: Para disa ditësh, dola në një konferencë për shtyp ku ndër të tjera fola edhe për zgjedhjet lokale që priten të zhvillohen këtë tetor. Në këtë kontekst unë paralajmërova se…

Lexo më Shumë

Dy burra nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova janë mbytur këtë të diele në plazhet e ndryshme të Shqipërisë. “Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë. Telegram ngushëllimi për vdekjen e tij ka shprehur edhe Komuna e Shtimes, qyteti prej nga ishte edhe viktima në fjalë, transmeton lajmi.net. TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN E POLICIT HASAN HYSENAJ Shtime, 22 gusht 2021 – Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dega Tearcë sonte mbajti kuvendin e rradhës ku bazuar në marëveshjen ASH-AAA miratoi propozimin që kandidat i përbashkët për Komunën e Tearcës të jetë kandidati nga diaspora Nazim Taipi, thuhet në njoftimin zyrtarë në faqen e Aleancës për Shqiptarët Dega Tearcë Njoftimi i plotë: Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tearcë, bazuar në marëveshjen ASH-AAA miratoi propozimin që kandidat i përbashkët për Komunën e Tearcës të jetë kandidati nga diaspora Nazim Taipi. Diaspora është një ndër shtyllat kryesore të kombit tonë dhe meriton të qeverisë vendlindjen. Na priftë e mbara!

Lexo më Shumë

Rritja permanente e të prekurve nga virusi korona në baza ditore ka bërë që vendi ynë të arrij në limitet e shteteve me rrezikshmëri të lartë. Sipas ISHP-së në 24 orët e fundit ka mbi 1,200 raste apo çdo ditë një rritje prej më shumë se 100 të prekur nga dita paraprake. Kjo ka quar në rritje rapide edhe numrin e rasteve aktive ku aktualisht ka mbi 7,700. Të gjitha këto shifra në krahasim me popullsinë e vendit ka rritur incidencën e 14 ditëve të fundit në 568 të infektuar në 100 mijë banorë. Përveç masave për të kushtëzuar të…

Lexo më Shumë

Sekretari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë konferencës së sotme për shtyp, ka deklaruar se koalicioni opozitar shqiptar ASH-AAA është afër finalizimit të marrëveshjes me VMRO-DPMNE. Ai këtë e ka cilësuar si një koftra hap ndaj koalicionit BDI-LSDM, ndërsa ka shtuar se pasi marrëveshja e tillë të kalojë në organet partiake, i njëjti do t’i prezantohet opinionit; “Për Shkupin ende nuk kemi ndonjë qëndrim, megjithatë nëse bëhet bashkëpunim, kuptohet se ai bashkëpunim do të bëhet për shumicën e komunave ku ne si parti politike kemi interes, do të thotë bashkë Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe VMRO-DPMNE-ja. Ne kërkuam…

Lexo më Shumë

– Funksionimi i ‘Certifikatës Dixhitale COVID’ Dokumenti është i disponueshëm në telefonat e mençur ose në format letre dhe përmban një kod ‘QR’ që lejon autoritetet të përcaktojnë statusin e virusit COVID-19 të udhëtarit. Ky dokument tregon nëse një person ka marrë të dy dozat e rekomanduara të vaksinës COVID-19 të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA), nëse posedon test negativ ‘PCR’ brenda 72 orëve të fundit ose nëse është shëruar nga virusi në gjashtë muajt e fundit. Vaksinat e autorizuara nga EMA janë produktet e kompanive farmaceutike Pfizer/BiNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac dhe Johson & Johnson. Persona që nuk…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon, certifikatat për COVID-19 të së cilës do të konsiderohen ekuivalente me Certifikatën Digjitale të BE-së. Kështu kanë thënë nga ministria e Punëve të Jashtme. “Komisioni Evropian sot solli vendim, me të cilin garantohet se certifikatat për COVID-19 të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të konsiderohen ekuivalente me Certifikatën Dixhitale të BE-së për COVID-19. Kjo do të thotë që vendi ynë do të jetë i lidhur me sistemin e BE-së dhe se certifikata për COVID-19 e lëshuar nga autoritetet tona do të pranohet në BE nën të njëjtat kushte…

Lexo më Shumë