Kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë, mërgimtarët presin deri në 4 orë

Kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë, mërgimtarët presin deri në 4 orë

Ndonëse krahasuar me paraditen e sotme, gjendja është më e mirë, megjithatë vazhdojnë pritjet disa orëshe të bashkatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas raportit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 19:32), bashkatdhetarët tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pasi kaluan pushimet në Kosovë, po vazhdojnë të presin dy deri në katër orë për ta kaluar kufirin me Serbinë.

Pritjet më të gjata në orët e mbrëmjes janë regjistruar në vendkalimin në Mutivodë, ku bashkatdhetarët po presin katër orë, për të kaluar kufirin në dalje të Kosovës.

Edhe në vendkalimet kufitare te Dheu i Bardhë, por pritet deri në tri orë në dalje të Kosovës, kurse në Jarinje dhe Merdar deri në dy orë. Në vendkalimin kufitar në Muçibabë ka pritje deri në një orë, për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min.