Mbrëmë, në një atmosferë festive, u mbajt mbledhja e gjashtë e Kuvendit Qendror të AlternAtivA-s, ku u diskutua për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Me këtë rast Kuvendi Qendror i AlternAtivA-s e rikonfirmoi vazhdimin e koalicionit me Aleancën për Shqiptarët edhe në këto zgjedhje lokale. Ky është lajmi i mirë që u vjen shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Edhe një herë ne dëshmuam se dimë dhe mund të ngrihemi mbi interesat e ngushta partiake dhe politike, për të ofruar një opsion që shqiptarët të kenë zgjedhje. Në këtë mbledhje u zgjodh shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor i AlternAtivA-s. Kjo detyrë…
Author: IM
Shkruan: Fejzi HAJDARI 3 ARSYET PSE DUHET TE REAGOJ ASHPER OPOZITA! Opozita te reagoje, te pakten kesaj radhe, ne menyre kompetente edhe konform rolit qe i takon si dhe rrethanave te sapokrijuara. Ne kete rast, duhet te marrin pergjegjesi bartesit e institucioneve, duke filluar nga doreheqja e qeverise, ministrit te Shendetesise, kryetares se Tetoves dhe udheheqesve tjere politike pergjegjes. Nuk duhet te kete terheqje kesaj radhe. Boll më. Edhe spitalet na i kane shnderruar ne front lufte! Opozita do te kete shume faj, nese nuk ngrite zerin ne menyre kompetente, dhe jo si me pare, kur sillej me tamam sikur…
Nga Kim Mehmeti Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj e ta ndjejmë poaq sa familjarët e atyre që shkuan të mjekohen, por që askush nuk i pa si dhanë shpirt. Dhe përderisa në heshtje do e jetojmë dhembjen e atyre që i humbën më të dashurit e vet, do vërejmë se pikëllimi i lind pyetjet që nuk ia shtrojmë vetes në kohën e duhur, si për shembull atë si u bëmë shoqëri ku thuajse për çdo ditë e djegin të sotmen tonë, ku për çdo ditë shtëpinë…
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli duke dhënë këshilla për qytetarët që mos t’ua japin përkrahjen politikanëve nëse ata i kanë gënjyer një herë. Pacolli, madje i quan budalla atë që sërish i kanë besuar një politikani i cili i ka gënjyer herën e parë. Ky mesazh i Pacollit është dukur shumë aktual dhe i qëllimshëm sepse është dhënë në prani të kryetarit aktual në komunën e Çairit, Visar Ganiu, me çka shumëkush vlerëson se kontrata e tij mbeti e parealizuar. Një ndër premtimet kryesore të Ganiut ishte edhe ndërtimi i katër…
Në Tetovë tashmë ka arritur kryeministri Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ai i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski si dhe funksionarë tjerë qeveritat. Zyrtarët refuzuan të japin deklarata për mediume. Autoritetet deklaruan se fillimisht do të mblidhet Shtabi i Krizës, pas çka do të jepen informata më konkrete në lidhje me bilancin e viktimave nga zjarri në Kovid-Qendrën në Tetovë. Jozyrtarisht, raportohet se deri më tani ka rreth 15 viktima.
Flakët që kapluan sonte Spitalin Kovid në Tetovë kanë marrë mbi 20 viktima dhe shumë të plagosur, merr vesh gazeta KOHA. Është djegur gati tërësisht pjesa e Spitalit ku kanë qenë të shtrirë pacientë me Kovid, por duket se viktima ka edhe në mesin e personelit mjekësor.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes rrjeteve sociale njoftoi se është duke shkuar drejt Tetovës ku spitali modular është djegur plotësisht. Në spitalin modular ka pasur të hospitalizuarit e infektuar nga Covid-1, shkruan TetovaSot. “Për momentin po shkoj drejt Tetovës ku, për fat të keq, ka zjarr në qendrën Kovid. Menjëherë pas inspektimit të situatës, ne do të ndajmë informacionin zyrtar në lidhje me atë që saktësisht po ndodh. “Unë apeloj për qetësi ndërsa presim detajet e incendentit” shkroi Filipçe në Twitter.
“Lutemi me zemër dhe shpirt që kjo tragjedi e rëndë në Tetovë, të kalojë pa asnjë viktimë. Zot ndihmoju!” ka shkruar kreu i Alternativa, Afrim Gashi, pas rastit tragjik të ndodhur në Tetovë çaste më parë.
Informacionet e fundit flasin se për zgjedhjet lokale është arritur marrëveshje që në 5 komuna AAA të ketë kandidat për kryetar, në 8 komuna do të garojë ASH-ja dhe në 3 komuna do të ketë kandidat jopartiak të përbashkët. Në aspekt të bartësve, AAA do të ketë bartës në 9 lista të kandidatëve për këshilltarë komunal, ndërsa ASH-ja në 11 komuna. AAA e ka Çairin me kandidat Bekim Sali, Likovën me kandidat Arsim Idrizi, Studeniçanin me kandidatin Fatmir Ejupi, Kërçovën me kandidatin Mazllam Osmani dhe Dollnenin me kandidat Samedin Imeri. ASH-ja do ta ketë Gostivarin, Dibrën, Bogovinën, Vrapçishtin, Sarajin, Haraçinën,…
Propozohet të hiqet ora policore, lehtësira për të vaksinuarit e zgjatje e orarit të gastronomisë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot tha se nuk do të ketë lehtësim të masave anti-COVID që janë në fuqi. Përkundër kësaj, të dëmtuarit nga këto masa, do t’i kërkojnë Vitisë t’i lehtësojë ato. Lehtësim të shërbimeve për qytetarët e vaksinuar, qasje në hapësirat brenda lokaleve dhe restoranteve dhe lejim të qarkullimit në kohën kur kufizohet liria e lëvizjes, do t’i kërkojë sot Arben Vitisë Asociacioni i Komunave të Kosovës. Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi. Ibrahimi deklaroi…
Ditëve të fundit në disa furrat private të bukës është vërejtur rritje e çmimit të bukës për 5 denarë. Ky shtrenjtim për qytetarët është i papranueshëm dhe rëndon edhe më shumë buxhetin e tyre familjar. Ata shprehen se nuk janë të befasuar nga rritja e çmimeve sepse veçmë janë mësuar me këtë dukuri pasi siç shprehen çdo ditë po përballen me to, por kjo e bukës thonë se është kulmi. “Kjo nuk është normale, çdo dit po përballemi me çmime të reja, dje u shtrenjtuan vaji, sheqeri dhe shumë artikuj tjerë, të nevojshëm për jetën e përditshme, dhe ja tani…
Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.326.584 doza të vaksinës, ndërsa 589.573 qytetarë janë rivaksinuar. “Dje janë vaksinuar gjithsej 13.232 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.214 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 54% e popullatës mbi 40 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 29% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH.

