Nga Kim Mehmeti Shqipëria e sotme e jeton zhurmën që e bëjnë përkrahësit e këtij apo atij prijëse partiak. Zhurmë që asaj ia pamundëson ta sqarojë e të shtrojë pyetjen si ndodhi që edhe pas tri dekadave ecjeje drejt demokracisë ‘së ndritur’, të mos arrijë me larg se të ketë një pushtet të vëllazëruar me krimin dhe një opozitë të dezorientuar. Pra që të shtrojë pyetjen më të rëndësishme: si ndodhi që nga gjithë shtetet postsocialiste, vetëm Shqipëria të mbetet në duart e deputetëve, liderëve partiakë, burrështetasve, ‘opinionistëve’, elitave …, të para tri dekadave, të vitit kur u rrëzua shtatorja…
Author: IM
Qyteti i Shkupit ka më shumë interes, pasi kanë aplikuar deri në 12 kandidatë për kryetarë komunash. Komisioni Shtetëror Zgjedhor shpalli një listë të kandidatëve për kryetarë komune, një ditë pas afatit deri në të cilin ata mund të regjistroheshin në KSHZ. Lista përfshin gjithsej 297 kandidatë për kryetarë të 80 komunave dhe Qytetin e Shkupit. Më shumë kandidat të paraqitur për kryetarë komunash ka për Qytetin e Shkupit, deri në 12. KSHZ -ja ende po përpunon kandidatët për anëtarë të këshillit komunal. Zgjedhjet lokale janë caktuar për 17 tetor.
Mbrëmë Kuvendi i Alternativa – dega Çair, unanimisht për shef të Shtabit Zgjedhor në Çair zgjodhi Zeqirija Ibrahimin. Gjithashtu, në mbledhjen e mbrëmshme kuvendarët e degës njëzëri votuan edhe listën e këshilltarëve komunal për zgjedhjet e 17 tetorit, ku së shpejti pritet të dihen edhe emrat e nominuara për këshilltarë komunal të koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët.
Shkruan: Emad MEHMETI Edhe përskaj asaj që situata me koronavirusin nuk po stabilizohet në vend, megjithatë deri më tani nuk ka sinjale se zgjedhjet lokale mund të shtyhen. Sa i përket bllokut politik shqiptarë, në zgjedhjet vendore të tetorit në Maqedoni, beteja do zhvillohet mes BDI-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Subjektet tjera politike shqiptare që marrin pjesë në këto zgjedhje janë ose satelitë të BDI-së, ose ‘tregtarë‘ që duan të nxjerrin në shitje atë një autobus votuesish që kanë. Zgjedhjet e sivjetme vendore nuk i veçon asgjë nga ato të mëparshmet, përpos se më qartë do shihet…
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup i shpreh ngushëllimet e sinqerta të afërmve të viktimave të aksidentit tragjik, në spitalin modular anti Covid në Tetovë. Të lënduarve i urojmë shërim të shpejtë. Organet e specializuara duhet të bëjnë hetim të shpejtë e profesional të rastit, për nxjerrjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik me të tilla përmasa, thuhet tutje në telegram ngushëllimin e Ambasades së Shqipërisë në Shkup.
Nagim Mehmeti është një dëshmitar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë. Spitali ku po mjekoheshin pacientët me Covid u përfshi nga flakët, e mbetën të v dekur 14 persona.Nagimi nuk ka qenë në spital, por ka shtëpinë shumë pranë kësaj godine. Për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ai tha se nga ky zjarr ka humbur fqinjin e tij, i cili ishte i shtuar në spital pasi ishte i prekur nga korona virusi. “Unë banoj afër spitalit. Humba komshiun tim, i cili ishte i prekur me Covid. Ditën e sotme do të dilte nga spitali,…
Zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani i pyetur rreth përgjegjësisë dhe mundësisë së dorëheqjes, u shpreh i prerë se tani nuk është koha për dorëheqje, por për përballje me sfidat. Sipas tij organet kompetente janë duke punuar në mënyrë intensive në zbardhjen e plotë të rastit dhe priten raportet oficiale të tyre. “Nuk është koha për dorëheqje, është koha kur ne duhet të ballafaqohemi me sfidat. Organet e hetuesisë dhe organet e prokurorisë janë të gjitha të aktivizuara dhe po presim raportet oficiale nga ta”, deklaroi Ilir Hasani, zëvendësministër i shëndetësisë.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se është e vështirë të gjinden fjalët në momente tragjike sikurse ajo që ka ndodhur në Tetovë. Ai shprehu ngushëllimet për familjarët që kaun humbur jetën në tragjedinë. “Të gjithë ne jemi në ditë zi, por edhe në moment reflektimi. Të mendohemi mirë a do t’ja veshim këto fatkeqësi fatit apo faktorit njeri. Të gjitha këto do të ketë ditë të cilët ne si ASH ju sigurojmë se nuk do të kalojnë kaq lehtë. Fatkeqësisht ne jetojmë në një sistem ku përmbysen autobusë dhe numërohen një autobus viktima e sot e kësaj…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh ngushëllime të thella për gjithë familjarët që humbën më të dashurit në tragjedinë që ndodhi në Qendrën modulare për trajtim të pacientëve me Kovid në Tetovë, ndërkohë që të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga të gjitha institucionet kompetente të realizojnë hetim të plotë dhe të zbardhin rastin në tërësi, me ç‘rast të zbulohen arsyet e shkaktimit të zjarrit në Qendrën Kovid në Tetovë. Njëkohësisht, BDI apelon deri tek të gjithë që të japin kontribut në zbardhjen e plotë të rastit nga ana e institucioneve përkatëse.…
Pas zjarrit të mbrëmshëm në spitalin e mobilar të Tetovës, përmes kësaj kumtese u shprehim ngushëllime familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre. Jetët e humbura nuk kthehen dhe kjo dhimbje do të jetojë me ne derisa të zgjasë jeta jonë. Dhimbja e tyre është edhe dhimbje për ne. Ne lutemi për shpirtin e viktimave, ndërsa familjarëve të tyre u dëshirojmë ta përballojnë me lehtësi këtë dhimbje. Me këtë rast, duke e pasur parasysh se ky zjarr i fuqishëm nuk ka ndodhur nga aksidenca, por nga neglizhenca e atyre që e kanë ndërtuar atë spital, nga ata që…
Ministria e Shëndetësisë komunikon se Spitali modular në Tetovë ka qenë i ndërtuar sipas të gjitha standardeve dhe procedurave. Sipas këtij institucioni, të 19 spitalet modulare për Covid në vend janë ndërtesa tipike të ndërtuara sipas standardeve më të larta mjekësore dhe të sigurisë. “Qendrat modulare të COVID -it, përfshirë spitalin në Tetovë, janë të hapura pas kontrolleve teknike. Gjatë ndërtimit të të gjitha spitaleve modulare, materialet e përdorura janë të certifikuara. Ministria e Shëndetësisë informon se qendra e COVID -it në Tetovë është projektuar me tre hyrje, korridoret janë të gjera 2.4 metra dhe parmakët e dritareve janë të…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë. Kërkesa e tij ka ardhur pas zjarrit të mbrëmshëm në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën dhjetëra pacientë ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Nëpërmjet një statusi në Facebook-un e tij shkruan “Dorëhiqu Qeveri”.

