Author: IM

Pas protestës së djeshme në Tetovë, kur qytetarët e Tetovës në mënyrë paqësore e të qetë e shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit që ka pushteti kundrejt tragjedisë në spitalin modular, në vend të llogarisë për këtë tragjedi, pushteti vazhdon me presione, duke i arrestuar pjesëmarrësit e kësaj proteste. Kjo është arsyeja që AlternAtivA i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të mos luajë me ndjenjat e tetovarëve. Nëse dikush duhet arrestuar, ata janë drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Komunës së Tetovës dhe përgjegjësit e spitalit, por jo protestuesit që reagojnë ndaj atyre që ata i konsiderojnë përgjegjës…

Lexo më Shumë

“Bekimi eshte shok i imi,shok i gjenerates,shok i klases dhe shume shpesh edhe shok banke. Ai vjen nga nje familje bujare dhe fisnike me tradita,ai eshte nje djal me virtyte te larta dhe te miréfillta njerzore e intelektuale,njeri human dhe çdoher i gatshem per te ndihmu …te rrallé jane keta njerez ne diten e sodit … ….mos ta lavdroj ma shume se thoni qe po e lavdron se e ke shoq… Bekimi e ka perkrahjen time .. Urime dhe suksese..”, shkruan aktori i njohur dhe profesori, Ismet Ramadani.

Lexo më Shumë

Ne i kemi lehtësuar blerjet online dhe i kemi bërë më të thjeshta tani! Ne kemi krijuar një mënyrë të shpejtë dhe praktike me të cilën jo vetëm që mund të blini online në dyqanin e dëshiruar, por edhe keni mundësi të përfitoni. Ju tashmë keni mundësinë për të kursyer kohë dhe para. myWorld Plug-in shtojca është opsion shumë praktik, në fakt është një shtojcë e përshtatur për shfletuesit Firefox, Chromedhe Safari, në mënyrë që klientët të jenë gjithmonë të azhurnuar dhe të mos humbasin përfitimet nga blerjet e tyre. Kjo shtojcë informon klientët kur kërkojnë dyqanet në “google” nëse…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë e ka arrestuar Blerim Ametin, organizatorin e protestave të sotme në qytetin e Tetovës. Ai përmomentin është në stacionin policor të Tetovës, ndërsa në përkrahje të tij jashtë ka protestues të tjerë, raporton Nistori. Ahmeti sot para protestuesve shprehu revoltën e tij në emër të të gjithë protestuesve, duke kërkuar mbështetje nga të gjithë qytetarët. Ndryshe, sot qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Iliria” për të protestuar në lidhje me tragjedinë në Tetovë, ku humbën jetën 14 pacientë, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Protestuesit kërkuan përgjegjësi për këtë rast, si dhe dorëheqjen e Qeverisë./Nistori/

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhunën fizike dhe gjinore gjatë protestave të sotme në Tetovë. Brutaliteti politik partiak, dorë fshehur i opozitës shqiptare i cili nuk njeh kufi, e as dhimbje për familjarët e viktimave të cilët fatkeqësisht humbën jetën në një tragjedi të përmasave të cilat nuk i kemi përjetuar më parë, është dëshmi e tentativave të njëpasnjëshme për përfitimin e pikëve të ulëta politike në funksion të zgjedhjeve lokale. Bashkimi Demokratik për Integrim u bën thirrje oponentëve politik që të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve dhe me këtë mos të trazojnë plagët e familjarëve. Gjithashtu BDI…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu, aktualisht edhe Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, sot në selinë qendrore të partisë kanë pritur në takim shefen e Misionit të OSBE – ODIHR në Shkup, Tana de Zelueta dhe këshilltaren politike, Daniela Diaconu. Në takim, u bisedua mbi përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, anomalitë gjatë cikleve të kaluara zgjedhore dhe rolin e rëndësishëm të OSBE – ODIHR për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Kryetari Gashi, gjithashtu potencoi se sistemi i fingerprintit në këto zgjedhje, do të jetë njëra ndër mekanizmat më të fuqishme…

Lexo më Shumë

Moti gjatë fundjavës do të jetë jostabil, me shi të përkohshëm, bubullima dhe erë. Nesër do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa temperatura veçanërisht në pjesët veriore do të zvogëlohet për disa gradë. Kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal do të ketë të dielën dhe të hënën. Pastaj në ditët në vijim do të mbisundojë mot stabil me temperatura më të ulëta të ditës.

Lexo më Shumë

Ibin Emshiu, familjar i dy viktimave, që humbën jetën nga zjarri në spitalin modular të Tetovës ka deklaruar: “A keni Zot, lirroni rrugën, sun e gjej djalin, nëse i ndodh diçka përgjegjësinë e ka Amiri, shefi i policisë. Rruga është publike, nuk është e juaja”, ka deklaruar Emshiu./TetovaExpres

Lexo më Shumë

Kampioni i vetëm olimpik shqiptar nga Maqedonia, Shaban Tëtstena dje ka realizuar një takim me nënkampionin olimpik në taekvondo, Dejan Georgievskin i cili në Lojërat Olimpike në Tokio fitoi medalje të argjendtë si dhe me tranjerin e tij Darko Kostovski i cili njëkohësisht ështe edhe kandidat për kryetar komune në Butel nga radhet e VMRO-DPMNE-së. „Sonte, nënkampioni olimpik nga Tokio, Dejan Georgievski, erdhi të më vizitojë në shtëpinë time, së bashku me trajnerin e tij Darko Kostovski. Urime për një kampion të ri me një karakter të lartë sportiv, i cili di të respektojë kampionin e vjetër olimpik,” ka shkruar…

Lexo më Shumë

Martina Jaçeska 26 vjeçare nga Probishtipi, për periudhë kohore prej gjashtë muaj, në kuadër të iniciativës së saj, monitoroi zbatimin e premtimit që bëri Qeveria për hapjen e qendrave kulturore rinore – detyrim për komunat që rezulton nga zbatimi i Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore. Përmes iniciativës së saj rinore të quajtur “HapësiraIme!” („МојПростор!“), që ka për qellim të informojë të rinjtë në lidhje me atë se çfarë janë qendrat kulturore rinore dhe se si të rinjtë mund të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e kërkimit të llogaridhënies nga Qeveria dhe përmbushjes së premtimeve të dhëna. Martina arriti të…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka vizituar Tetovën, ku është takuar me familarë të viktimave në tragjedinë që ndodhi në spitalin modular. “Isha në familjen e një nga ata viktimat, njerëzit ende po e përjetojnë horrin i cili ndodhi atë ditë. Bisedova me dy djem nëna e të cilëve është viktimë e këtyre ngjarjeve. Atë që ma thanë është me të vërtet tragjike dhe e dhimbshme”, tha Mickoski, përcjell SHENJA. Ai kërkoi jo vetëm përgjegjësi morale por edhe penale. “Atë që ne si VMRO e premtuam dhe po, janë obligime, dhe unë si njeri, është se kjo punë herët…

Lexo më Shumë

“ ⚫️ HETIMET të bëhen pa kursyer askënd, spitali i Tetovës të lirohet nga udhëheqësia partiake ⚫️ Jemi sot këtu para vendit të tragjedisë. Sot është dita e 8 nga tragjedia në të cilën humbën jetën 14 pacient dhe familjarë por asnjë përgjegjësi konkrete nuk ka. I vetmi debat që është zhvilluar dhe zhvillohet është pranimi ose mospranimi i dorëheqjeve. Ky është një taktizim tendencioz për relativizim, me të cilin tentohet t’i iket përgjegjësisë. ⚫️ Kjo që i ndodhi spitalit të Tetovës është vetëm maja e ajsbergut dhe dëshmi për krimin që është rrënjosur në strukturat e shtetit. Ky spital…

Lexo më Shumë