Author: IM

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se procesi me Aleancën për Shqiptarët për të gjetur një gjuhë të përbashkët ka qenë një proces i gjatë, por se është mirë që për herë të dytë dy subjekte shqiptare të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të dalin bashkë në zgjedhje. “Synimi ynë si Alternativë ka qenë që ne të dëshmojmë se AAA ka sensin dhe nervin ta dëgjojë zërin e popullit, të shfaq elementin e bashkimit. Në fund kemi dalë me disa emra konkret. Ne i quajmë ato kandidatë të përbashkët, pavarësisht se disa janë…

Lexo më Shumë

Sot kryetari i shtetit Stevo Pendarovski së bashku me këshilltarin për siguri, z.Blerim Kolalli janë takuar me përfaqësues të kongresit panshqiptar. “Ne emer te Kongresit Pan Shqiptare dhe Drejtoreve Martin Vulaj Vullnet Dervishi dhe Gezim Rushiti takuam Presidentin e Republikes se Maqedonise te Veriut z.Stevo Pendarovski Nga Presidenti kerkuam zbardhjen sa me te shpejte te tragjedise ne Spitalin e Tetoves Transparence ne Regjistrimin e Popullates ne vend dhe ne Diaspore si dhe organizim dhe korektesi sa me te mire te Zgjedhjeve Lokale” – shkruan Bruno Ceka.

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar komune i koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët për komunën e Çairit, Bekim Sali, sot së bashku me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, kanë vizituar esnafët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Në këtë marsh që u realizua në rrugët e Çarshisë, u vizituan shumë afaristë dhe esnafë të kësaj ane, me ç’rast u bisedua mbi problemet e përditshme të tyre dhe ofertën politike të koalicionit opozitar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, 22.09.2021, të punësuarit e Sektorit për krim kompjuteristik dhe forenzikë digjitale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë shkuar në trajnim në Mal të Zi. Kanë udhëtuar me veturë zyrtare nga autoparku i MPB-së, të cilin MPB e shfrytëzon që kur është marrë nga Agjencia për konfiskim, kurse është konfiskuar nga Drejtoria e Doganave në aksionin për shkatërrim të tregtisë me drogë në vitin 2016, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Kur kanë arritur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në veturë është gjetur marihuanë, e cila është fshehur në bunker…

Lexo më Shumë

Kandidatët e BDI-së në zgjedhjet lokale vazhdojnë të keqpërdorin fëmijët për fushatë zgjedhore. Kandidati për këshilltar në Qytetin e Shkupit Ardian Muça ka publikuar fotografi me fëmijë në profilin e tij në Facebook, pa e mbrojtur identitetin e tyre dhe duke i shfrytëzuar ata për PR. Kjo paraqet shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve. Para pak ditësh shkelje të ngjashme bëri edhe kandidati për Komunën e Çairit Visar Ganiu. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si Megjashi, u detyruan të reagojnë publikisht dhe të dënojnë ashpër keqpërdorimet e Visar Ganiut. Megjithatë duket se BDI nuk e…

Lexo më Shumë

Mbrëmë, si shumë shpesh kohëve të fundit, një barnatore në Komunën e Çairit është grabitur nga hajna të panjohur dhe të pakapshëm për policinë, ndërsa si pasojë e kësaj një person ka gjetur vdekjen nga goditja e trishtimi i shkaktuar. Duke qenë se kjo hajni nuk është një rast i izoluar në Çair, porse Komuna e Çairit është bërë çerdhe e kriminelëve, hajnave dhe grabitëse, ku vrasjet ndodhin në pikë të drekës dhe njerëzit grabiten në pronat e tyre, ndërsa policia evidenton dhe rrudh krahët, nuk mund të mos konstatojmë se Çairi është bërë një komunë e rrezikshme për jetë.…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar prioritetin e katërt të Platformës për zgjedhjet lokale, Agjendën e blertë. Naser Nuredini nga BDI në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Platforma dhe pesë përbetimet kryesore kandidatët për kryetar të komunave duhet me doemos t’iu përmbahen, sepse kjo Platformë premton komuna më të zhvilluara, standard më të lart jetësor dhe inkuadrimin e qytetarëve në vendimmarrje. Nuredini më tej tha se prioriteti i katër, Agjenda e Blertë parashikon qytete të pastra, pa mbeturina në rrugët dhe lagjet tona, ujë të pijshëm dhe të pastër në të gjitha komunat, ajër të pastër,…

Lexo më Shumë

Diaspora nuk do të përfshihet në regjistrin e popullsisë rezidente, por në një grafë të posaçme ku do të qëndrojnë të gjithë shtetasit të cilët për më shumë se një vit jetojnë apo punojnë jashtë vendit. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një debat televiziv ku ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, që ka nisur më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator. Ndërsa sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, duke komentuar deklaratat e fundit kontradiktore rreth regjistrimit të diasporës, tha se me kohë i ka…

Lexo më Shumë

“ Kërkesa për denacionalizim e pronës së teatrit është parashtruar qysh më 14.05.2002. Vendimin për denacionalizim, sipas ligjit, e sjell ministri për financa. Prej kur është parashtruar kërkesa e deri më sot, asnjë ministër i financave nuk ka sjell vendim në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të kulturës shqiptare, përveç ministrit aktual, që njëherit është i vetmi shqiptar në listën e ministrave. E në mesin e tyre është edhe vet Nikolla Gruevski, madje ai është ministri që e ka pranuar kërkesën, i cili, del që i paska mbrojtur interesat e kulturës shqiptare më shumë se Fatmir Besimi. Tani vetëm…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Para pak kohësh, Vuçiqi patë deklaruar se ai e Piktori shpesh i telefonojnë njëri tjetrit dhe kryesisht tallen me ne që e kritikojmë Ballkanin e tyre të ‘hapur’. Që në njëfarë mënyre i bie se ata zbaviten duke i përqeshur shqiptarët. Presidenti serb nuk ka thënë asgjë që ne nuk e dimë: jo tani, por edhe në të shkuarën, Beogradi na ka përqeshur e tallur deri në ato përmasa sa na i ka përcaktuar edhe heronjtë e tradhtarët. Siç na i ka përcaktuar edhe shumë nga burrështetasit që e kanë drejtuar mëmëdheun tonë. Por tallja e Beogradit…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur se nëse do të ketë zgjedhje lokale të drejta fer dhe demokratike, tha se duke e patur parasysh se Zoran Zaev, është kundërshtar nuk pret që të ketë zgjedhje të drejta. “Por unë si qytetarë do të kisha dëshiruar që të zgjedhje të drejta, ngase për shumë gjëra do të varet e ardhmja e shtetit nga këto zgjedhje”, deklaroi Mickoski. Sa i përket votimit me fingerprint, Mickoski, tha se mënyra se si do të funksionojë është në mënyrë që garanton se identitetet e dyfishtë do të pengohen…

Lexo më Shumë

Këshilltarët e koalicionit ASH-AAA në Komunën e Çairit kanë arritur të shtyjnë përpara procesin e ndarjes së tokës ndërtimore për Universitetin “Nënë Tereza”. Këshilltari i AlternAtivA-s, Fisnik Rrahmani njoftoi se Këshilli i Çairit miratoi sot Planin Detal Urbanistik, pas shumë përpjekjeve të opozitës. “Universiteti “Nënë Tereza”, mirësevjen në Komunën e Çairit! Sot, në seancën e 59-të të këshillit komunal të komunës së Çairit, pas arritjes dhe përpjekjeve të shumta të grupit të këshilltarëve të #ASH-AAA për koncensus, u miratua Plani i detajuar urbanistik për bllokun 9 nga kuarti i Qytetit SSI 03 (periudha e planit 2019-2024) me çka u siguruan…

Lexo më Shumë