Shkruan: Besfort IDRIZI Në vend se të krijohet një tollovi me deklarata e premtime abstrakte me qëllim hutimin e opinionit dhe heshtjen e reagimeve, duhet të kërkohet përgjegjësi për shkelje të ligjit nga ana e palës që e ka dhënë patundshmërinë – ministri i financave, e jo nga ata që e kanë marrë atë. Së pari, do doja ta bëj të qartë që jam pro denacionalizimit të pronave dhe kthimit të tyre nga ana e çdokujt, mirëpo, ky kthim i pronave, sigurisht që duhet të jetë konform ligjeve përkatëse, që është obligim sa qytetar e legal, po aq edhe islamik.…
Author: IM
Deputeti i PD-së Tomor Alizoti e ka komentuar veprimin e Kosovës së fundmi ndaj Serbisë lidhur me targat. Më poshtë e gjeni statusin e plotë të Alizotit: “Albin Kurti mundohet tja kthejë Kosovës sovranitetin dhe dinjitetin që në të shkuarën ja shkelën edhe ata që duhej tja mbronin. Por kundër vetes ai nuk ka vetëm Vucicin dhe Serbinë por edhe Edi Ramën i cili i perkrah projektet serbe dhe e defaktorizon Kosovën. Ka ardhur momenti kur ne shqiptarët këndej kufirit e ata andej kufirit të dalim nga ky turp ku na ka zhytur Rama i cili patriotizmin e shpalli prapambetje…
Gjithsej 1.132.484 persona, 353.256 amvisëri dhe 480.364 apartamente u regjistruan përfshirë me orën 20 të ditës së djeshme, njoftoi sot Enti Shtetërore i Statistikave. Mundësia për vetregjistrim të personave jashtë vendit, nga ana tjetër, është përdorur deri më tani nga 193.742 persona. Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe apartamenteve në Republikën e Maqedonisë të Veriut, i cili filloi zyrtarisht më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.
DW PUBLIKON DOKUMENTE: PËR KOVID QENDRËN NË TETOVË PËRGJEGJËS KANË QENË KOMUNA DHE DREJTORI I SPITALIT Dojçe Vele ka publikuar dokumentacionin e tenderit, sipas të cilit, e tërë përgjegjësia dhe faza operative e spitalit modular të Tetovës kanë qenë në përgjegjësi të plotë të komunës së Tetovës, drejtorit të spitalit dhe inspektorëve komunal. Ministria për punë dhe politik sociale së bashku me përfaqësues të Bankës Botërore e kanë zbatuar, ndërsa autoritetet lokale dhe drejtorët është dashur të kontrollojnë kualitetin dhe funksionimin e spitaleve modulare, tregojnë të dhënat e siguruara nga Dojçe Vele. Dokumentet të emëruara “Plan për menaxhment ekologjik dhe…
Sa i përket bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në, Ziadin Sela tha se pa marrë parasysh rëndësi së ngjarjeve të 27 prillit, ai është i vetëdijshëm për pozicionin që kam. “Ky popull pret prej meje dhe prej Afrim Gashit ta sjellim ndryshimin. Është normale që partitë opozitare të kenë linja komunikimi dhe bashkëpunimin. Unë nuk e kam zgjedhur të jem në opozitë, kjo ka qenë rezultat i votës dhe manipulimit që i bëri BDI dhe e dyta, kjo ka qenë për rrethanat, ka qenë dëshirë e mandatarit që të bëj qeveri dhe ky është Zoran Zaev”, u shpreh Sela. Sela tha se nuk…
Sa i përket asaj se përse VMRO dhe LSDM, parapëlqejnë BDI-në, Sela tha se në BDI janë bërë shumë të vegjël, nga bura janë shndërrua në dosje. “Kjo është ajo që i mban dhe që i bën subjekt të parapëlqyeshëm për subjektet politike maqedonase. Por ata duhet ta dinë se nëse drejtësia nuk shtrihet tek të gjithë, ai shtet nuk ka perspektiv. Ne kemi ardhur në situatë të na japin leksione për korrupsion ministrat që janë të akuzuar për korrupsion”, tha Sela.
Menjëherë pas slumit ndaj 5-vjeçarit në Tetovë nga qentë endacakë, ka reaguar ashpër Ngadhnjim Mehmeti, nga Lista “Më mirë për Tetovën”. Ja reagimi i tij i shpalosur në profilin e facebook-ut: Tmerret në Tetovë nuk kanë të mbaruar! Pasiguri para shtëpive për fëmijët, pasiguri në spital, ska vaksina kundër tërbimit…deri kur ky horror? Papërgjegjësia deri në qiell. Zonja e hekurt relativizon me spektakle e me hoxhallarë. Drejtori i dorëhequr vetëm në Facebook merr llajka nga lëpirësit.
Ejup Berisha Eureka, Eureka,Eureka Lexues të nderuar si duket e kamë zbuluar formulën e qëlluar dhe më efikase se si ti zvogëlohet përkrahja, ndikimi dhe ti ndërpritet qëndrimi i gjatë Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI-së në pushtet. Deri tani si duket praktika e çortimit, kritikimit dhe sharjeve të shumta drejtuar nga ana e kundërshtarëve politik në adresë të këtij subjekti politik nuk i kanë dhënë jo vetëm efektet e dëshirueshme por ato nuk kanë dhënë kurrfar efekti bile, prandaj duhet ndryshuar metodë,mjete dhe strategji për luftë politike kundër BDI-së. Kundërshtar politik të BDI-së tani e tutje ju ftoj që Bashkimin Demokratik…
Analisti Ejup Berisha i ka uruar fitore Bekim Sali për kryetar komune në Çair. “ Sot u takova me Bekimin kandidatin e ASH DHE AAA per Kryetar Komune te Cairit. Ishte i matur i urte dhe intelegjent. Nuk u be i merzitshem te ma kerkon voten por ma tregoi vizionin e tij per zhvillimin ndryshimin dhe per perparimin e Komunes. I deshirova fat dhe fitore. Cairi e meriton ndryshimin dhe risine me nje Stomatolog dhe intelektual si Bekimi”, – shkruan analisti Ejup Berisha.
“VMRO-DPMNE shpreh mbështetjen për njerëzit që protestuan paqësisht në Tetovë si reagim ndaj mungesës së përgjegjësisë së qeverisë për shkak të djegies së spitalit modular në të cilin 14 persona humbën jetën tragjikisht,” tha partia opozitare në një deklaratë. “Ne gjithashtu shprehim mbështetjen tonë për të arrestuarit gjatë protestave, të cilët janë portretizuar nga qeveria si gjoja pjesëmarrës të tmerrshëm në një turmë, në krahasim me regjistrimet ku ata janë arestuar në restorante lokale. Kjo është një shprehje klasike e pafuqisë dhe panikut, ku në vend të një hetimi, LSDM dhe BDI goditën me shkopinj mbi popullinë. VMRO-DPMNE dënon të…
Sipas BDI-së, dhimbja e udhëheqësve të institucioneve për tragjedinë që ndodhi në Tetovë është trefish më e madhe. Agim Nuhiu nga kjo parti shprehet i bindur se protesta e djeshme ka qenë e orkestruar nga opozita dhe i bëri thirrje asaj të mbaj duart larg nga tragjedia e Tetovës. “Sigurisht që ne kemi informacione se edhe protestat e djeshme kanë qenë me instruksione të drejtëpërdrejta nga zyrtarë të lartë të opozitës shqiptare. Ne bëjmë thirrje edhe njëherë që të mbajnë duart larg kësaj tragjedia, dhimbja është dyfish apo trefishë më e madhe e pjestarëve të cilët kanë udhëhequr me institucionet…
“Opozita i ka fajet”. Kjo është retorika më banale dhe përgjigja e vetme që dëgjojmë nga regjimi hibrid sa herë që përballen me realitetin e hidhur për mënyrën se si kanë qeverisur vendin. Agim Nuhiu, t’u ka trashë zullumi! Pas 27 prillit, t’u shtua edhe 8 shtatori. Agim, e dimë që s’ke dëgjuar për dorëheqjen e as ne gjenin tuaj politik nuk e keni aplikuar moralin politik e njerëzor. Sot duhet të tregoni deri ku kanë arritur hetimet për djegien e Spitalit modular në Tetovë, kush do të mbajë përgjegjësi për 14 jetë të djegura në zjarr? ALEANCA PËR SHQIPTARËT

