Author: IM

Kryetari aktual i Çairit, njëherësh kandidat edhe për një mandat të kësaj komune nga BDI, Visar Ganiu, i ka replikuar Bekim Salit nga ASH/Alternativa, në lidhje uzurpimet që ky i fundit i tha se i kanë bërë në Çair. Ganiu, tha se ata i kanë përmbushur mbi 80% të premtimeve, derisa u betua se s’ka pasur asnjë uzurpim.

Lexo më Shumë

Sonte, në emisionin “Programi 200” në Alsat M, të ftuar në debat kanë qenë kandidatët për kryetar komune të Çairit. Kandidati i opozitës shqiptare AAA-ASH, Bekim Sali, duke folur për slloganin “Pastër” tha që:”Ne i hyjmë kësaj gare pastër, me zemër të pastër dhe me planë afatgjatë. Master plani jonë në Çair, nënkupton ndryshim në çdo sferë në Çair”, theksoi Sali. Sipas tij përkrahja masovike nga populli, na ka motivuar që t’i hyjmë garës për fitore.

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Në fotografitë që e shoqërojnë këtë koment shihet filozofia dhe kultura e gjelbër e drejtuesve të BDI-së, e praktikuar nëpër vendbanimet shqiptare gjatë dy dekadave të shkuara. Dy dekada me radhë, drejtuesit komunal të kësaj partie, i shndërruan lumenjtë dhe bukurit natyrore në gropa septike e deponi plehrash, duke zaptuar e grabitur çdo pëllëmbë të tokës shtetërore dhe duke përvetësuar brigje lumenjsh, lëndina e livadhe pa ‘pronarë’. Dhe po ata drejtues të përjetshëm komunal, edhe në këto zgjedhje vendore e kërkojnë votën e popullit, mbase që në të ardhmen ta pastrojnë plehun që kanë lënë pas vetes,…

Lexo më Shumë

Institucionet shtetërore dhe fetare mos të luajnë me fatin e nxënësve të Medresesë “Isa Beu” Të nderuar qytetarë të Repulikës së Maqedonisë Veriore, të dashur ish-medresantë Jemi të detyrauar të kërkojmë ngase është e drejtë e çdo njeriu që të kërkojmë një të drejtë që po na shkelet gjatë 30 viteve të fundit. Tashmë një kohë të gjatë po neglizhohet dhe po shkelen padrejtësisht të drejtat elementare ndaj nxënësve të shkollës fetare islame, dhe kjo vazhdimisht po bëhet duke mos e pranuar akreditimin e medresesë “Isa Beu”, ndërsa kjo më tepër tregon mllefin e institucioneve shtetërore ndaj gjeneratave fetare. Republika…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot konfirmoi se profesori i të drejtës ndërkombëtare Lubomir Fërçkoski është propozuar për ambasador në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork. Në takimin e sotëm me media, ndërsa pastaj edhe në deklaratë, Xhaferi tha se kanë mbërritur materialet për Fërçkoskin, ndërsa kur do të thirret seancë e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit varet nga kryetari i Komisionit. “Më ka mbërritur materiali. Nga Ministria e Punëve të Jashtme janë dorëzuar tezat për personin në fjalë, bëhet fjalë për profesorin Lubomir Fërçkovskin. Në procedurë përkatëse Ministria i dorëzoi tezat e kandidatit dhe menjëherë janë dorëzuar te…

Lexo më Shumë

Në hapjen e Konventës së BDI-së për Zgjedhjet lokale dhe promovimin e kandidatëve për kryetar komunash, kryetari Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti duke thënë se këto 20 vite janë vetëm vite të sukseseve. “Sot po hapim konventën për maratonën e radhës të gjashtë përbrenda këtyre 20 viteve, vite të sukseseve të njëpasnjëshme. Si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe në zgjedhjet vendore. Pa asnjë humbje, gjithmonë në krye të tabelës duke siguruar 22 vite radhazi fitore dhe tani sot po hapim konventën kombëtare të radhës për të siguruar dekadën e 3-të për fitore në zgjedhje lokale të Bashkimit Demokratik…

Lexo më Shumë

Kandidati i Alternativës për kryetar të Komunës së Çairit ia shpalosi të zezat kryetarit aktual të Komunës Visar Ganiu, live në emisionin “Click Plus” në TV21. Duke folur për uzurpimin e hapësirave publike për përfitime ilegale, Bekim Sali prezantoi dëshmi për uzurpimin e disa parcelave publike në Çair. Sali fillimisht sfidoi Ganiun duke e pyetur direkt nëse është uzurpuar parku “Nato” në Çair. Pasi Ganiu tentoi të bëjë lajka me përgjigjet e tij, Bekim Sali tregoi publikisht se posedon dëshmi të qarta se parku është uzurpuar në mandatin e Visar Ganiut. Ai prezantoi edhe fotografi të uzurpimit të hapësirave publike…

Lexo më Shumë

Koalicioni opozitarë Aleanca për Shqiptarët-Alternativa sonte kishte konventën ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor. Nga pamjet u pa se gjatë tubimit kishte një atmosferë impozante në sheshin Skënderbeu në Shkup. Gjatë fjalimit të tij, kandidati për Çairin, Bekim Sali u shpreh se është i bindur në fitoren dhe kësaj radhe janë të gatshëm edhe të flijohen për ta ruajtur votën. Siaps tij, nuk vritet vullneti i këtij popullit i cili e do ndryshimin.

Lexo më Shumë

Bashkë me Afrimin kemi arritur që t’i mbajmë bashkë shqiptarët, dhe me këtë t’i sjellim fitoren shqiptarëve, pa marrë parasysh cilës parti i takon. Kështu tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Sela tha se përballja është me një oponent normal dhe jo real. “Pak më tepër se një vit kërkonin kryeministrin shqiptar. Tani koha është që të ju thoni me votë se ke rrejt e ke mashtruar dhe nuk meriton asnjë votë. Një gjë të jeni të sigurt, atë që e themi edhe e bëjmë. Kur ju thamë se do e bëjmë ligjin për shtetësi, ka pasur shumë…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë, Alternativa, Afrim Gashi, ka përshëndetur grupin parlamentare të koalicionit opozitar për betejën që kanë bërë për ligjin me shtetësinë. Gashi tha se kanë bërë historinë duke marrë pjesë si opozitë të bashkuar në zgjedhje lokale ata kanë bërë një hap historik. “Ne kemi dërguar mesazh që bashkojmë zemra, që nuk ndajmë e përçajmë. Kështu duke qenë bashkë me të gjithë ata që janë këtu dhe na ndjekin, mendoj dhe jam i bindur se e kemi kryer gjysmën e punës për fitore në zgjedhjet e 17 tetorit”, tha Gashi, duke shtuar se gjysma tjetër drejt fitores është shumë…

Lexo më Shumë