Author: IM

Kryeministri Zoran Zaev lidhur me të shtënat me armë zjarri në hapjen e shtabit të Visar Ganiut dhe BDI-së në Çair, ka deklaruar se këtë mëngjes e ka parë raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se policia po vepron për të zbardhur rastin. Sipas tij, këto sjellje janë jo evropiane dhe nuk i ngjasojnë një vendi i cili ka aspirata të jetë pjesë e BE-së. “Pa dallim se për kë bëhet fjalë kjo është e palejueshme, nuk e di se cili ka qenë qëllimi, nëse mendon se dikush me këtë fiton vota gënjehet, ky veprim të humb vota.…

Lexo më Shumë

Një tjetër incident ka ndodhur gjatë hapjes së shtabeve të BDI-së. Ngjashëm si në Çair, edhe hapja e shtabit zgjedhor në Zhelinë është përcjellur me krisma armësh nga aktivistë të BDI-së. Ky është incidenti i dytë gjatë kësaj fushate nga partia e Ahmetit. Deri tani policia nuk ka reaguar ndaj sjelljeve diletanteske të aktivistëve të BDI-së. https://fb.watch/8kIeye8ADW/

Lexo më Shumë

Kandidati për komunën e Çairit, Bekim Sali gjatë ditës së sotme ka vizituar lagjen e Gazi Babës, ndërsa së bashku me aktivistët ka pastruar edhe oborrin e shkollës fillore “Liria”. “Rinia gjithnjë ka të drejtë. Sot e kaluam një ditë super të bukur me banorët e Gazi Babës, me rininë tonë inspiruese dhe plot energji. Me kënaqësi e pastruam oborrin e shkollës “Liria”, duke biseduar për qëllimet e përbashkëta, të cilat do t’i realizojmë së shpejti me aleatët tanë më të fortë, të rinjtë!”, ka deklaruar Sali.

Lexo më Shumë

Kandidatja e pavarur për kryetare të Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska sot vizitoi shumë shtëpi në lagjen e Shkupit, Vodno në komunën e Qendrës. Me qytetarët bisedoi për projektet parimore dhe ofroi zgjidhje të shpejtë për problemet e tyre, me qëllim të përmirësimit të cilsësisë së jetës në këtë vend të banuar. “Më gëzon që qytetarët e njohin vizionin tim dhe idetë për një Shkup më të mirë dhe besoj se së bashku përmes bashkëpunimit dhe në interes të të gjithë shkupjanëve do të realizojmë edhe zgjidhje më të qëndrueshme për Shkupin si metropolë moderne”, deklaroi Arsovska pas takimit me…

Lexo më Shumë

Kandidatja e BDI-së për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi, së bashku me kandidatët për këshilltarë, promovuan sot projektet që planifikojnë për katër vitet e ardhshme. Arifi tha se në Tetovë do të ndërtojë unazë për të shmangur kaosin në komunikacion. “Në katër vitet e fundit kemi filluar rindërtimin e rrugëve në Tetovë për t’i azhurnuar si për një qytet me fluks në rritje. Tani shkojmë një hap më tutje e për të ndërtuar unazën e cila do të evitojë kaosin e trafikut në qytet kurse me parkim të organizuar do të krijojmë më shumë hapësirë për të lëvizur edhe jetuar…

Lexo më Shumë

Kandidati për Kryetar Komune të Tetovës nga radhët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, Vullnet Murseli sonte ishte i pranishëm në hapjen zyrtare të shtabit në Lagjen Teteks 2 i shoqëruar nga deputeti i zonës Adnan Neziri si dhe nga kandidatët për këshilltarë komunal Halid Matoshi, Faton Selami, Nurije Bajrami, Nesrin Sulejmani, Mumin Tairi dhe Adhurim Luta. Vullnet Murseli para aktivistëve dhe simpatizantëve theksoi se Aleanca po rritet, shihet rinia prezente sonte këtu në maksimum. Sa i përket projekteve Halidi përmendi shumicën e projekteve dhe ta përmbushin si lagje me çerdhe te shkolla që e kanë nis ata por…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para banorëve të Dollnenit theksoi se platforma zgjedhore e partisë së tij ka për bazë Agjendën e blertë e cila garanton jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e Dollnenit. “Marrëveshja paqësore e Ohrit rregulloi marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, ndryshoi statusin politik dhe juridik të shqiptarëve dhe bashkësive tjera më të vogla në këto hapësira. Gjithashtu ndryshoi statusiun e tyre të barabartë në ekonominë e shtetit. Tani është Agjenda e blertë që do guxim e përkushtim dhe ekspertë për të materializuar atë. Dhe këtë agjendë, nuk mund ta bëj as të realizojë dikush…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me Shefin e Shtabit Qendror të Alternativës, nënkryetarin Lulzim Aliu, sonte kanë qëndruar në komunën e Dollnenit, në fshatin Cërnillishtë, ku së bashku me kandidatin për kryetar komune të Dollnenit nga Alternativa, Samedin Imeri, u bë hapja e Shtabit Zgjedhor në Dollnen. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para banorëve të Dollnenit kërkoi mbështetje për kandidatin Samedin Imeri, duke theksuar: ”Kërkoj nga ju që të jeni me Samedinin. Me fitoren tonë në Dollnen, ne do të ofrojmë një qeverisje ndryshe. Do të jemi në mbështetje të banorëve të kësaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në emisionin debativ në TV Shenja ka folur edhe për problemet e ujit. Ai ka shprehur keqardhje, pasi administrata e kaluar shtrenjtoi çmimin e ujit për 100%. “Ngadalë po i rregullojmë edhe problemet me ujin. Pjesët e qytetit të cilët i kishim prioritet i kemi zgjidhur. Kemi bërë rikonstruimin e ujësjellsit edhe në Çair. Më vjen keq që administrata e kaluar e qytetit e shtrenjtoi çmimin e ujit për 100%, me qëllim të t’i ndërroj gypat e azbestit. Nga ai shtrenjtim nuk ka gypa të azbestit”, ka deklaruar Shilegov. Shilegov më tej u…

Lexo më Shumë

Mbrëmë koalicini AAA-ASH ka qëndruar në Likovë ku ka promovuar kandidatin për kryetar komune, dr. Arsim Idrizi dhe kandidatët për këshilltar komunal. Kryetari i Altetnativa, Afrim Gashi, në këtë tubim ju ka bërë thirrje aktivistëve të BDI-së që të jenë të qetë, pasi me fitoren e koalicionit AAA-ASH do të jenë fitimtarë edhe ata, sepse me plan-projektet konkrete zhvillimore që kanë përgatitur kandidatët për kryetar komunash nga ky koalicion do t’i gëzojnë të gjithë.

Lexo më Shumë

Ziadin Sela nga Zhelina u shpreh se kjo komunë, por edhe të tjerat, votojnë për dy gjëra të rëndësishme. “Një për Mahirin dy Nderimin por voton edhe për një çështje tjetër të rëndësishme. Nëpërmjet votës tuaj, ju e keni momentin më 17 tetor të shprehni mirënjohjen tuaj për deputetët më të zëshme më të zonjë, më punëtore që ka pasur parlamenti Maqedonisë, Ilire Dauti”, deklaroi Sela nga Zhelina. Sela tha se këto janë zgjedhje ku në betejë janë e vjetra, e harxhuara dhe e korruptuara e ndotura me të pastrën. “Jo rastësisht kemi dalë me sloganin pastër sepse jemi pastër…

Lexo më Shumë

Në hapjen e shtabit të BDI-së në Çair është shtënë me armë zjarri nga një simpatizant i kësaj partie. Siç mund të shuhet në video, gjatë fillimit të fjalimit të shefit të shtabit, Izet Mexhiti, njëri nga pjesëmarrësit në tubi, ka shtënë disa herë më armë, duke rrezikuar kështu jetën e atyre që ishin prezentë gjatë tubimit. Lidhur me rastin nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ganiu disa herë në emisione është zotuar se do të punojë për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në komunë, pasi që dihet që siguria në këtë komunë…

Lexo më Shumë