https://fb.watch/8oq1Mon4jQ/ “BETEJA ME LAJMET E REJSHME! Fushata e Ekipit tim ka qënë gjithnjë dedikuar Njerëzëve të Gostivarit! Kurrë nuk e kam parë të udhës t’i përgjigjem sulmeve të ulta politike, kam heshtur duke gëlltitur shumë dhe duke sfiduar durimin tim. Por!!! Shërbimet e të shkretit kandidat, të së shkretës BDI, kanë rënë aq poshtë sa haptazi kanë kryer vepër penale! Ata kanë marrë këtë pjesë të intervistës time, duke e shitur kështu! Tashmë le të gjejnë një avokat të mirë e ta lënë fare fushatën se humbjen e kanë të sigurtë aq sa të sigurtë kanë padinë penale! Ah more…
Author: IM
Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, Mahir Ziberi ka realizuar tubim në fshatin Llërcë, ku u prit masovikisht nga banorët e Llërcës. Në tubim pjesëmarrëse ishte edhedeputetja e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, znj.Ilire Dauti. Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, Mahir Ziberi, në këtë tubim shpalosi programin e tij, përfshirë planet dhe projektet e tij që janë pjesë e këtij programi me të cilinai garon si kandidat për kryetar të komunës së Zhelinës.
“Platforma e gjelbërt nuk është vetëm një platformë për të konkuruar në zgjedhje, por është e ardhmja e vendit tonë që garanton jetë të kualitetshme dhe standarde perëndimore. Marshi me biçikleta është një aktivitet për të ndikuar në pasionin e qytetarëve për ambientin dhe qytetin tonë, ku ne Integristët e ri, përcollëm një mesazh solid për rëndësinë që ka agjenda e gjelbërt. Si pjesë e doktrinës tonë politike, Komuna e Tetovës dhe kryetarja Arifi do të angazhohen në inkurajimin e qytetarëve për rëndësinë që ka e gjelbërta për shoqërinë tonë dhe për implementimin në praktik të agjendës së shpresës. Bashkë…
Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët mbrëmë në një aksion të ndërmarrur kanë mbuluar disa gropa të rrugëve të Tetovës duke vënduar lule. Ky gjest nga FRASH ka tërhequr vëmendjen e qytarëve. Me këtë aktivitet FRASH i përcjell mesazh edhe Kryetares së Komunës së Tetovës dhe kandidate për Kryetare të Komunës sëTetovës, Zonjës Teuta Arifi për gropat e thella në rrugët e qytetit në të cilat mund të mbjellen edhe lule. Ky aksion nga FRASH vjen për të ironizuar edhe me agjendën e gjelbër të BDI-së të cilët e proklamojnë si agjendë për zgjedhjet lokale, ndërsa qytetarët në të gjitha…
“Sot kisha takim me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, znj. Danela Arsovska. Patëm një diskutim të frytshëm për të ardhmen e Shkupit. Ajo vërtet ka ide dhe vizion për ta bërë Kryeqytetin më të mirë për të gjithë ne. 17 tetori do të jetë data e kthesës historike për vendin tonë. Ndryshimi po vjen!” shkruan Afrim Gashi, kryetar i Alternativa.
Nga: Xhevdet Hajredini Zjarri që sot në mëngjes shpërtheu në repartin e Klinikës për sëmundje infektive në qytetin rumun Konstanca, do të hetohet nga organet kompetente dhe i tërë rasti do të trajtohet si vepër penale vrasje e shumfishtë, deklaroi një burim nga gjyqësia për lajmet e agjencisë Agjerpres, që e transmetoi edhe agjencia botërore AP. Sa për krahasim tek ne, në spitalin modular në Tetovë humbën jetën 14 persona dhe 12 u lënduan. Ende nuk dihet se si do të trajtohet ky rast, nuk dihet nëse do të ketë përgjegjësi penale. Dorëheqjet morale ranë në ujë. Sot mund t’i…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në vazhdën e takimeve me qytetarët për zgjedhjet lokale, sonte është ndaluar në Komunën e Kërçovës. Sela kërkoi votën e kërçovarëve në listën e Këshilltarëve, por bëri thirrje që të votohet edhe kandidati i pavaruar Fatmir Limani. Thotë se ka nevojë për ndryshim. “Ju duhet ta votoni Fatmirin dhe asnjë emër tjetër. Por nga ana tjetër votoni edhe ndryshimin. Patjetër që Limanin. Votoni listën për këshilltarë, votoni ndryshimin. Por edhe një porosi, shpresojmë që të mos dalë edhe ky nesër që të bëhet shef shtabi i ndonjë subjekti politik”, tha Sela mes tjerash
Sot komuniteti artistik ka realizuar një protestë që ka fillar prej Teatrit për Fëmijë në Çarshi të Shkupit, e ka përfunduar para Ministrisë së Finansave. Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë për media: Deklaratë Të nderuar kolegë, përkrahës, media dhe qytetarë. Së pari ju falënderojmë për përkrahjen tuaj dhe mbarëvajtjen e protestës, me çka dëshmuam se ne jemi pro respektimit të ligjeve dhe rendit në këtë shtet. Prandaj dhe jemi mbledhur sot këtu përpara ministrisë për financa, për të kërkuar që edhe ministri, Fatmir Besimi, bashkë me komisionet i tija, t’i respektojnë ligjet gjatë sjelljes së vendimeve. Me denacionalizimin…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në Hasanbeg të komunës së Gazi Babës, duke prezantuar kështu listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë. Kryetari i BDI-së Ahmeti para të pranishmëve shtoi se prioritet i BDI-së ka qenë ngritja e kuadrove dhe shkollimi i tyre. “Kishim detyrim të zbatojmë dhe punojmë për programin tonë që përcaktonin marrëveshjen ndërkombëtare që nënshkruam, BDI mbi të gjitha unë si drejtues i saj, kam pasur prioritet ngritjen e kuadrove shkollimin dhe specializimin e tyre, sepse kështu kam menduar se i kontriboj kombit për përballje me struktura në Bruksel e Uashington.…
SMS porosi për pjesëmarrje të obligueshme në tubimin parazgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim janë dërguar nga një udhëheqës në institucion arsimor deri tek të punësuarit, me mbishkrimin se “prezenca është e detyrueshme”. Ky denoncim ka ardhur në adresë të ekipit Monitorues të Civilit nga një e punësuar në këtë institucion, e cila ka dashur të jetë anonime, për shkak pasojave të mundshme në punë. Personi thotë se të kërkohen pjesëmarrje të detyrueshme nuk është në rregull, ndërsa deri te ekipi i Civilit është dorëzuar edhe prova për komunikimin me SMS me udhëheqësin e institucionit arsimor. SMS porosi të tillë…
Në ditët e tij të lirë nga burgu, Feta Alimi në Orizarë ka takuar të parin Ziadin Selën. Në asnjë rast, në asnjë moment, Sela nuk ka harruar se përmenduri Feta Alimin, ndërsa në vazhdimësi ka kritikuar pushtetin dhe gjyqësorin të cilët padrejtë e dënuan Alimin.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në Shuto Orizare i dha mbështetje të fuqishme listës së këshilltarëve të partisë që e drejton. Ndër të tjera ai foli edhe për të kaluarën, kur shqiptarët nuk i gëzonin të drejtat e tyre elementare, njofton INA. “Jemi këtu për të demonstruar përkrahjen që japim për listën e këshilltarëve, japim përkrahje të fortë të gjithë projekteve për të cilat ka nevojë komuna juaj që ju edhe jetoni. Në këtë rrugë të drejtë ju jeni kategori kushtetuese dhe të trajtuar si gjithë të tjerët, pse unë kërkova që ju të jeni të trajtuar njejtë sepse…

