Kandidati për Kryetar komune nga radhët e BDI dhe Iniciativës qytetare Gostivari që dua, sot përmes një konference për media të mbajtur përpara Kazinove në Gostivar, ka hedhur kritika ndaj kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari për shtimin e objekteve të lojërave të fatit. “41 kazino gjenden në komunën tonë, bastoret sportive as që numërohen. Ne kemi më shumë Kazino sesa kopshte dhe shkolla, më shumë Kazino sesa terrene dhe mjedise sportive. Mjaftë më! Kjo nuk është ajo që duam të shohim në qytetin tonë – ne nuk duam që Gostivari ynë të dominohet nga industria e lojërave të…
Author: IM
Po vazhdojnë punimet te kryqezimi “Momin Potok”, me saktesisht te pjesa që lidhë rrugën e plastikave dhe rrugen kryesore ne lagjen Vizbeg. Ky kryqëzim dhe kjo pjesë e qytetit njihet me ngulfatjen e dukshme në aspekt të komunikacionit por dhe për pasigurinë që kjo rrugë u ofron këmbësorëve dhe çiklistëve që përdorin këtë rrugë. Këtu qarkullojnë përafërshisht nga 25.000 deri në 30.000 automjete në ditë, dhe kjo rrugë lidhë plot pesë komuna. Atë të Çairit, Karposhit, Butelit, Qendres dhe Shuto Orizares. Kjo vetëm tregon peshë të veçantë që do të jep rregullimi i kësaj pjese të qytetit, sidomos duke marre…
Kandidati i opozitës shqiptare për kryetar të Çairit, Bekim Sali, në vazhdën e aktiviteteve është ndaluar edhe tek lagjja e tij në Çair. “Vizitat nëpër familjet e mëhallës sime, përveçse takime për ta rikonfirmuar mbështetjen, ishin edhe rikujtim i viteve të kaluara në këtë lagje dhe i shumë momenteve të gëzuara që i kemi përjetuar bashkë me këta njerëz të mirë. Çairi, kësaj radhe, e ka ndarë mendjen. Më 17 tetor kjo përpjekje do të kurorëzohet”, thotë Sali.
Investuam shumë dashuri në çdo lagje, në çdo kat të qytetit tonë. Përderisa VMRO-DPMNE përmes projektit “Shkupi 2014” investoi mbi 700.000 euro në stiropor, gur dhe bronz, në vetëm 1 kilometër katror në qendër të qytetit, ne investojmë në çdo komunë njejtë. Për ne nuk ka lagje më të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme, për ne nuk ka njerëz më shumë të rëndësishëm dhe më pak të rëndësishëm. Secili njeri është i rëndësishëm. Secila komunë, secila lagje, secili vendbanim janë njejtë të rëndësishëm, porositi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM dhe koalicioni, Petre Shilegov.
Nën moton “Zgjidhë jetë voto blertë”, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Komunën e Bogovinës ku ka prezantuar Programin zgjedhor si dhe kandidatin për kryetarë të kësaj komune, Besnik Emshiu. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kërkoi mbështetjen e banorëve të Bogovinës për kandidatin Besnik Emshiu si dhe për listën e këshilltarëve duke theksuar se BDI ka Platformë zgjedhore e cila garanton zhvillimin e komunës dhe investime më shumë. “Jemi bashkë këtu që të qëndrojmë krah Besnikut në realizimin e programit dhe jam shumë i sigurtë se investimet do të bëhen edhe më shumë. Nuk mund të jesh…
Kryeministri Zoran Zaev, në TV Shenja ka thënë se në VMRO-DPMNE ende ka struktura radikale ku flasin për Maqedoni të pastër. Të njejtën gjë Zaev e thotë edhe për Aleancën për Shqiptarët. “Nuk mundet çdo ditë të shikoni në prizmi maqedon apo shqiptar. Këtë çdo ditë e bën VMRO-DPMNE. Në Kuvend ma ta shifni se si shumë ligje janë bllokuar për shkak se janë në të mirë të shqiptarëve. Sot në radhët e tyre ka struktura radikale të tilla. Ende në VMRO-DPMNE flasin për Maqedoni të pastër. E njejta ndodh edhe me Aleancën për Shqiptarët. Janë parti të djathta. Kudo…
Kandidati për kryetarë të Komunës së Studeniçanit, prof. Fatmir Ejupi, nga koalicioni AAA-ASH u takua me Uğur İbrahim Altay – Kryetar i Unionit të Komunave të Botës Turke (TDBB) dhe njëherit kryetar aktual i Bashkisë Metropolitane të Konjas (Konya). Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik në të ardhmen mes dy komunave dhe Unionit të Komunave të Botës Turke (TDBB ). Prof.Ejupi theksoi se ne jemi veçanarisht të interesuar për kurset e trajnimit profesional të Bashkisë Metropolitane Konya (KOMEK) të cilët veprojnë në Ballkan nga viti 2007 e të cilët ofrojnë kurse për veshje dhe…
Kryeministri Zoran Zaev, në emisionin debativ në TV Shenja tha se BDI-ja ka ndryshuar shumë edhe përkundër faktit se ai ishte kritik ndaj tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare. “Edhe BDI-ja po ndryshon. Në zgjedhjet e fundit parlamentare kam patur kritika serioze ndaj BDI-së. Në fund, në demokraci, populli është aj që vendos. BDI fiton 15 deputetë, LSDM-ja 46 deputetë, VMRO-së 44 deputetë, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës 12 deputetë dhe kjo është e gjitha. Populli të tregon se në cilin drejtim duhet të shkosh. Mirëpo sot BDI-ja ka ndryshuar shumë”, deklaroi Zaev.
Sonte, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, agjendën e tij të takimeve e ka vazhduar në komunën e Sarajit, ku u mirëpritë nga aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët. Në fjalën e tij para banorëve të Sarajit, Gashi kërkoi mbështetje për koalicionin duke theksuar se 17 tetori është dita e ndryshimit të rrethanave politike në vend. “Ata që e mashtruan këtë popull më 2020 nuk meritojnë besimin e këtij populli. Dhe, ky popull nuk mashtrohet më me gënjeshtra si “kryeministri shqiptar”, përfundoi Gashi.
Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik shqiptarët e Karposhit të Shkupit e kanë shansin që të përfaqësohen nga një shqiptar, e ai është Jahi Memedi nga lagjja Nerez, asistent në një fakultet privat të Shkupit. Ndryshe Jahi Memedi është kandidat i NSDP-së për këshilltar komunal me numër rendor 5 në Komunën e Karposhit – në koalicionin “më e mira për komunën tonë” e udhëhequr nga LSDM-ja.
Në një deklaratë për televizionin Telma, zv.kryeministri i parë i RMV-së Artan Grubi, ka thënë se qendrimi i tij personal është se pas raportit të hetimit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona, dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani, nuk duhet të pranohen sepse nuk ka përgjegjësi në eshalonet më të larta.
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Vullnet Murseli gjatë ditës së sotme ka takuar antarët e Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës. Ai ka thënë se ata ia kanë kushtuar tërë jetën Tetovës dhe sado që mundohemi për ta asnjëherë nuk mund të barasvlerësohet me kontributin e tyre. Ai ka vizituar anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve ku ata e kalojnë kohën. “Sot takova anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve ku bashkëbiseduam për shumë gjëra që kanë të bëjnë me ta. Ata janë, prindërit, gjyshet dhe gjyshërit, tanë, meritojnë vëmendjen dhe kujdesin më të madh. Falemnderit për gjithçka që keni bërë për…

