Author: IM

Me datë 18 dhe 19 shtator drejtori i Shtëpisë Botuese Logos-A, Prof. Dr. Adnan Ismaili ishte pjesëmarrës në simpoziumin ndërkombëtar që u mbajt në Stamboll ku u trajtua gjendja e botimeve të literaturës islame dhe e ardhmja e tyre në botën bashkëkohore. Lufta kundër islamofobisë dhe bashkëpunimi ndërmjet botuesve ishte temë e cila gjithashtu u shtrua për diskutim në këtë simpozium, në të cilin morën pjesë botues nga rreth 50 shtete. Nga vendet e Ballkanit të pranishëm ishin ShB Logos-A nga Maqedonia e Veriut, ShB “Alsar” nga Shqipëria dhe botues nga Bosnja dhe Hercegovina. Pjesëmarrës të tjerë ishin botues nga…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në komunën e Vrapçishtit, duke prezantuar kështu kandidatin për kryetar komune Nebi Rexhepin si dhe listën e kandidatëve për këshilltar. “Jemi këtu të gjithë së bashku që të rikonfirmojmë mbështetjen e fortë që do të ketë kandidati Nebi Rexhepi për të drejtuar komunën në katër vitet e ardhëshme. Ky është investimi që ka bërë BDI sepse pas Nebiut qëndrojnë kuadro të fuqishme në shumë fusha si në financa, ekonomi, ambient, me paraqitje ndërkombëtare sepse ka edhe të tillë që mendojnë se gjithkush mund të drejtojë e qeverisë por nuk është…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nga Bërvenica tha se kandidatura e Argjent Gurës ka trokitur në ndërgjegjen e secilit njeri. “Mendoj se Argjenti nga ka vendosur të gjithë neve, sidomos banorëve të Bërvenicës në sfidën a mundë të mbetemi njerëz. Pavarësisht kësaj here edhe kandidaturave tjera shqiptare. Shfrytëzoj rastin t’i ftojë edhe maqedonasit: një njeri i cili në vend se ti përkushtohet dy vajzave të veta, ka vendosur ti përkushtohet gjithë vajzave dhe djemve të komunës tuaj, nëse nuk ja jepni votën atij, unë mendoj se i tejkalojmë edhe parametrat njerëzor”, u shpreh Gashi. Afrim Gashi tha se janë disa…

Lexo më Shumë

Duke folur për akuzën për deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, Ziadin Sela, tha se ai ka harruar se “shqiptarët i ka quajtur njerëz që vlejnë pesë pare”. “Do t’i tregojmë fortë mirë ne atij kryeministri që erdh në emër të dëshirës për drejtësi në emër të rendit ligjor dhe shtetit të së drejtës, në emër të luftës së korrupsionit. Në emër të rrëzimit të një regjimi e që ndërtoi një regjim po të njejtë dhe akoma më të keq. Këtë kryeministër e shihni cdo natë, nuk shkon java që nuk tenton të mbulojë ndonjë skandal, Ky kryeministër do të duhet…

Lexo më Shumë

Danella Arsovska tha se një pjesë të programit e ka kushtuar edhe për vendet periferike ku mungojnë kushtet elementare për jetesë. Megjithatë, Danella, tha se është e habitshme se kushtet elementare nuk i kanë edhe shumë vendbanime në mes të Shkupit. “Isha në lagjen e Gazi Babës dhe pash se aty një pjesë e qytetarëve nuk kanë kanalizim fekale. Ata janë të harruar, edhe pse janë shumë afër qytetit. Ata e meritojnë t’ju zgjidhet problemi. Mos të flasim edhe për vendbanimet në periferi. Atyre u është shkurtuar mundësia edhe që të lëvizin me autobusë. Nuk kanë kanalizim fekale, nuk kanë…

Lexo më Shumë

Gazetarja Rita Behadini është distancuar nga videot spotet reklamuese të BDI-së, ku bashkëfshatarë të saj e falenderojnë Ali Ahmetin edhe për certifikatat e lindjes dhe për letërnjoftim. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Beadinit: “ Fatkeqësisht, ky fshat në shekullin 21, vazhdon të mos ketë kanalizim. Mbeturinat në fshatin tonë mblidhen nga një kompani private të cilës qytetarët i paguajnë 200 denarë në muaj ( e të njëjtat herë mblidhen e herë qëndrojnë me ditë të tëra në rrugë). Fshati jonë ka një shkollë të ndërtuar para shumë vitesh, që është ngritur në këmbë ka njerëz që arsimin…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën në Jabollçishtë të komunës së Çashkës me prezantimin e agjendës së blertë dhe përbetimet e saj, projektet e programit zgjedhor, kandidatit për kryetar komune Suat Shaqiri dhe kandidatët e listës së përbashkët me subjektet tjera politike shqiptare për këshilltarë për komunën e Çashkës. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para banorëve të Çashkës foli edhe për premtimin e zgjedhjeve të kaluara, kryeministrin shqiptar. “Nëse ju kujtohet para një viti dolëm me një platformë për kryeministër shqiptar, kishte shumë që nuk besonin, por nijeti kur është i mirë nuk ka forcë që e ndal dhe…

Lexo më Shumë

Kandidati i PDSH-së Sadi Bexheti në tubimin partiak në Drenovec të Tetovës, ka premtuar zgjidhjen e problemeve kryesore në këtë lagje. Bexheti ka shpalosur fillimisht zgjidhjen që e ofron për problemin e ujit të pijshëm me të cilin problem përballet kjo lagje. “Do të sjellim ujë nga Xherma dhe në Drenovec do të ndërtojmë një rezervuar, që mos të keni më problem me ujin”, tha Bexheti. Bexheti tha se është e papranueshme që stadiumi i qytetit që gjendet afër kësaj lagje është në gjendje të mjerueshme edhe pse aty luajnë klube të forta. “Sa isha unë kryetar komune stadiumi ishte…

Lexo më Shumë

Më poshtë e gjeni demantin e plotë të kandidatit të VMRO-DPMNE, Darko Kostovski për kryetar komune në Butel: Po lexoj se banditët e Velimir Smilevskit janë mjaft të emocionuar sepse banorët e Butelit po i mbyllin dyert, refuzojnë çdo kontakt me ta dhe nuk i japin përkrahje atyre që i kanë zhgënjyer një herë. Banorët e Butelit gjithashtu janë të zhgënjyer edhe me debaklin që Velimir përjetoi gjatë duelit televiziv, kështu që gjithçka që i mbeti atij janë lajmet e rreme dhe videot e montuara. Para disa ditësh, Velimir dhe banditët e tij njoftuan se dega e Alternativës në Butel…

Lexo më Shumë

Arben Telai Çka është kjo sjellje? A nuk ju votuan shqiptarët 20 vite rresht? A nuk ua dhanë djemtë më të mirë në vitin 2001, e ju sot para familjeve të dëshmorëve reklamoheni me armë e me të shtëna? A nuk ju dhanë pushtet e beneficione? A ua kthyet me raste të montuara e me djegie nëpër spitale? Çka është kjo sjellje keshtu me armë tani? Kujt po i çitni çallëm me gjuajtje e me krisma? Pse jeni aq të butë me armikun, e aq të ashpër me vëllaun? A nuk u buzëqeshët ju nëpër takime me Vuçiqin e me…

Lexo më Shumë

Duke iu drejtuar tubimeve në Gostivar dhe Tetovë, udhëheqësi i VMRO-DPMNE tha se po vjen koha për patriotizëm të përbashkët që krijon një të ardhme të re, investime dhe vende pune për të gjithë, përcjell FLAKA. Kreu i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski, kërkoi sonte votë për kandidatët për kryetarë të komunave në Gostivar dhe Tetovë të propozuar nga koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën dhe listat e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, nga banorët në këto dy qytete si pjesë e fushatës për zgjedhjet lokale të planifikuara për 17 tetor. Ai gjithashtu dërgoi mesazhe të tilla përmes rrjeteve…

Lexo më Shumë

Para banorëve të Velesit me fjalë rasti u drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. “Ne për këto njëzet vite kemi investuar në kuadro, kemi investuar që shqiptarët të mos përçahen, kemi investuar dhe shkolluar kuadro që të merren me punë, me programe e projekte, me ide e me vizione dhe jo me sharje e fyerje. Është turp për ne të shajmë të ofendojmë apo të shpifim për të tjerët dhe këtë kurrë nuk do e bëjmë, pavarësisht që të tjerët e bëjnë, por ama ne e kemi kapërcyer vetveten sepse mbi të gjitha kemi vendosur interesat e…

Lexo më Shumë