Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sonte në tubimin zgjedhor në komunën e Sarajit, prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune dhe listën e këshilltarëve komunal si dhe listën e kandidatëve për këshilltarë në qytetin e Shkupit për një mandat të ri katërvjeçar. Në fjalën e tij para banorëve të Sarajit, kreu i BDI -së, Ali Ahmeti u bëri thirrje të pranishmëve por edhe gjithë shkupjanëve që përveç kandidatit të BDI -së Blerim Bexheti dhe listës për këshilltarë, të votojnë edhe kandidatin e partnerit të koalicionit, kandidatin e LSDM-së për qytetin e Shkupit, Petre Shilegov. “Ka marrëveshje në këto aktivitete politike,…
Author: IM
Nënkryetari i #LSDM-së Oliver Spasovski sot ishte në mesin e qytetarëve në komunat Krivogashtani, Dolneni, Saraj dhe Vollkovë. “Në Krivogashtani, është planifikuar të ndërtohet një tubacion hyrës nga boshti i lidhjes me ujësjellësin rajonal, prokurimi i paneleve fotovoltaike, ndërtimi i një salle sportive në fshatin Obrshani, ndërtimi i një fabrike për përpunimin dhe riciklimin e mbeturinave dhe shumë projekte të tjera. Mbi 7 milion euro janë investuar në Vollkovë në katër vjet, Vollkova mori një kopsht të ri, një sallë të re sportive shkollore dhe një rrethrrotullim, dhe u instaluan sisteme kanalizimesh dhe ndriçim publik modern. Mikro-akumulimet do të ndërtohen…
Me anketën e Analiticapoll e cila u realizua në periudhën nga 5-12 shtator 2021, për besimin e kandidatëve në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 17 tetor, rezultatet tregojnë për besueshmëri të përafërt tek të njejtit. Nga 1086 të anketuar- qytetarë të Komunës së Kumanovës, pretendentët kryesorë për besueshmëri mes të anketuarve (maqedonas, shqiptarë, romë, vllehë) janë Oliver Ilievski (LSDM dhe koalicioni) me 23.7%, Maksim Dimitrievski (kandidat i pavarur) me 21.9% dhe Toni Mihajllovski (VMRO DPMNE) me 20.6%. Në anketë, kandidatët e tjerë, Bekim Saliu (ASH-AAA) me 5.2%, Teodora Dimitrovska (PLD -DOM) me 3.1%, ndërsa 9.6% nuk e…
Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski nga Haraçina porositi: Projektet më të mira për ju dh përe komunën e Haraçinës janë me Milkije Halimin “Kandidatja jonë e cila i njeh më së miri problemet dhe kërkesat tuaja dhe më e rëndësishmja di se si t’i zgjidhë ato. Së bashku me Milkijen, së bashku me listën e këshilltarëve të #LSDM-së dhe Koalicionit, të udhëhequr nga Besim Kadrii, më 17 tetor do të sjellim fitoren e madhe në Haraçinë, do të fitojë më i miri. Qytetarët, dhe veçanërisht ju në Komunën e Haraçinës, e shihni dallimin, ju e ndjeni ndryshimin. Ne kemi ndërtuar…
BDI vazhdon të keqpërdorë institucionet edukativo arsimore. Disa fotografi janë paraqitur në rrjetet sociale, ku mund të shihet se si aktivistët e BDI-së, me në krye bartësen e listës për komunë e Çairit, Semine Purini, mbajnë mbledhje në kabinetin me mësimdhënësve në shkollën fillore “Imri Elezi”. Siç mund të shihet në objekt përpos keqpërdorimit të institucionit edukativo arsimor për qëllim partiake, të pranishmit shifet duke pirë duhan, pa respektuar edhe masat kundër kovid-19. Se mësimdhënësit dhe institucionet edukative janë në presion të hatashëm nga partia në pushtet, flet edhe fakti se ata në vazhdimësi pranojnë SMS porosi për prezencë të…
Fatmir Ejupi në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se deri në këto momente nuk ka asnjë investim të huaj në komunën e Studeniçanit, përveç investimet vendore. “Ka mjaft të interesuar nga Turqia, ngase disa kanë prejardhje pikërisht nga kjo rrethinë, për të investuar në vendin e të parëve të tyre. Ne kemi kontakte me investitorë të tillë, por ata kërkojnë siguri si dhe forcë punëtore e kualifikuar. Mendoj se ajo nëpërmjet trajnimeve të ndryshme të zgjidhet”, tha Fatmir Ejupi. Ejupi tha se për shkak mos rregullimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit sërish do të duhet të intervenohet në…
Kandidati i Alternativës për Komunën e Çairit Bekim Sali në një intervistë për NovaTv, theksoi se po bën përpjekje që garën për Çairin ta fitojë që në rrethin e parë. Ai thotë se dëshiron që në fund të tetorit të fillojë me punët dhe projektet të cilat i ka prezantuar gjatë fushatës. “Përpjekja ime është që garën në Çair ta përfundojmë në rrethin e parë, kështu që para fundit të tetorit ne veçmë të jemi në punë. Çairi nuk mund të humb kohë”. Sali tha se është koha që kryetari aktual i Çairit të shkojë të jetojë në Butel, sikurse…
Ziadin Sela nga Bogovina ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, I cili në televizionin SHENJA, tha se BDI ka ndryshuar shumë,përcjell in7 “Mua më duket se Zaevi është bërë njësoj si Alia, e LSDM si BDI-ja, dhe prandaj i duket që ka ndryshuar BDI-ja, por realisht LSDM-ja është bërë si BDI-ja, të zhytur në krim dhe korrupsion dhe kanë ndërtuar përsëri një regjim tjetër”, tha Sela.
Sonte, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, agjendën e tij të takimeve e ka vazhduar në komunën e Bogovinës, ku u mirëpritë nga aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët. “Sonte, në tubimin qendror që e realizuam në komunën e Bogovinës, u rikonfirmua edhe një herë se kjo komunë meriton edhe një herë të fitoj besimin e popullit. Pallati i Kulturës është tulla e artë e Bogovinës dhe f. Kamjan. T’i lëmë anash ofendimet. Qëllimi jonë është të bëjmë”, ka deklaruar Gashi.
Me tubimin e sotëm më Komunën e Zhelinës, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vazhduar fushatën parazgjedhore duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Fatmir Izairi, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Sheval Sulejmani, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Zhelinë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Fatmir Izairit duke e vlerësuar lartë punën e tij tashmë të dëshmuar në kohë kur ishte në krye të kësaj komune duke thënë se është njëri nga kryetarët që ka realizuar më…
Mbrëmë ajenda takimeve të AAA-ASH ka vazhduar në komunën e Sarajit. Qerim Mamuti në Saraj: Synimi jonë dhe i imi si kandidat për ta udhëhequr komunën e Sarajit në mandatin 4 vjeçar, s’është dëshirë vetëm për të dalë në garë për ta proklamuar vetveten apo ekipin tonë të përbashkët, por nijeti jonë është i pastër, brenga e një keq qeverisjeje 12 vjeçare e BDI-së. Zullumi, vjedhja dhe harraçi që ju bëhet qytetarëve të Sarajit me rrethinë, uzurpimet e pronës komunale nga aktivistë të BDI-së, shitja dhe shkatërrimi i Liqenit Treska, pasurisë, vikend shtëpizave, hekurit dhe gjithçka që egzistojnë aty, ndërsa…
Kandidati dhe kryetari i Komunës së Gostivari, Arben Taravari thotë se banorët e kësaj komune me rethinë po shprehin mbështetje të fuqishme për Ash-në, INA. Ai ka thënë se,Aleanca për Shqiptarët shumë komuna do ti fitoj që në raundin e parë. “Në qoftëse bëhet ndryshimi që në raundin e parë në Gostivar,Dibër Strugë, Shkup, shumë shpejtë në Nëntor na pret Qeveri e re, prej një gjenerate të re politike.

