Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Zhelina, tha se në komunën e Zhelinës zxhvilohet bejte në mes pushtetit nga njëra anë dhe opozitës shqiptare nga ana tjetër. “Unë vlerësojë se opozita shqiptare në komunën e Zhelinës është më e fortë dhe ajo do t’i fitojë zgjedhjet. E për ta kuptuar se mes kujt është beteja, pushteti pati kujdes sonte që të na tregojë simbolikisht se për çka punojnë ata, ata punojnë për të na lënë në errësirë duke ne i ndal dritat ndërsa ne punojmë për të sjellë dritë perspektivë, liri, e me tepër liri këtu në komunën…
Author: IM
“Kemi investuar në kuadër dhe unë jam krenar që këto investime kombëtare janë dëshmuar me punën e tyre, qoftë në nivel qendror, qoftë edhe në nivel kombëtar”, kështu u shpreh mes të tjerash lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Likovë teksa foli për rikandidimin e Erkan Arifit për të parin e kësaj komune. Ka treguar se për t’ia besuar edhe një mandat të dytë Erkan Arifit, duhet që i njëjti të mos nënçmohet dhe të dilet të votohet më 17 tetor. Ka bërë të ditur se në vendimin për rikandidim ka ndikuar kërkesa e Haxhi Selajdinit i…
Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit i cili garon sërish në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov sot tha se Kopshti Zoologjik i SHkupit do të shndërrohet në atraksion rajonal turistik. “Bashkia e Shkupit dhe Kopshti Zoologjik i Shkupit vendosën standarde të reja për cilësi dhe më shumë mirëqenie për kafshët”, tha Shilegov. Ai shtoi se në vazhdimësi po punohet edhe në edukimin e vizitorëve por edhe në sigurimin e hapësirave me përmbajtje të reja atraktive që tërheqin vizitorë. Sipas Shilegov, përveç turistëve të brendshëm, Kopshtin Zoologjik të Shkupit e vizitojnë edhe turistë të huaj.
Kandidati i VMRO-DPMNE për kryetar në Butel, Darko Kostovski, në një intervistë për www.zoom.mk, ka theksuar se zv/kryeministri Artan Grubi, dhe kryetari aktual i Butelit, Velimir Smilevski qëndrojnë pas lajmeve të rrejshme dhe videove diskredituese të montuara.
Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” e cila ka kandidatë për këshilltarë në komunën e Tetovës, në konferencë për shtyp sot publikoi se do të angazhojë që të mos ketë ndërtim të infrastrukturës të paktën gjashtë muaj para fushatës zgjedhore. Këtë e elaborojnë duke marrë parasysh gjendjen në Tetovë, ku në këtë moment po bëhen rikonstruime të dy rrugëve që qojnë deri në spital dhe për shkak të rikonstruimit nuk janë të kalueshme për qytetarët. “Bllokada në të njëjtën kohë e dy rrugëve që qojnë deri te spitali i Tetovës për rikonstruimin e tyre në mes të fushatës për spektakël…
Kandidatja e pavaruar për qytetin e Shkupit, Danela Arsovska, përmes një pres – konference për media ka theksuar problemet me të cilat përballen banorët e Komunës së Sarajit. Për më tepër ndiqeni videon:
Kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar aktual i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Në takim ata përfunduan se nevojiten zgjidhje cilësore, efikase dhe të shpejta, për qytete moderne. Siç informon pres shërbimi i Arsovskës, në takim është diskutuar edhe për sfidat me të cilat përballet çdo ditë udhëheqësia e qytetit, si dhe për atë si të arrihen sukseset në mënyrë të shpejtë dhe efikase përmes implementimit të një qasje të re të menaxhimit. Taravari, siç citohet në kumtesë, ka theksuar se Aleanca…
Komuna e Çairit ka refuzuar të nënshkruar marrëveshje me ndërmarrjen publike “Llajka” për kapjen e qenve endacak. Qyteti i Shkupit dhjetorin e kaluar soli vendim me të cilin komunat duhet të kyçen në financimin e ndërmarrjes publike për kafshët endacak. Sipas vendimit të votuar në Këshillin e Qytetit të Shkupit, çdo komunë duhet në vit të paguaj 32 mijë euro, ndërsa qytetit i Shkupit nga buxheti i saj “Llajkës” i jep 160 mijë euro. Përpos Çairit, edhe komuna e Sarajit dhe Shuto Orizarës nuk kanë nënshkruar marrëveshje. “Me komunat Aerodrom, Gjorçe Petrov, Qendër, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Butel për…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në tubimin zgjedhor në Kumanovë ka akuzuar kundërshtarët e tij politik se frikësojnë dhe shantazhojnë shqiptarët gjatë fushatës parazgjedhore. “Vijnë në mes natë dhe mundohen të të blejnë, të frikësojnë dhe shantazhojnë dhe të nesërmen flasin që dita e zgjedhjeve duhet të jetë festë, dhe zgjedhjet duhet të jenë civilizim. Po është e vërtet, dita e zgjedhjeve duhet të jetë festë, ama edhe fushata parazgjedhore do të duhet nga ana e juaj të mos përçudnohet deri në nivelin që e keni degraduar këtë sjellje. Aspak nuk ju ka hije të shkoni dhe…
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, sonte në tubimin zgjedhor në Kumanovë tha se migrimin e të rinjve mund ta ndalim vetëm nëse përmirësojmë gjendjen ekonomike. “Migrimin mund ta ndalim vetëm duke përmirësuar gjendjen ekonomike dhe këtu do të na duhet ndihmë edhe e qendrës edhe e komunës së Kumanovës, duhet një angazhim gjithëpërfshirës. Nëse vetëm një djalë, vajzë e ndalojmë të mos shkoje në migrim brenda këtyre katër viteve unë do të isha i lumtur. Por ne do të duhet të bëjmë çmos që t’i ndalim ato qindra autobus që çdo qitë çdo muaj na shkojnë, kjo është beteja jonë…
Nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Fatmir Bytyqi sot së bashku me kryetarin e RSDM, Marko Mihajlovski, mori pjesë në një tribunë rinore në Kumanovë. Të rinjtë janë forca lëvizëse e Lidhjes Socialdemokrate. Nuk mund të flitet për një ekonomi zhvillimore e të rinjtë të mos përfshihen, kështu që ne duhet të jemi pranë tyre çdo ditë, për të krijuar të ardhmen e tyre së bashku me ta. Më 17 tetor, Kumanova ka një detyrë të lehtë, të zgjedhë më të mirën për Kumanovën, sepse Oliver Ilievski është pikërisht ai. Dhe janë të rinjtë ata që do të përcjellin mesazhin, sepse ata…
Nga bashkëpunimi i suksesshëm midis Fondacionit ALSAR dhe WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, dhjetëra fëmijë jetimë të kryeqytetit kanë kaluar një të shtunë të paharrueshme zbavitëse. Veprimtaritë e së shtunës janë zhvilluar në kuadrin e ditëve të solidaritetit me jetimët, për të cilat ka ardhur në Tiranë dhe delegacioni i WEFA-s, në krye të të cilit është kryetari i saj, z. Musab Aydın. Për dyzet fëmijë jetimë janë dhënë ndihma ushqimore, është organizuar aktivitet zbavitës, është shtruar drekë e përbashkët, janë dhuruar biçikleta dhe veshmbathje. E shtuna ka nisur me shpërndarjen e ndihmave në pako ushqimore në…

