Për shkak të dyshimeve për humbjet aktuale të Moskës në luftë, disa gazetarë rusë dhe vullnetarë anonimë po shfrytëzojnë raporte lajmesh, fotografi të gurëve të varreve dhe informacione të tjera të disponueshme publikisht për të llogaritur numrin e viktimave të Rusisë nga lufta në Ukrainë. Mediazone është një media e pavarur ruse e lajmeve, në bashkëpunim me shërbimin në gjuhën ruse të BBC-së dhe një duzinë vullnetarë anonimë në Rusi, që e përpilon listën bazuar në informacione nga burime të tilla si artikuj gazetash, fotografi të varreve, postime të ushtarëve në zi për shokët e tyre, apo edhe raporte nga…
Author: Emad
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thotë se 67 gazetarë dhe staf mediatik janë vrarë në mbarë botën deri tani këtë vit, krahasuar me 47 gazetarë të vrarë vitin e kaluar. Lufta e Rusisë në Ukrainë, kaosi në Haiti dhe dhuna në rritje nga grupet kriminale në Meksikë kontribuan në një rritje prej 30% të numrit të gazetarëve të vrarë duke bërë punën e tyre në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të ri të publikuar. Grupi me seli në Bruksel numëroi gjithashtu 375 gazetarë të burgosur aktualisht për punën e tyre, me shumicën prej tyre në…
Rritja e shpenzimeve për forcat e luftës është në fokusin të SHBA, Rusisë, Kinës dhe mbarë për vitin e ardhshëm. Si vendet anëtare të NATO-s, parashikimet buxhetore duket se vijnë edhe nga situata e re që ka krijuar Lufta në Ukrainë. Ky angazhim vjen si domosdoshmëri tani kur tensionet ndërmjet vendeve të NATO-s dhe Rusisë janë rritur dhe në këtë kontekst. Shpenzimet për mjete luftë janë rritur në unison në të gjitha vendet e Europës dhe Rajonit. Rritja ka ndodhur qysh këtë vit, ndërkohë që ka një garë për të përparuar drejt teknologjisë moderne të mjeteve të luftës.
Xhabir Deralla LSDM mbajti një spektakël të vërtetë multimedial në qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, që u përmbyll pas karvanit të tribunave me moton “Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes”. Në këtë ngjarje u bashkuan mesazhe dhe simbole shumështresore dhe me shumë kuptime në adresa të ndryshme. Edhe vetë data e këtij aktiviteti ishte simbolike – pikërisht kur vendi jonë mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE më 17 dhjetor 2005, gjë që e përkujtoi në një deklaratë të mëparshme zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Planifikuesit e manifestimin kanë patur shumë punë për t’i bashkuar…
Mbrëmë Klan Kosova ka raportuar se një veturë e KFOR-it ishte goditur të premten mbrëma nga një automjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq derisa automjeti i KFOR-it ka qenë i ndalur, ndërsa mësohet se vetura është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është lajmëruar edhe në polici si “Rrezikim i personave ndërkombëtarë”. E kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga KFOR-i, derisa mohon se ishin cak i ndonjë sulmi atje “Asnjë veturë e KFOR-it nuk ka qenë cak i një sulmi nga persona të panjohur në Leposaviq. Ky ndoshta është një keqkuptim që lidhet me një aksident trafiku të…
XHABIR DERALLA Është korrigjuar një padrejtësi e madhe. Gjykata e Apelit shfuqizoi dënimet e disa anëtarëve të familjes fisnike, atyre ardianëve të përkushtuar të demokracisë dhe përparimit maqedonas, dhe i ktheu në rigjykim dhe e shpalli të pakuptimtë ankesën e Prokurorisë. Nuk është e para, por sigurisht është një nga fitoret më të mëdha të gjyqësorit maqedonas. Bravo! Më në fund dielli i lirisë do t’i ngrohë të mjerët e të stërmunduar nga Familja. Ata u gjykuan padrejtësisht, disa u dënuan me burg dhe disa vuajtën për një kohë të gjatë në arrest shtëpie në hotele luksoze. Anëtarët e Familjes…
Dje 16 dhjetor, forcat ruse lëshuan 76 raketa ndaj objektivave ukrainase, sulmi më i madh që ka pësuar vendi që nga fillimi i luftës. Në një intervistë të publikuar sot në Süddeutsche Zeitung, kancelari Olaf Scholz u shpreh i shqetësuar për situatën në Ukrainë, duke thënë se ekziston rrezik i madh për përshkallëzim të luftës, për shkak të dështimit rus. “Për shkak të dështimit ushtarak të Rusisë, rreziku i një përshkallëzimi të mëtejshëm të luftës është i madh. Ne kemi hedhur një themel të fortë kundër përshkallëzimit bërthamor. Por kjo nuk e ndaloi Putinin të vazhdonte luftën me brutalitet të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot përmes postimit të tij në Facebook, e ka përkrahur nismën e CIVIL-it për bashkim socialo-politik për një të ardhme evropiane të vendit tonë. “Për një të ardhme evropiane të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështes iniciativën e CIVIL – qendra për Liri dhe yje të muzikës”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në Facebook.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski u prit me brohoritje dhe duartrokitje në tribunën e LSDM-së “Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes”, që mbahet sonte në sallën e sportit Boris Trajkovski. https://www.youtube.com/watch?v=YQJveTkBylY
Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore dje gjatë kontrollit të një autobusi në GP Bogorodicë kanë zbuluar dhe konfiskuar 262.750 dollarë, 155.760 euro dhe 12 kilogramë ar dhe bizhuteri ari në vlerë rreth 600.000 euro. Autobusi me targa turke i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili gjatë daljes nga vendi ka qenë duke lëvizur në linjë të rregullt Shkup – Stamboll (Turqi) për shkak të dyshimit, është drejtuar për kontroll të detajuar në terminalin doganor të GP Bogorodicës. “Gjatë kontrollit u zbulua një bunker i punuar posaçërisht në të cilin u gjetën bizhuteri të ndryshme dhe pllaka ari…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Republikë së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për të larguar barrikadat në veri, dhe se në koordinim me partnerët ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat. “Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla në Facebook. “Veriu i vendit tonë, si çdo cep i…
Ministria e Punëve të Brendshme: Disa të dhëna nga kërcënimet me bomba “të vendosura” – çojnë në disa vende të rajonit të Kaukazit ZORAN BOJAROVSKI Mesazhet në raportet e bombave të vendosura janë identike në të gjitha vendet e rajonit që janë përballur me këto kërcënime, modeli që po intensifikohet thuajse i njejtë të mërkurën, të enjten dhe të premten. Derisa është nisur një procdurë për dy autorët e dyshuar se kanë dërguar mesazhe përmes email-it me kërcënime për mjete shpërthyese të vendosura, janë treguesit e parë se hetimi për këto fenomene shqetësuese po jep rezultate. A është vërtet kështu…