“Perspektiva e parë, ndoshta më e rëndësishme në transformimin e ekonomive është që ato të investojnë në krijimin e produkteve që kanë qëndrueshmëri më të madhe dhe në të njëjtën kohë mund të riciklohen në mënyrë që i gjithë cikli të jetë i qëndrueshëm. Një moment kyç në këtë proces është investimi ynë në efiçencën e energjisë dhe prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme. Heqja e përshpejtuar e lëndëve djegëse fosile është aspekti kyç dhe më jetik i tranzicionit të gjelbër. Kjo përfshin zgjerimin e përdorimit të energjisë diellore, të erës dhe hidroenergjisë, si dhe investime në teknologji dhe infrastrukturë me efikasitet energjetik, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në seancën e parë “Transformimi i ekonomisë në vend dhe Niveli Kombëtar: Strategjitë, Sfidat dhe Perspektivat e Ekonomisë rrethore” në konferencën CIVIL me temë “Vizione për një të ardhme të gjelbër: Partneritet për qarkullim”./Lajmi i plotë.
Data 07.07.2026
Aktuale
- ASH: Mbështesim votën e diasporës, por kërkojmë barazi të plotë të votës
- Ali: Së shpejti qytetarët do ta kenë në dispozicion aplikacionin “Where Are You”
- Mbi 1.2 milionë euro skandal! Policia Financiare zbulon skemën mafioze që falimentoi kompaninë!
- ASH: Plani 2030 është prova më e fortë e dështimit të VLEN-it
- Çair,vazhdojnë punimet për rekonstruimin e rrugës “Ferid Murati”
- Qoku: Për VLEN-in e rëndësishme është që diaspora të mund të votojë
- (VIDEO) “Kleksani” në listën pozitive, mund të blihet dhjëtëfish më lirë
- (VIDEO) Banorët e Shkupit gjenerojnë sasinë më të madhe të mbeturinave


