Deputeti i Lëvizjes BESA, Bastri Bajrami, nëpërmjet një postimi në facebook e ka përkrahur hapur vendimin politik të sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Arijanit Hoxhës i cili u distancua nga politikat e të ashtuquajturit “bllok opozitar”.
Author: IM
Bashkpunim i mirëfilltë mes dy avokatëve shqiptarë. Të liçensuar edhe nga FIFA. Është fakt se jemi vend i vogël por që për arsye të ndryshme historike jemi shpërndarë anekënd botës. Kudo që jetojmë dhe veprojmë për asnjë nga ne nuk ka qenë e lehtë rruga e edukimit dhe suksesit, megjithatë ia kemi dal mbanë të jemi të zëshëm nëpër shumë fusha të ndryshme. E ku ka më mirë që ta shfrytëzojmë këtë rast për ti bashkuar fuqitë dhe eksperiencat profesionale me njëri-tjetrin për të sfiduar edhe më shumë majat e suksesit. I tillë është dhe shembulli i bashkëpunimit mes dy…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidentin i Serbisë Aleksandër Vuçiqin, e bën nervoz demokracia. Në një intervistë për gazetën kroate, “Vecernji list”, Kurti ka theksuar se Vuçiq dëshiron të bëhet mbret. Kreu i ekzekutivit ka thënë se në kufirin Kosovë-Serbi ka baza të ushtrisë serbe, prandaj Kosova është shumë të kujdesshme. “Ne kemi blerë Bajraktarët, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë serbe, prandaj jemi shumë të kujdesshëm”, ka deklaruar Kurti.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani do të zërë vendin e Izet Mexhitit në parti. Osmani përveç zëdhënësit do të jetë edhe nënkryetar i partisë. Anëtarë të Kryesisë Qendrore të BDI-së janë zgjedhur edhe Bekim Neziri, Ilir Hassani dhe Arta Bilali-Zendeli. Ky vendim vjen pasi Izet Mexhiti u largua nga partia. Grupi i zjarrit, me të cilin edhe ai u nda dhe paralajmëroi një lëvizje të re politike në të cilën përveç tij do të jenë edhe deputetët Merita Koxhaxhiku (nga BDI) dhe Kastriot Rexhepi (deputet i pavarur).
Shuhet “Grupi i Zjarrit”‼️ Blerim Bexheti e Nevzat Bejta morën pjesë në mbledhjen e sotme të BDI-së që u mbajt në Tetovë‼️ Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Izet Mexhiti u shkarkua nga pozita e nënkryetarit, ndërsa në vend të tij është caktuar Bujar Osmani. Poashtu, nga detyrat e tyre janë liruar edhe Visar Ganiu dhe Saranda Imeri. Ndërkohë, pozita e sekretarit organizativ që e mban Blerim Bexheti, nuk është prekur!
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të aktivistit të ASH, Lulzim Aliti: Aleanca për Shqiptarët nuk është e as një individi ne të gjithe jemi Aleancë që nga themelimi e deri më sot ky qëndrim nuk është reagim i antarëve të denjë të Aleancës por është postim individual i dikujt që nuk ia don të mirën Aleancës dhe pjestarëve të saj që janë të denjë dhe themelues të saj. Këto janë probleme brenda Bdi-së për bisnese personale të tyre dhe është garë nëntoke dhe e grupeve Kriminale brenda Bdi-së sikur Soravia ,Shtepia për ballë Ambasadës Amerikane e nëse ju…
Korriku ka të ngjarë të jetë muaji më i nxehtë në Tokë në qindra, nëse jo mijëra vjet, u tha gazetarëve Gavin Shmidt, drejtor i Institutit Godard për Studimet Hapësinore të NASA-s të enjten, ndërsa një valë e vazhdueshme e të nxehtit djeg disa pjesë të Jugut të Amerikës, raporton Guardian. Schmidt i bëri komentet në një takim në selinë e NASA-s në Uashington, i cili mblodhi së bashku ekspertë të klimës dhe drejtues të tjerë agjencish, duke përfshirë administratorin e NASA-s Bill Nelson dhe Shkencëtarin Kryesor dhe Këshilltarin e Lartë për Klimën Kate Calvin. Takimi u zhvillua gjatë verës…
Prodhuesi bujqësor Mitat Ismailovski nga fshati Budakovë ka postuar në profilin e tij në Facebook disa fotografi dhe një video ku shihet se po shkon drejt arave që punon. “Prej 20 vitesh kam ndërtuar rrugë në disa lokacione nëpër Pellagoni për të arritur në arat për t’i punuar dhe këtë e kam bërë diku rreth 6 kilometra, të gjitha me shpenzimet e mia. Kam në plan të blej një ekskavator për të pastruar edhe kanalet përreth fushave. Unë e dua shtetin tim”… shkruan Ismailovski. “Prej 20 vitesh kam ndërtuar rrugë në disa lokacione nëpër Pellagoni për të arritur në arat…
Shkruan: Xhevdet Pozhari Ballkani prej moti është bërë metaforë e grindjeve, përçarjeve, trazirave dhe armiqësive të përhershme mes etnive që e banojnë këtë hapësirë. Pra, posa përmendet Ballkani të huajve u shpërfaqen popujt që nuk dinë të ndërtojnë ura bashkëpunimi, por vetëm t’i thellojnë hendeqet e mosmarrëveshjeve. Dhe që lehtë nënshkruajnë mes veti marrëveshje vetëm pse e dinë që nuk do t’i zbatojnë kurë dhe vetëm që ta shtojnë burimin e grindjeve dhe mosmarrëveshjeve të reja. Por, pa dyshim se nuk është ashtu siç thuhet dhe siç thonë paragjykimet e sforcuara dhe stereotipat e ngritur nga vetë ata të cilëve…
Në një mënyrë të çuditshme të njëpasnjëshme dhe kontradiktore, do të ndodhte një kompromis mes aktorëve politikë, në të cilin disa do të hapnin derën për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, e të tjerët do ta mbyllnin atë. Ljubisha Nikolovski Erdhi ajo ditë, nisma për ndryshimin e Kushtetutës mori një numër arkivi në Parlament. Me këtë filluan të numërohen ditët deri në ATË ditë kur do të ndalen të gjitha vështrimet e ashpra dhe fjalët “të yndyrshme”, dhe gishtat e shpejtë parlamentar do ta përcaktojnë fatin e këtij vendi të Maqedonisë. Sytë e publikut do të përqendrohen te monitori që…
Rusia po rrezikon miliona njerëz në mbarë botën nga uria dhe rritja e çmimeve të ushqimit, duke refuzuar të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në Iniciativën e Kokrrave të Detit të Zi, tha ambasadorja e Ukrainës në vend, Larisa Dir, në Twitter. Dir i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë një qëndrim parimor dhe t’i bashkohet përpjekjeve të Ukrainës për të shpëtuar eksportet jetike të grurit në botë. Më parë, Departamenti i Shtetit akuzoi Rusinë për përdorimin e ushqimit si një armë lufte. Rusia, e cila është tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Iniciativa për Drithin e Detit të Zi,…
Sipas njoftimeve të ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, thirrja e parë nga programi i ri IPARD 3 do të shpallet më 18 gusht. “Ajo që mund t’u njoftoj fermerëve dhe të gjithë qytetarëve të interesuar për të aplikuar për masat në programin #IPARD është se data 18 gusht është planifikuar tashmë si datë kur do të shpallet thirrja e parë nga programi i ri IPARD 3 për masat 1 dhe 7”, tha Nikollovski. Kujtojmë se tashmë ka nisur periudha përgatitore për të gjithë të interesuarit për të aplikuar dhe për investime të reja Burimet financiare nga Programi IPARD 2021-2027 në…

