Author: IM

Brenda këtij viti, përveç korrigjimit të marsit të pensioneve prej 8.4 për qind, do të pasojë një tjetër rrijt enë shtator, i përshtatur sipas kostos së jetesës dhe rritjes së pagës mesatare, e cila do të jetë rreth 6 për qind. Që do të thotë për një vit kalendarik rritja e pensioneve do të jetë historike. Sipas përllogaritjeve nga dita e parë e përbërjes së re të Qeverisë, janari i vitit të kaluar me rritjet e pensioneve që kanë ndodhur vitin e kaluar, në mars dhe në shtator, së bashku me këtë rritje dhe rritjen që pason në shtator, pensionet…

Lexo më Shumë

Gjuha e urrejtjes para, gjatë dhe pas garave sportive shkakton dëme të shumta dhe nxit dhunë. Instituti për Media dhe Analitikë IMA e dënon ashpërsisht gjuhën e urrejtjes dhe dhunën para dhe gjatë ndeshjes së futbollit në Shkup ndërmjet klubeve të futbollit Shkupi dhe Levski. IMA u bën thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa ndëshkuese, si dhe masa të tjera që do të parandalojnë përsëritjen e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës që e nxit atë në të ardhmen. IMA u bën thirrje politikanëve dhe mediave që të dënojnë publikisht gjuhën e urrejtjes në më shumë baza gjatë ndeshjes së…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hysamedin Feraj MV – ndryshimet kushtetues: Po të isha qytetar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ● Do të kisha mbështetur ndryshimin e propozuar të kushtetutës, atë lidhur me bullgarët. Madje do të kisha kërkuar ndryshime edhe më të thellë, ata që përfshijnë shqiptarët dhe gjuhën time në përkufizimin e shtetit; ● Do të kisha kuptuar se qeveritarët sllavë maqedonas kuptojnë vetëm forcën, por jo logjikën dhe të drejtën. Do të kisha kuptuar këtë sepse vetëm saje forcës së Greqisë ndryshuan emrin e Republikës, dhe vetëm saje forcës së Bullgarisë po i përfshijnë bullgarët në kushtetutën e tyre. ● Do…

Lexo më Shumë

Kartat bankare janë jashtë funksionit në orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Zyrtarisht nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh, por jozyrtarisht nëse doni të merrni informacion në telefonat e kontaktit të bankave thonë se është një problem teknik që po punohet intensivisht për zgjidhjen e tij. Sipas të njëjtave informacione, të gjitha llojet e kartave të të gjitha bankave janë jashtë funksionit. – Sot isha në një takim në një restorant dhe kur donim të paguanim me kartë, në të gjitha tentativat, me karta të ndryshme dhe nga banka të ndryshme, transaksionet u refuzuan. Punonjësit na thanë…

Lexo më Shumë

10 oficerë nga ushtria e Nigerit u shfaqën në orët e para të mëngjesit në televizionin shtetëror, duke njoftuar se kishin rrëzuar presidentin Mohamed Bazoum, kishin mbyllur kufijtë e vendit të Afrikës Perëndimore dhe kishin vendosur një shtetrrethim gjatë natës. Duke lexuar një deklaratë me shkrim nga “Këshilli Kombëtar për Shpëtimin e Atdheut” (NSF), koloneli Amandou Abdaraman, i rrethuar nga nëntë ushtarakë të tjerë, tha: “Ne, forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë, të bashkuar në NSF, kemi vendosur t’i japim fund regjimit të Presidentit Bazum. OKB-ja dhe SHBA-ja kanë dënuar grushtin e shtetit. “Z. Guterres dënon në termat më të…

Lexo më Shumë

Moldavia njoftoi të mërkurën se po dëbonte një numër të konsiderueshëm punonjësish nga ambasada ruse, mes akuzave për spiunazh. “Dyzet e pesë diplomatë dhe personeli teknik duhet të largohen nga vendi”, tha të mërkurën një zëdhënës i ministrisë së Jashtme moldave, duke vendosur një afat deri në “15 gusht”. “Ky vendim vjen pas shumë veprimeve jomiqësore ndaj Moldavisë si dhe përpjekjeve për destabilizim,” tha qeveria në një deklaratë. Të hënën, media molodviane pretendoi se shërbimet sekrete ruse po përgjonin ambasadën në kryeqytetin Kishinau. Presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, foli së fundmi për ndërhyrjet dhe përpjekjet për grusht shtet nga…

Lexo më Shumë

“Kur ke vetëm një synim, e ai është të vijë vetëm në pushtet, pas fitores të zgjedhjeve lokale nga opozita, të rrëmbejë edhe gjithë vendin, të fitojë buxhetin e shtetit dhe të jetë shefi i të gjitha poreve në shoqëri dhe në rrethana të tilla partiake që VMRO-DPMNE i ka manifestuar në të kaluarën si doktrinë unike politike, atëherë BE-ja është qëllimi margjinal”, thotë gazetari Zoran Ivanov në një prononcim për portalin “Frontline”, duke folur për refuzimi i opozitës për të mbështetur miratimin e amendamenteve kushtetuese, e me këtë edhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. “Kjo VMRO-DPMNE hyri…

Lexo më Shumë

Prej ditës së sotme edhe deputetja Merita Koxhaxhiku ka njoftuar se do të veproj si deputete e pavarur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. “Sot, zyrtarisht me shkrim informuam edhe Kryetarin e Kuvendit të RMV-së se do të veprojmë si deputetë të pavarur. Ju ftojmë gjithve pa përjashtim, të bëheni pjesë e Lëvizjes së re në ardhje që të bëheni pjesë e ndryshimit të madh, pjesë e fillimit të ri!”, shkruan Izet Mexhiti.

Lexo më Shumë

Fejzi Hajdari Braktisja apo kalimi i disa individëve ose grupacioneve të caktuara politike nga njëra tek partia tjetër, po shënon atë që shpeshherë në zhvillimet politikë quhet “tërmet politikë” ose siç është bërë sot trendy të quhet “transfere politike” që në të shumtën e rasteve në Maqedoninë e Veriut, shoqërohet me ndërsymje materiale, joshje me lekë apo biznese, punësime, pozita politike ne institucione shtetërore etj. Dukuria e këtillë që po ndodh në spektrin e gjërë të partive shqiptare, po ndiqet me një vëmendje të veçantë edhe nga kancelaritë e përfaqësive diplomatike në Shkup, por, jo pak edhe nga qarqet “sekrete”,…

Lexo më Shumë

Vazhdimi i negociatave me BE-në është interes kombëtar, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. “Me seancën e Komisionit për Çështje Kushtetuese po fillojmë debatin për procesin që do të jetë test i përkushtimit tonë real për reformat, transformimin e shoqërisë në Maqedoni dhe standardin jetësor evropian”, ka shkruar Mariçiq në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, votimi i amendamenteve kushtetuese nga njëra anë nënkupton vazhdimin e përshpejtuar të reformave dhe përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në pakon e re të zgjerimit të BE-së, dhe nga ana tjetër do të thotë fuqizim i karakterit multikulturor të shoqërisë në…

Lexo më Shumë

Xhorxh Kluni DHE XHOHN PRENDERGAST Në ditët që kur Grupi Wagner braktisi marshimin e tij drejt Moskës më 24 qershor, janë shtuar spekulimet se çfarë do të bëhet me kompaninë famëkeqe paraushtarake ruse dhe liderin e saj, Yevgeny Prigozhin. Mes raporteve të presidentit Vladimir Putin që godet fondet e Wagner-it dhe dislokimet e trupave, dhe me statusin dhe vendndodhjen e vetë zotit Prigogine të mbuluar me mister, e ardhmja e grupit – dhe perandorisë së tij të madhe të biznesit – është e paqartë. Ajo që është e qartë është se Wagner ishte një nga iniciativat më të suksesshme të…

Lexo më Shumë

XHABIR DERALLA Si funksionojnë makinat e propagandës? Ata përdorin një sërë metodash të sofistikuara që janë të padukshme për përdoruesin mesatar të mediave sociale. Këto janë operacione masive dhe jashtëzakonisht të shtrenjta, të cilat përfshijnë një sistem kompleks mjetesh për komunikim publik, një rrjet të gjerë korruptiv dhe një aparat për shtrëngim, frikësim dhe – eliminim. Pra, duke pasur parasysh këtë, kur shikojmë se çfarë po bën propaganda në rrjetet sociale, duket si lojë fëmijësh. Megjithatë, kjo nuk është një deklaratë plotësisht e saktë. Ajo që mund të vërehet më lehtë është përdorimi i aftë i (keq)përdorimit të emocioneve dhe…

Lexo më Shumë