Author: IM

Në Maqedoninë e Veriut po përgatitet themelimi i një partie të re shqiptare, ndërsa pritet te konfirmohet përçarja e forcës më të madhe, Bashkimit Demokratik për Integrim. Lajmin e ka konfirmuar në një intervistë për Vizion Plus, nënkryetari i kësaj force politike, Izet Mexhiti, i cili u shpreh se forca e drejtuar nga Ali Ahmeti e ka braktisur çështjen shqiptare. “Në BDI kohën e fundit flitet vetëm për të keq. BDI është e vetmja parti për momentin që u përfshi në listat e zeza amerikane dhe ndërhyrjen në gjyqësi. Po përflitet që do të ketë edhe figura tjera. BDI për…

Lexo më Shumë

Pas gjithë peripecive, punimet me pishinën e mbyllur janë drejt përfundimit për kënaqësinë e madhe të notarëve, vaterpolistëve, të gjithë sportistëve dhe të gjithë qytetarëve të Strugës, njofton në rrjetet sociale deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski. Në pishinën e mbyllur në Strugë, e cila për 15 vite ishte gërmadhë dhe deponi, janë duke u zhvilluar punimet e fundit ndërtimore dhe së shpejti pritet t’u dorëzohet sportistëve dhe qytetarëve strugan. Agjencia për Rini dhe Sport ndërmori iniciativën për restaurimin e pishinës së mbyllur dy vite më parë, pasi kompania fituese e më parë tenderin për shkak të problemeve financiare dhe pandemisë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Borjan Jovanovski “Kribe thotë në bisedën tonë telefonike për NOVA-n se kjo pritet të ndodhë sepse më pas vijojnë zgjedhjet evropiane të vitit 2024, të cilat sjellin edhe rrezikun e forcimit të partive politike populiste dhe të ekstremit të djathtë”. “Do të ishte e nevojshme që ne si shtet dhe shoqëri të përfshihemi në atë debat së bashku me të gjithë të tjerët nga rajoni në mënyrë që të bëhemi më të zëshëm dhe më të dukshëm. BE-ja në Ballkan bëri shumë gabime që rezultuan me pasoja të shumta kudo në rajon. Maqedonia është një histori e veçantë”. Një…

Lexo më Shumë

Shkruan: Bekim Qoku Qeveria LSDMV/ASH/PDSH, qeveri e mbajtur në këmbë nga 30 deputetë shqiptarë, vazhdon me Ballkanin e Hapur. Në Maqedoninë e Veriut është bërë traditë që, një ngjarje do të mediatizohet deri në skandal vetëm atëherë kur atë e mbulojnë mediat dhe gazetarët maqedonas. Do të thotë, sa herë që diçka ka të bëjë me Serbinë, kjo gjë harrohet shpejtë. Përndryshe, po përsëris për të satën herë tani, Ballkani i Hapur është projekt, para se gjithash, për ta afruar sistematikisht dhe institucionalisht Maqedoninë e Veriut me Serbinë hegjemoniste. Me sa duket, politikës shqiptare të MV kjo gjë nuk bën…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhabir DERALLA, “Civil” – Qendra për Liri Për dy ditë të gjata, heshtje e plotë si e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe të Qeverisë, pas njoftimit të administratës amerikane se drejtori i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në “listën e zezë”. Sipas SHBA-së, shefi i inteligjencës serbe po i ofronte Rusisë “një platformë për ndikim të mëtejshëm keqdashës në rajon”; të përfshirë në krimin e organizuar transnacional. Për të kujtuar, kreu i BIA-s, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Vuçiqit, u vu nën sanksionet e SHBA-vr më 11 korrik, në përputhje me…

Lexo më Shumë

Vrasja e djeshme në Halkidiki të Orhan Bajramit, i njohur me nofkën Oki është paralajmëruar në rrjetin social Tik-Tok, një ditë më parë. Profili në të cilin është paralajmëruar likuidimi tani më nuk ekziston. Në të njëjtin profil, më tepër se një vit janë paralajmëruar edhe tjera likuidime, shkruan portali 4news.mk Në publikimin për rastin Oki ka shkruar se ai është në listë për likuidim dhe më pas se puna është kryer. Për momentin nuk dihet se kush pas profilit dhe nëse ai ka lidhje direkte me vrasjen në Anioti. Mediumet greke mbrëmë publikuan se sipas njohurive të para, bëhet…

Lexo më Shumë

Ushtria e Kosovës është pajisur me dronë Bayraktar të blerë nga Turqia. Kështu ka konfirmuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka prezantuar disa prej tyre. “Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare”, ka pohuar Kurti. Kryeministri tutje ka thënë që bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari, dhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, kanë përgëzuar…

Lexo më Shumë

CIVIL dënon ashpër vandalizmin dhe manipulimet që i shkakton provokimi i fundit, jashtëzakonisht tinëzar i mbështetur publikisht nga e Levica, i cili u krye nga të vetëquajturit “rini e kuqe”. Në Çair, anëtarët e Levicës dje (12 korrik 2023), para kamerave të tyre vandalizuan tabelën e re me mbishkrimin “Parku i Ukrainës”, e cila u promovua një muaj më parë me iniciativën e Komunës së Çairit. , në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës, me mbështetjen e CIVIL, grupeve dhe organizatave të tjera qytetare dhe humanitare. Ky akt është një simbol i solidaritetit me popullin ukrainas në luftën e tyre për…

Lexo më Shumë

Ku ishte Maqedonia e Veriut ndërsa gjeostrategjia e re në Evropë po përvijohej në Samitin e NATO-s në Vilnius dhe kur po bëheshin planet për të ripozicionuar Aleancën në lidhje me çështjet e sigurisë globale? Në tryezën e strategëve të NATO-s dhe në tryezën e liderëve politikë ku debatoi dhe dha zërin e tij po aq të rëndësishëm sa zëri i 31 vendeve të tjera anëtare. Zoran BOJAROVSKI Samiti i NATO-s në Vilnius të Lituanisë është historik, por jo vetëm për shkak të marrëveshjes së Turqisë për të mos qenë më pengesë për anëtarësimin e Suedisë në Aleancën e Atlantikut…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar në lidhje me kërkesën për mbylljen e televizionit Alsat-M, duke e vlerësuar si një kërkesë të paargumentuar. “Nismat anonime dhe të paargumentuara për marrjen e lejes për emitim nga ASHMAA, mund të llogariten si shtypje për radiodifuzerët. Të brengosur e ndjekim lajmin e kolegëve, në të cilën thuhet që një anonim nga ASHMAA kërkoi t’i merret koncensioni televizionit Alsat-M”, deklarojnë nga SHGM-ja. Kjo shoqatë kërkoi nga anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale që të veprojnë me kujdes në raste të tilla ku bëhet fjalë për presion nga gazetarëve.…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në një intervistë ekskluzive për CIVIL Media nga samiti i NATO-s në Vilnius, e pyetur se çfarë do të jetë e rëndësishme për vendin tonë në raport me Samitin, veçanërisht duke pasur parasysh se rajoni po përballet me rreziqe serioze të sigurisë, se është me të vërtetë e nevojshme rritja e investimeve në mbrojtje si një përgjigje adekuate ndaj të gjitha rreziqeve me të cilat përballemi si në nivel kombëtar ashtu edhe si anëtarë të Aleancës, është përgjigjur ajo. Ne e dimë se deri në vitin 2018, shifrat zyrtare të buxhetit të mbrojtjes konfirmojnë se…

Lexo më Shumë

Në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris sot zyrtarisht do të hapet ekspozita “Substrate”, si pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur, i cili është projekt i përbashkët i tre artistëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në hapje të ekspozitës, kuratorja Klaudija Petzold, themeluese e “Curating Evolution”, do t’i drejtohet të pranishmëve, nënkryetares së Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Ministres së Kulturës Maja Gojkovic, si dhe Ministrave të Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Elva Margariti, njoftuan nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë. Ekspozita “Substrate” studion aspekte të trashëgimisë kulturore dhe…

Lexo më Shumë