Author: IM

Në partinë politike “Alternativa” gjendja strukturore është para një kolapsi të madh në aspekt të shtrirjes së saj strukturore që nga Likova e deri në Manastir. Pas publikimit të 42 nënshkrimeve nga ana e kuvendit të degës së Tetovës ku unanimisht strukturat vendosën që Dritan Bexheti të mbetet kryetar dege në Tetovë, informacionet jozyrtare brenda partisë Alternativa thonë se edhe në disa degë së shpejti pritet publikisht të shfaqet revolta dhe pakënaqësitë brenda strukturore. Jozyrtarisht, mësojmë që pas degës së Tetovës, brenda kësaj jave së paku edhe 5 degë tjera në nivel republikan do t’i shuajnë aktivitetet e tyre partiake…

Lexo më Shumë

Shkruan Nenad JOVANOVIÇ Të djathtët përdorin gjithmonë krizat, pra përdorin “populizmin për të krijuar humor të keq tek votuesit”. Në përkthim: Mickoski i përdor ndryshimet kushtetuese vetëm për të nxitur një krizë imagjinare dhe joreale, me sjellje të tilla krijon emocione negative tek qytetarët, duke tentuar vetëm të nxjerrë vota. Dhe asgjë më shumë. Vera është në lulëzim të plotë, njerëzit ose shkojnë ose kthehen nga pushimet. Vogëlushi im, pas katër vitesh që nuk pushoi, arriti të dilte në det. Me disa teprime të vogla (shkoj në një klinikë në Selanik dhe mbrapa) për shkak të problemeve të mia personale…

Lexo më Shumë

ZORAN IVANOV Jo të gjithë, por shumica e televizioneve kombëtare maqedonase më me ndikim u tronditën që vendi NUK duhet t’i nisë negociatat me BE-në në këto rrethana “bullgare” dhe, mirë, iniciativa e qeverisë për ta realizuar atë do të shembet, dhe ndoshta do të ndodhë, kështu që kryeredaktorët dhe redaktorët do të bërtasin me admirim se “misioni” i tyre ia doli dhe …, dhe asgjë, një vit, dy, jo dy, do të jetë shumë. kohë, maksimumi vetëm një vit, që ta dijë se me qëndrimet e tyre aktuale mediatike dhe politikat editoriale, me dije apo pa vetëdije, me dëshirë…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, mëngjesin e sotëm është sulmuar verbalisht nga një qytetar i revoltuar, i cili e ka ofenduar dhe kërcënuar drejtpërdrejt në hapësirat e komunës, mëson 24 Info, përcjell Almakos. Situata ishte në prag të dhunës fizike, por të pranishmit arritën të parandalonin përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje. Se ka ndodhur ky incident është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku thonë se pas një denoncimi, në godinën e bashkisë kanë arritur efektivë e policisë, por ndërkohë personi është larguar nga ambientet e komunës.

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka falënderuar Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëngjitjes së Maqedonisë së Veriut me Deklaratën e grupit G7. “I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut që iu bashkua Deklaratës së grupit G7 në mbështetje të garancive të sigurisë për Ukrainën dhe u bë vendi i 15-të që e bën këtë. I vlerësoj përpjekjet personale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për të forcuar partneritetin e vendeve tona, Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut”, shkroi Zelenski në Twitter, përcjell Indeks.mk Ndryshe, koalicioni i vendeve të G7 ka iniciuar një kornizë Deklaratë afatgjatë të sigurisë…

Lexo më Shumë

Kryetari i degës së Alternativës në Tetovës, Dritan Bexheti, i cili në fakt javë më parë është shkarkuar nga kryesia e partisë, për TV21 pohon se i ka 42 kuvendarë të nënshkruar të cilët e kanë zgjedhur atë. Thotë se listën me nënshkrime kuvendarësh e ka dorëzuar në parti dhe pret nga Kryesia e Alternativës  të kërkojë falje veprimet e ndërmarra. “Do i dorëzojmë nënshkrime pasi që çdo të hënë mbahet mbledhja e ngushtë e partisë, ata do i shqyrtojnë, pastaj le të mbajnë mbledhje me kryesin e ngushtë që na sollën vendim në na shkarkojnë pasi që akoma nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Mehmet Kemal Bozay, transmeton Anadolu. Kurti së bashku me shefin e stafit, Luan Dalipi dhe zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu mirëpriti Bozayin, i cili po shoqërohej nga ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe këshilltari i Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Sabri Demiri. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u konfirmua përkushtimi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve tashmë shumë të mira ndërmjet dy shteteve. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes në çdo fazë të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, njoftojnë nga MPJ. “Në takim u bisedua për bashkëpunimin në kuadër të Dialogut Strategjik, me ç’rast Osmani shprehu mirënjohje për mjetet shtesë në vlerë prej 4.276.000 dollarësh amerikanë të dedikuara për sundimin e së drejtës dhe zbatimin e ligjeve, të cilat ShBA-të i ofrojnë që nga viti 2012. Me SHBA-në si partnerin tonë të rëndësishëm strategjik, vazhdojmë të punojmë së bashku dhe me përkushtim për t’i përshpejtuar proceset reformuese në vend, kështu që e vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme amerikane…

Lexo më Shumë

Seanca plenare e Parlamentit për ndryshimet kushtetuese, e cila duhet të nisë të premten, sipas ekspertëve, mund të zgjasë deri në përfundimin e kësaj përbërje parlamentare. Sipas tyre, ka një zbrazëti në Rregulloren e Kuvendit, e cila nuk parasheh se kur mund të mbyllet faza e dytë – debati parlamentar. “Procedura për ndryshimin e Kushtetutës përbëhet nga pesë faza. Faza e dytë, pra marrja e vendimit për aderim në amendamentin e kushtetutës, është caktuar për 18 gusht dhe në këtë fazë debati parlamentar zgjat maksimumi 10 ditë pune. Mirëpo, ndryshe nga disa faza të tjera të kësaj procedure, për këtë…

Lexo më Shumë

Laboratori i Raportimit Investigativ (IRL) ndriçoi shumë të panjohura, por edhe të njohura, që ndërlidhen me djegien e spitalit modular të Tetovës, me ç’rast u dogjën për së gjalli 14 pacientë. Kjo ngjarje me përmasa tragjike nuk e pati epilogun e natyrshëm, sepse askush nuk e mori dënimin e merituar. Nuk u dënua askush, sepse shteti është kapur nga ata që nuk kanë asnjë grimcë ndërgjegje, sepse shteti është kapur nga të paprekshmit, të cilët edhe drejtësinë e trajtojnë si pronë të tyre dhe dënohen vetëm ata që janë pa “muskuj”. Komprometimi i gjyqësorit tashmë është vërtetuar edhe përmes anketave…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Që të mos del se, për cilëndo arsye, u shmangem pyetjeve të gazetarëve lidhur me vizitën e Kryeministrit të Kosovës në Tetovë e Shkup, ta them shkurt e qartë: ajo nuk shpërfaqi asgjë të re që nuk dihet dhe nuk është ndonjë fenomen i ri të cilin është duke e promovuar Albin Kurti. Kjo vizitë është në vazhdën e ‘traditës’ politike që Tirana e Prishtina zyrtare të kenë ‘filialet’ e veta politike në Maqedoni, e madje të bëjnë garë se cila nga ato ka më shumë ndikim te shqiptarët e këtushëm. Andaj edhe ka ndodhur që, kur…

Lexo më Shumë