Author: Adijat

Analisti Petrit Saraçini, në emisionin e sontëm “Rruga Drejt” shtroi dilema se edhe platforma e përbashkët e partive shqiptare është inicuar nga BDI me qëllime destruktive dhe është pjesë e lojrave të kësaj partie. Ai pyeti BDI-në se përse këtë platformë nuk e parashtroi në bisedimet e liderëve në Përzhino, nëse vërtetë dëshironte realizimin e atyre pikave. “Përse kjo platformë nuk u shtrua në takimet në Përzhino? Kemi shumë dëshmi të diplomatëve ndërkoimbëtarë se partitë shqiptare në Përzhino nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë platformë. Pastaj përse BDI nuk i përmbylli këto pika në vitin 2004 kur ishte përcaktuar…

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes BESA, Billall Kasami tha se duhet të ketë komunikimi të liderëve të shumicës, pra ato që e përbëjnë shumicën prej 67 deputetësh dhe në ato komunikime të bëhet strategji se si të zhbllokohet kuvendi. “Mendoj se para se të mendohet për takim liderësh, duhet të ketë më shumë takime të atyre që e përbëjnë këtë shumicë”, tha Kasami në emisionin Faktor24. Sipas tij Zaev me urgjencë duhet të thirr takim të kryetarëve që e përbëjnë këtë shumicë, dhe të kërkohet zgjidhje në kuadër të kësaj shumice.

Lexo më Shumë

Në adresë të Gjykatës Kushtetuese ka arritur një iniciativë për anulimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe shpalljen e tyre si antikushtetuese. Sipas disa informacioneve një veprim i tillë është arma e fundit e VMRO-së për të mos humbur pushtetin, ndërsa ka mbështetjen edhe të BDI-së. Nëse Gjykata Kushtetuese shpallë zgjedhjet e 11 dhjetorit si të pavlefshme, atëherë rikthehet qeveria e vjetër me legjitimet të plotë deri në përfundimin e mandatit, dhe me këtë, flitet se mund të rikthehen edhe ministrat e vjetër. Atëherë në mënyrë automatike kryetari i Kuvendit, Trajko Velanovski do të shpall zgjedhjet lokale, ndërsa nuk përjashtohet…

Lexo më Shumë

Ende nuk ka një vendim për thirrjen e seancës në të cilën shumica e re parlamentare do të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit, Talat Xhaferi. Pengesë për këtë siç mësohet nga burime partiake është vetë partia e Xhaferit, BDI. Nga kjo parti ende nuk i japin dritë jeshile LSDM-së që të ndërmerr veprime për debllokimin e Kuvendit. Arsyetimi zyrtarë është se ka rrezik për destabilizim të vendit, ndërsa përveç kësaj BDI insiston që Zaev të pranojë bisedime të reja me Gruevskin.

Lexo më Shumë

Husrev Emin, kryetar i Shoqatave joqeveritare turke në Maqedoni (MATUSITEB), gjatë pjesmarrjes në emisionin Arena ku debatohet për referendumin e fundit në Turqi, hodhi poshtë vlerësimet për ngulfatje të drejtësisë. Ai tha se me këtë referendum janë anuluar gjykatat ushtarake të cilat gjatë gjithë historisë kanë mbështetur komplote dhe puçe të ndryshme dhe kanë shkaktuar rreziqe dhe frikë tek qytetarët. Nga ana tjetër, Emin tha se me sistemin e ri në Turqi janë forcuar gjykatat civile të cilat do të kenë më shumë pavarësisë së më parë. “Në Republikën e Turqisë siç dihet si në gjithë pushtetet tjera kemi pushtetin…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër deklaratave të fundit të kryetarit dhe funsionarëve të BDI-së, se presidenti Gjorgji Ivanov nuk ka të drejtë të mbajë peng shtetin dhe institucionet, ishte pikërisht kreu i kësaj partie që e legjitimuan këtë veprim të Ivanovit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, jo vetëm që reteroi nga deklaratat se nuk e njeh si presidne dhe më pas shtrëngoi duart me Ivanovin, por ai edhe legjitimoi atë për vendimet e sotme duke thënë se aij ja ka dorëzuar çelësin për formimin e Qeverisë së ardhëshme. Këtë Ahmeti e konfirmoi personalisht në deklaratën të cilën mund ta ndiqni në videon…

Lexo më Shumë

Në lidhje me spekulimet për afërsinë me VMRO-DPMNE, Bilall Kasami u përgjigj shkurt duke thënë se me këtë lidership të VMRO-së, një kohë të gjatë nuk do të ketë takime e as bashkëpunim me VMRO-në. Sa i përket pjesëmarrjes së BESËS në Qeverinë e ardhshme ai tha se BESA është e gatshme të kontribuoj por jo me figura të cilat kanë qenë pjesë e qeverisë së kaluar. “Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për procesin, në momentin që Zaev do të marr mandatin jemi të gatshëm të bashkëpunojmë nëse ai vlerëson se BESA duhet të jepte pjesë e Qeverisë së…

Lexo më Shumë

Bilall Kasami tha se situata në vend është e komplikuar, por vlerëson se VMRO-DPMNE në këtë rast bën një blof, se sa në të vërtet ka potencial për të bërë diçka. “LSDM si duket po bie pre e këtyre provokimeve dhe nuk po merr guximin për të bërë diçka për qytetarët. Dita ditës si duket po humbet edhe shpresa tek qytetarët se ata mund të bëjnë diçka dhe të dërgojnë në histori këtë diktaturë. Mendoj se është moment i fundit që LSDM të merr hapa më të guximshme”, tha Kasami në emisionin Zig Zag në TV ART. Kasami tha se…

Lexo më Shumë

Ja ku shkon Ahmeti dhe kush e zë vendin e tij Gjithnjë e më të shumtë janë zërat se Ahmeti së shpejti do të largohet nga posti i kryetarit të BDI-së. Madje, sipas disa informacioneve pas largimit, Ahmeti do të merr postin- kryetar i “Këshillit i të urtëve”. Në opinion tani më kanë filluar të qarkullojnë edhe zërat se kush do të zëvendësoj Ahmeti pas largimit të tij. Teuta Arifi deri kohë më parë është parë si favorite, por kohën e fundit, është Nevzat Bejta ai i cili ka më tepër përkrahje për të zëvendësuar Ahmetin. Madje edhe anketa e…

Lexo më Shumë

“LSDM duhet të ndërmerr hapa dhe ne se bashku me Aleancën duhet ta ndjekim atë”. Kështu ka deklaruar kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, duke kritikuar në një mënyrë indirekte BDI-në, e cila po nguron të ndjek hapat e LSDM-së, në drejtim të zhbllokimit të punës së Kuvendit dhe formimit të Qeverisë. Sipas Mexhiti BDI duhet të jetë më e vendosur në këtë drejtim dhe mos të luhatë. Megjithatë në teren gjërat nuk qëndrojnë ashtu. Siç është bërë e ditur gjatë ditës së sotme ka pasur një tentim nga ana e deputetëve të LSDM-së që të zgjedhin kryetarin e…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen partiake që po mbahet këto momente shqyrton tërheqjen e të gjithë ministrave dhe thirrjen e takimit të liderëve me qëllim të daljes nga kriza, mëson Tetova1 nga burime partiake. Në këtë mënyrë do të kemi zgjidhjen e ngërçit politik në vend duke u shkatërruar edhe qeveria teknike me në krye Emil Dimitrievin nga VMRO-DPMNE-ja.

Lexo më Shumë

Pse gjatë çdo ndërrimi të pushtetit tronditjet më të mëdha i përjeton biznesi? Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se te kompanitë me rritje të shpejtë të cilat i kanë fituar gati të gjithë tenderët në vitet e kaluara, ka ndryshime në raport me ndërrimeve të strukturave pronësore ose transferim të kapitalit. Ekspertët thonë se reaksionet e këtilla janë të nxitura nga frika se ndërrimi i pushtetit mund të ketë pasoja ndaj tyre, prandaj pronarët të cilët e kanë fituar kapitalin e tyre jo përmes favorizimit të tregut ose në mënyrën e paligjshme dëshirojnë të lirohen nga bizneset e tyre dhe i…

Lexo më Shumë