Husrev Emin, kryetar i Shoqatave joqeveritare turke në Maqedoni (MATUSITEB), gjatë pjesmarrjes në emisionin Arena ku debatohet për referendumin e fundit në Turqi, hodhi poshtë vlerësimet për ngulfatje të drejtësisë. Ai tha se me këtë referendum janë anuluar gjykatat ushtarake të cilat gjatë gjithë historisë kanë mbështetur komplote dhe puçe të ndryshme dhe kanë shkaktuar rreziqe dhe frikë tek qytetarët. Nga ana tjetër, Emin tha se me sistemin e ri në Turqi janë forcuar gjykatat civile të cilat do të kenë më shumë pavarësisë së më parë. “Në Republikën e Turqisë siç dihet si në gjithë pushtetet tjera kemi pushtetin ekzekutes, ligjvënës dhe gjyqësorin që janë të pavarur. Duke filluar nga këtu në sistemin gjyqësor nuk kemi ndryshime të mëdha, nuk është prek pavarësia e gjykatave dhe veçanërisht pas grusht shtetit janë anuluar gjykatat ushtarake që mund të zbatohen në raste të veçanta. Në veçanti gjykatësit, prokurorët dhe këshilli i lartë i gjykatësve dhe prokurorëve, do të rritet autoriteti dhe pavarësia e tyre dhe do të kenë një rol edhe më të rëndësishëm. Rreziku i militarizmit ka qenë një rrezik për shoqërinë dher gjykatat ushtarake e kanë përkrah këtë rrezik dhe me anulimin e gjykatave ushtarake do të kemi gjykata civile”, tha Husrev Emin, kryetar i Shoqatave joqeveritare turke në Maqedoni (MATUSITEB).
Data 26.10.2026
Aktuale
- Në 14 qendra në nivel republikan OKH “Merhamet” fillojnë me kurset falas të gjuhës turke
- Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027
- Analiza/ Si e mposhtën studentët një autokrat
- (VIDEO) Nga e enjtja letërnjoftimet dhe patentat në telefon
- Alarm i verdhë në Maqedoninë e Veriut, erëra mbi 50 km/h!
- Rikthimi i Ligjit për Specialen: Çfarë do të ndodhë në Kuvend?
- Nesër kufizime në komunikacionin në qendër të Shkupit për vizitën e Albulena Haxhiut
- Albert Sylaj në kërkim: A është ai përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt?

