Analisti Petrit Saraçini, në emisionin e sontëm “Rruga Drejt” shtroi dilema se edhe platforma e përbashkët e partive shqiptare është inicuar nga BDI me qëllime destruktive dhe është pjesë e lojrave të kësaj partie. Ai pyeti BDI-në se përse këtë platformë nuk e parashtroi në bisedimet e liderëve në Përzhino, nëse vërtetë dëshironte realizimin e atyre pikave. “Përse kjo platformë nuk u shtrua në takimet në Përzhino? Kemi shumë dëshmi të diplomatëve ndërkoimbëtarë se partitë shqiptare në Përzhino nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë platformë. Pastaj përse BDI nuk i përmbylli këto pika në vitin 2004 kur ishte përcaktuar në Marrëveshjen e Ohrit. Kjo shtrohet në një kohë kur nuk kanë 81 deputet që të mund të miratohen ato pika. Përse në një formë të këtillë shtrohen tani kur jemi në një kolaps dhe kemi kriminel të cilët i kërkon drejtësia?”, tha Saraçini.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Në 14 qendra në nivel republikan OKH “Merhamet” fillojnë me kurset falas të gjuhës turke
- Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027
- Analiza/ Si e mposhtën studentët një autokrat
- (VIDEO) Nga e enjtja letërnjoftimet dhe patentat në telefon
- Alarm i verdhë në Maqedoninë e Veriut, erëra mbi 50 km/h!
- Rikthimi i Ligjit për Specialen: Çfarë do të ndodhë në Kuvend?
- Nesër kufizime në komunikacionin në qendër të Shkupit për vizitën e Albulena Haxhiut
- Albert Sylaj në kërkim: A është ai përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt?


