Në lidhje me spekulimet për afërsinë me VMRO-DPMNE, Bilall Kasami u përgjigj shkurt duke thënë se me këtë lidership të VMRO-së, një kohë të gjatë nuk do të ketë takime e as bashkëpunim me VMRO-në. Sa i përket pjesëmarrjes së BESËS në Qeverinë e ardhshme ai tha se BESA është e gatshme të kontribuoj por jo me figura të cilat kanë qenë pjesë e qeverisë së kaluar. “Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për procesin, në momentin që Zaev do të marr mandatin jemi të gatshëm të bashkëpunojmë nëse ai vlerëson se BESA duhet të jepte pjesë e Qeverisë së re reformatore”, tha Kasami. Kasami tha se një Qeveri reformuese dhe reformat në përgjithësi nuk nisin me një ish ministër të Nikolla Gruevksit. “Nëse ata duan të ketë një qeveri reformatore dhe BESA të jepë e pjesë e saj, atëherë duhet të ulemi seriozisht për të formuar një qeveri të tillë”, tha Kasami.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Në 14 qendra në nivel republikan OKH “Merhamet” fillojnë me kurset falas të gjuhës turke
- Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027
- Analiza/ Si e mposhtën studentët një autokrat
- (VIDEO) Nga e enjtja letërnjoftimet dhe patentat në telefon
- Alarm i verdhë në Maqedoninë e Veriut, erëra mbi 50 km/h!
- Rikthimi i Ligjit për Specialen: Çfarë do të ndodhë në Kuvend?
- Nesër kufizime në komunikacionin në qendër të Shkupit për vizitën e Albulena Haxhiut
- Albert Sylaj në kërkim: A është ai përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt?


