Author: Adijat

“Maqedonia është e gatshme për tu përballur me një valë të re të refugjateve” theksoi ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu në konferencën regjionale për gadishmërinë e vendit për tu përballur me valën e re evntuale të refugjatëve. Duke komentuar deklaratën e ditëve të fundit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Nuhiu theksoi se në rast se Turqia vendos të lishojë refugjatë që gjinden në kufitin turko – sirian, Maqedonia do të ndihmohet nga vendet aleate të Evropës dhe në koordinim me ato do të reagojë ndaj krizës. Nga sektori civil theksojnë për TV21 se gjatë valës së…

Lexo më Shumë

LSDM-ja paralajmëron rishikim të të dhënave të publikuara të Ministrisë së Financave dhe Entit Shtetëror për Statistikë për të gjithë treguesit ekonomik, me të cilët, siç theksojnë në kumtesën e sotme, bëhet përpjekje të mbulohen rezultatet katastrofale në ekonomi. “Ministria e Financave tregon ulje të borxhit publik dhe shtetëror në numra relativ, duke iu referuar të dhënave joreale që dukshëm në mënyrë artificiale i konstrukton Enti Shtetëror për Statistikë i kontrolluar”, qëndron në kumtesë. Shtojnë se Enti Shtetëror për Statistikë do të duhet të sqarojë si është e mundur në kushte të rritjes ekonomike reale prej 2,4 për qind dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke vepruar për veprën penale të parashtruar nga Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz – njësitit për trafikim të palejuar pranë SPB, ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër F.I (50), S.F (50) dhe M.A (47), për shkak ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorëve”. Nga PTHRM njoftuan se dje deri te gjykatësi në procedurë paraprake është parashtruar edhe propozim për caktimin e masës paraburgim kundër të…

Lexo më Shumë

Sanksionet si një opsion edukues nga Bashkimi Evropian për parti dhe individ në vend, janë gjithnjë e më të zëshme. Në atë drejtim është edhe deklarata e fundit e eurodeputetit Ivo Vajgël gjatë vizitës në Shkup ku tha se rëndesa e rrjedhës polemizuese e situatës gjithnjë po lëviz në drejtim të konfliktit ndëretnik, transmeton Tetova1. Vane Cvetanov ish drejtor i Drejtorisë për zbulim financiar dhe kryetar i shoqatës Lopata e gjelbër sqaroi se çka nënkuptojnë llojet e sanksioneve që po përfliten për individ dhe parti në Maqedoni. “Nën sanksione për individ nënkuptohet ndalesë për hyrje në shtetet e BE-së, gjegjësisht…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 18 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme…

Lexo më Shumë

Prof dr. Afrim Osmani – ambientalist Me 22 mars u shënua Dita Botërore e Ujit, në të cilën, për fat të keq, shumë vende po përballen me mungesë të madhe të ujit dhe pamundësinë për t’i përmbushur nevojat kryesore të njeriut. Në 22 dhjetor të vitit 1992, me rezolutën A/RES/47/193, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që 22 marsin e çdo viti ta deklarojë si Ditën Botërore të Ujit, konform Agjendës 21 të konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin. Në këtë ditë ftohen shtete të ndryshme për të kontribuar në nivel lokal (kombëtar), me qëllim…

Lexo më Shumë

Kryeredaktori i Televizionit të afërt me partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE-në “Sitel”, Dragan Pavlloviq Llatas, është i dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike se ka fshehur tatim ndaj shtetit duke dhënë paraqitje të rrejshme, njofton Portalb.mk. “Personi fizik pronar i ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center” është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe personat juridik t’u ikin tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve, ka dorëzuar të dhëna të rrejshme. Persona juridik e kanë dëmtuar për 121 mijë euro, ndërkaq personi fizik për 63 mijë euro”, tha prokurorja Fatime Fetai,…

Lexo më Shumë

Kryeministri aktual i Maqedonisë, Emil Dimitriev, mbrëmë në televizionin Sitell, ka kritikuar PSP-në, duke thënë se ky institucion është kthyer në një shërbetor fanatik të opozitës, i cili po vepron kundër të gjithëve që nuk mendojnë në atë mënyrë, trasmeton Gazeta Express. Ai po ashtu ka thënë se PSP si institucion vetë e ka kontestuar kredibilitetin e vet, pasi që është bërë mjet për larjen e hesapeve mes partive politike. Dimitriev, gjithashtu ka shtuar se PSP ka vendosur standard të dyfishtë sa i përket pagës së lartë.

Lexo më Shumë

Një i dënuar ka humbur sot jetën në spitalin e burgut në kryeqytet ku ishte shtruar prej disa kohësh për shkak të problemeve me shëndetin. Viktima është Zef Kola, i dënuar me 22 vite burg me akuzën e vrasjes. Mësohet se Kola vuante prej disa kohësh nga tromboza. Ndërkohë burime nga policia sqarojnëaa se kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat humbi jetën Zef Kola.

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dje mori pjesë në takimin e koalicionit për luftë kundër Shtetit islamik në Irak dhe Siri, që u mbajt në Uashington. Nikoqir i takimit të aleancës kundër ISIS ishte sekterari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson, me ç’rast në margjina të samitit Poposki e pati edhe takimin e parë me shefin e ri të diplomacisë amerikane. “Në këtë konferencë konkludohet se pjesa ushtarake është para përfundimit të vet në Siri dhe Irak kundër Shtetit islamik, por të gjithë besojnë se kjo është pjesa më e lehtë e detyrës. Më e rënda…

Lexo më Shumë

Në Telekomin e Maqedonisë është në vijim procedura për përzgjedhje dhe emërim të kryetarit të ri kryesor ekzekutiv, Andreas Maierhofer, i cili është në këtë funksion nga viti 2014, largohet nga kompania dhe është emëruar për drejtor të ri të përgjithshëm të T-Mobile Poloni, nga 1 prilli i këtij viti. Nga Telekomi i Maqedonisë sot kumtuan se Maierhofer do ta udhëheqë kompaninë deri më 1 maj të këtij viti, kur duhet të zgjidhet zëvendësi i tij. Ai do të mbetet anëtar joekzekutiv i Këshillit të drejtorëve të Telekomit të Makedonisë.

Lexo më Shumë

Nuk ka progres në takimin e sotëm koordinues të përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, në të cilin duheshe të vërtetohet propozimi për kryetar të Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Vazhdimi i koordinimit që mbahet prapa dyerve të mbyllura, sipas informacioneve nga shërbimet kuvendore është paralajmëruar për në ora 15:30. Në koordinimin e djeshëm përfaqësuesit e grupeve parlamentare e kanë kontraktuar numrin e anëtarëve, me të cilët do të përfaqësohen në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Konform marrëvshjes, VMRO-DPME do të ketë gjashtë anëtarë, LSDM-ja pesë, BDI-ja dhe BESA të përfaqësohen me nga një…

Lexo më Shumë