VMRO-DPMNE opozitare akuzon se Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë dhe njeriu i tij i parë, Dragi Rashkovski punojnë në mënyrë joligjore. Sipas Zekir Ramçilloviq, anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së, Rashkovski shkarkon në mënyrë joligjore dhe vendosë në pjesën më të madhe kuadro partiake jokompetentë dhe të paaftë. “Të gjitha këto vendime janë kontestuese. Të gjitha këto vendime do të biejnë kur gjykatat dhe institucionet kompetente do të inkurajohen dhe nuk do të gjunjëzohen ndaj presioneve të LSD-së, përkatësisht kur do të fillojnë të veprojnë vetëm sipas ligjit”, tha Ramçilloviq në konferencë për shtyp. Ai pohon se Rashkovski e ka angazhuar…
Author: Adijat
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u realizua takim i dytë koordinues me të gjithë institucionet përkatëse, organizatat dhe shoqatat si dhe me grupin e punës në lidhje me Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit. Takimin, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë e ka hapur ministri Bilen Saliji, ndërsa kryetarja e grupit punues profesoresha Ana Pavllovska Daneva, shkurt e prezantoi Draft-Strategjinë për reformat e sistemit gjyqësorë paraprakisht e dërguar deri te pjesëmarrësit. Në këtë rast, ajo ka theksuar se janë marrë parasysh vërejtjet dhe propozimet e tyre të dërguara në fazën përgatitore. Një pjesë e këtyre vërejtjeve јanë të shënuara në…
Qeveria në seancën e sotme e miratoi Propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, me ç’ka i jepet mundësi për legalizimin e objekteve pa leje. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në konferencë për shtyp të Qeverisë informoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve pas analizës së kryer në terren kontaktit të drejtpërdrejtë me palët e përfshira konfirmoi se në Republikën e Maqedonisë deri tani përqindja e ndërtesave pa leje të legalizuara është në nivel rreth 40 ose rreth 186.000 objekte të cilat janë legalizuar…
Komuna Aerodrom akuzon qeverinë se pengon ndërtimin e kopshtit të ri “Bumbara” në Novo Lisiçe. Nga komuna thonë se më shumë se një muaj qeveria refuzon ta vendosë në rend dite pikën për ndarjen e tokës në të cilën do të ndërtohet kjo çerdhe. “Me shtyrjen e pikës për miratimin e tokës në të cilën duhet të ndërtohet çerdhja bashkëkohore, qeveria bën pengesa direkte mbi punën e Komunës Aerodrom. Komuna është e gatshme për fillimin e aktiviteteve ndërtimore për çerdhen e re për më shumë se 250 fëmijë, për të cilën janë siguruar mjete prej 30 milionë denarë”, thonë nga…
– Në Ministrinë e Financave veçmë po përgatitet buxheti për vitin e ardhshëm. Sipas ministrit Dragan Tevdovski në vitin 2018 pritet rritje më e lartë ekonomike nga sivjet. “Tanimë punojmë në përgatitjen e buxhetit për vitin 2018. I presim qarkullimet buxhetore të të gjithë shfrytëzuesve buxhetorë dhe pastaj do të hyjmë në serinë e takimeve në të cilat do t’i shohim nevojat dhe pikëpamjet e tyre. Për momentin punojmë edhe në saktësimin e projeksioneve makroekonomike. Është shumë e rëndësishme që në vitin 2018 mund të pritet rritje dukshëm më e lartë ekonomike nga ky vit, ndërsa në pikëpamje të deficiti…
Athina zyrtare i mban në nivel të ulët pritjet nga vizita e ministrit të Punëve të Jashtme Nikos Koxias në Shkup i cili megjithatë tani për tani, nuk zbulon kurrfarë detaje për bisedimet që i zhvillon gjatë vizitës së tij kthyese, shkruan “To Vima”. Sipas informacioneve të gazetës, Athina “do të tentojë të mbahet në linjën e mesme, ku nga njëra anë, nuk do të lejojë që autoritetet e Maqedonisë ta monopolizojnë konstruktivitetin e saj dhe nga ana tjetër, do të tregojë se ende nuk janë krijuar kushte për zgjidhje të shpejtë për çështjen e emrit”. “To Vima”, si dhe…
– Ministria e Kulturës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë kroate të Kulturës sot në BE Infoqendrën në Shkup organizon Info Ditë dhe seminar për programin Evropa Krijuese (Kulturës) – Projekte për bashkëpunim. Operatorët e kulturës nga Maqedonia do të kenë mundësi që të njihen me qëllimet, prioritetet dhe kriteret e kësaj këtë kategorie, me përvojën kroate, me programin, bazat për kërkesën e partnerëve dhe me Vitin Evropian të trashëgimisë kulturore 2018. Përmes prezantimeve të Anera Stopfer nga Zyra e Evropës Krijuese -Kultura e Republikës së Kroacisë dhe Biljana Prentoskës nga Zyra por Evropë Krijuese – Kultura e Republikës së…
Të gjitha kulturat bujqësore pësojnë pasoja nga moti i ngrohtë sepse nuk ka lagështi të mjaftueshme në tokë. Reshjet sot dhe nesër me siguri nuk do ta ndryshojnë situatën drastike nëse intensiteti është i dobët, thonë agrometeorologët. “Reshjet tani nuk ndryshojnë asgjë, na duhet më shumë shi. Na duhet ujë. Kulturat pranverore dhe të mbjellat janë në gjendje kritike, madje katastrofale, veçanërisht misri. Ato sipërfaqe të cilat nuk janë nën sistemin e ujitjes, diku mund edhe të mos japin prodhim”, deklaroi Angelço Angeleski nga DPHM. Sipas tij, dëme pësojnë edhe vreshtaria dhe pemëtaria. “Veçmë fillojnë të dehidrojnë kokrrat e rrushit…
Ndër masat e shumta që zbatoi dhe vazhdon të zbatojë Ministria e Shëndetësisë, pasi në krye të saj erdhi si ministër Arben Taravari, është edhe krijimi i mundësisë që pacientët të mund të paraqesin parregllsitë dhe pakënaqësitë në mënyrë që të njëjtat të mënjanohen, shkruan Almakos. Pacientët mund të paraqesin lëvdatat, kërkesat apo pakënaqësit e parregullësitë në numrin e telefonit 071- 349-999, numër i cili është aktiv në Viber dhe What’ up, mënyrë e cila u publikua nga Taravari në adresën e tij në Facebook, por një mënyrë tjetër është edhe përmes kutive të vendosura në insitucionet shëndetësore publike. Megjithatë…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të gjithë minatorëve ua uron 28 Gushtin, Ditën e Minatorëve të Republikës së Maqedonisë, duke iu dëshiruar sukses profesional dhe personal. “Minatorët shumë vite ishin lënë pas dore edhe në margjinat e shoqërisë. Në vitin 2007, pushteti i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja i hoqi dispozitat nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat iu shkurtohet mundësia për pensionim të minatorëve vetëm në bazë të stazhit pensional. Shumë minatorë në 10 vitet e fundit janë përballur me padrejtësinë për të punuar edhe mbi moshën 55 vjeçare, edhe pse në një periudhë të caktuar kanë…
Një person i maskuar dhe i armatosur dhe e ka grabitur kazinon “Astra klub” në Shkup, ku nga arka ka marrë 630.000 denarë dhe nga sporteli tani për tani shumë të pakonfirmuar të parave. Siç është theksuar në buletinin e policisë, dje rreth orës 5:50, në kazinon “Astra klub” në bul. “Aradhet partizane” në Shkup, një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri ka kryer grabitje, ku nga arka ka marrë rreth 630.000 denarë ndërsa nga sporteli tani për tani shumë të pakonfirmuar parash. Autori, siç informojnë nga policia, ka hyrë në kazino dhe fizikisht e ka sulmuar…
Në shtëpinë e tij në Strugë, M.K, dje e gjeti vajzën e tij shtatë- muajshme pa shenja jete dhe më pas ka denoncuar në Stacionin e Policisë në Strugë. Vajza e vogël shtatë-muajshe nga Struga në spitalin e fëmijëve në këtë qytet është sjellë pa shenja jete, ndërsa sipas drejtorit të spitalit, Asim Musa, foshnja ka pasur sëmundje të rëndë në kokë nga lindja, ndërsa gjendja e saj ishte përkeqësuar ditëve të fundit. Nga vizita e kryer në trupin e foshnjës së ndjerë nuk janë konstatuar gjurmë dhune.

