Qeveria në seancën e sotme e miratoi Propozimin e Ministrisë së
Transportit dhe Lidhjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, me ç’ka i jepet mundësi për legalizimin e objekteve pa leje.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në konferencë për shtyp të Qeverisë informoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve pas analizës së kryer në terren kontaktit të drejtpërdrejtë me palët
e përfshira konfirmoi se në Republikën e Maqedonisë deri tani përqindja e ndërtesave pa leje të legalizuara është në nivel rreth 40 ose rreth 186.000 objekte të cilat janë legalizuar dhe regjistruar në Kadastër.
Theksoi se nga të dhënat me të cilat disponon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, kanë konstatuar se në numrin më të madh të rasteve për shkak të procedurës së vëllimshme dhe të ndërlikuar administrative qytetarët nuk kanë arritur në afatin e paraparë ta realizojnë të drejtën e tyre.
“Duke u nisur nga parimi se legalizimi i ndërtesave pa leje duhet të jetë i qasshëm deri te të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilëve ky projekt u nevojitet që përfundimisht ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese të pronësisë dhe me ç’rast ky shtet të mbajë llogari në asnjë aspekt të mos e rrezikojë aspektin social të jetesës”, tha Sugareski.
Qeveria sot vendosi, theksoi Sugareski, të vendosë afate të reja me të cilat qytetarëve të përfshirë do t’u mundësojë kohë shtesë edhe atë: fillimisht, 12 muaj të reja, duke filluar prej 1 janarit deri më 31 dhjetor të vitit 2018 për të gjithë qytetarët të cilët paraprakisht nuk kanë arritur të parashtrojnë kërkesë për legalizim dhe tani këtë të drejtë të tyre mund ta realizojnë në këtë afat shtesë.
“E dyta, gjashtë muaj të reja duke filluar nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2018 për të gjithë qytetarët të cilët për kërkesat paraprake nuk e kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm të fitojnë të drejtën në këtë afat shtesë të parashtrojnë kërkesa të reja për legalizim me dokumentacion
komplet”, theksoi Sugareski.
Theksoi se kusht për legalizimin e objektit është i njëjtë të ketë qenë i ndërtuar në përfundim me 3 marsin e vitit 2011. Sqaroi se edhe mëtej mbeten dokumentet e njëjta të nevojshme për aplikim si edhe paraprakisht.
Në mënyrë shtesë, tha Sugareski, që të mos ketë asnjë komplikim për të gjitha lëndët paraprake të cilat kanë dokumente të pakompletuara njësitë e vetëqeverisjes lokale ndërmarrin obligim në afat më të shkurtër t’i njoftojnë të gjitha palët e përfshira se kërkesat e tyre paraprake janë jovalide, që të njëjtat të mund të shfrytëzojnë afatin e ri prej gjashtë muajve të parashtrojnë kërkesë të re me dokumentim të tërësishëm.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Pesë valë të të nxehtit goditën Evropën, NASA tregon përmasat
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë
- Tayna shkon te frizerka, por ia bëjnë frizurën dhe grimin për gaz – reagimi i saj do t’i nervozojë të gjitha frizerkat tona
- Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
- Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni


