Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të gjithë minatorëve ua uron
28 Gushtin, Ditën e Minatorëve të Republikës së Maqedonisë, duke iu dëshiruar sukses profesional dhe personal.
“Minatorët shumë vite ishin lënë pas dore edhe në margjinat e shoqërisë. Në vitin 2007, pushteti i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja i hoqi dispozitat nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat iu shkurtohet mundësia për pensionim të minatorëve vetëm në bazë të stazhit pensional. Shumë minatorë në 10 vitet e fundit janë përballur me padrejtësinë për të punuar edhe mbi moshën 55 vjeçare, edhe pse në një periudhë të caktuar kanë pasur pagesë të stazhit të mirëfilltë”, informon
MPPS.
Qeveria, siç theksohet në kumtesë, për momentin punon në zgjidhjen ligjore me të cilën këto padrejtësi do të tejkalohen.
“Do të sigurohen kushte më të mira për punën e minatorëve, pensionimi para kohe, si dhe krijimi i mekanizmave për respektimin e dispozitave për siguri dhe shëndet gjatë punës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


