– Në Ministrinë e Financave veçmë po përgatitet buxheti për vitin e
ardhshëm. Sipas ministrit Dragan Tevdovski në vitin 2018 pritet rritje më e lartë ekonomike nga sivjet.
“Tanimë punojmë në përgatitjen e buxhetit për vitin 2018. I presim qarkullimet buxhetore të të gjithë shfrytëzuesve buxhetorë dhe pastaj do të hyjmë në serinë e takimeve në të cilat do t’i shohim nevojat dhe pikëpamjet e tyre. Për momentin punojmë edhe në saktësimin e projeksioneve makroekonomike.
Është shumë e rëndësishme që në vitin 2018 mund të pritet rritje dukshëm më e lartë ekonomike nga ky vit, ndërsa në pikëpamje të deficiti buxhetor qëllimi ynë është që shteti të shpenzojë me qëllim që ekonomia të dalë nga ai aktivitet i ulët ekonomik”, deklaroi ministri në një intervistë për Sitel.
Sipas tij edhe vitin e ardhshëm do të shkurtohen shpenzimet joproduktive, me qëllim, siç theksoi, të jepet shans atyre aktiviteteve produktive që do të kenë efekt multiplikativ dhe do ta lëvizë ekonominë.
Tevdovski konsideron se rritja e projektuar për sivjet është realizuar në mënyrë reale, në çka tregojnë të dhënat nga prodhimtaria industriale e cila ka rritje në maj dhe qershor dhe shkallë më të larta të kreditimit dhe kursimit.
“Kondicioni i buxhetit po përmirësohet. Bruto prodhimet e TVSH-së, ajo që më së shumti e mbush, janë rritur në korrik. Buxheti në kohë i servison obligimet ndaj qytetarëve dhe firmave. Është shumë me rëndësi që ne në mënyrë joselektuese dhe sa më shpejt që është e mundur ta kthejmë TVSH-në ndaj firmave. Janë kthyer 3,9 miliardë denarë në muajt qershor dhe korrik të këtij viti, ndërsa vitin e kaluar në periudhën e njëjtë janë kthyer 2,2 miliardë denarë. Kjo do të thotë se kthehet likuidimm shumë më i madh te firmat që ato pastaj ta lëvizin ekonominë”, thekson ministri i Financave.
Pret se edhe projekti për rritjen e pagës minimale do të ndikojë në lëvizjen e ekonomisë.
“Me ribalancin janë paraparë në muaj nga 90 milionë denarë për mbështetje të punëdhënësve për rritjen e pagës minimale. Kjo do të thotë se shteti të japë mbështetje për 70 mijë të punësuar për rritjen e pagës së tyre. Kjo rritje do të shkojë në shumë familje e cila pastaj do të shkojë në konsum dhe do ta lëvizë ekonominë”, theksoi ministri Dragan Tevdovski.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


