Të gjitha kulturat bujqësore pësojnë pasoja nga moti i ngrohtë sepse
nuk ka lagështi të mjaftueshme në tokë. Reshjet sot dhe nesër me siguri nuk do ta ndryshojnë situatën drastike nëse intensiteti është i dobët, thonë agrometeorologët.
“Reshjet tani nuk ndryshojnë asgjë, na duhet më shumë shi. Na duhet ujë. Kulturat pranverore dhe të mbjellat janë në gjendje kritike, madje katastrofale, veçanërisht misri. Ato sipërfaqe të cilat nuk janë nën sistemin e ujitjes, diku mund edhe të mos japin prodhim”, deklaroi Angelço Angeleski nga DPHM.
Sipas tij, dëme pësojnë edhe vreshtaria dhe pemëtaria.
“Veçmë fillojnë të dehidrojnë kokrrat e rrushit dhe të thahet një pjesë e trungut. Pemët frutore, megjithatë, tani, në gusht, i formojnë lulet. Nëse nuk kanë ujë të mjaftueshëm mund të ndodhë që deri në vitin e ardhshëm të mos japin fryt ose fryti të jetë shumë i vogël”, theksoi Angeleski.
Për vlerësim përfundimtar si ndikojnë reshjet ndaj bujqësisë, potencoi, megjithatë, do të duhet tëpritet, të përcillet intensitet i tyre gjatë këtyre ditëve.
Ujitja të vazhdojë, është rekomandimi i agrometeorologëve.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


