Në minierën Suvodol të REK “Bitola” sot u shënua 28 Gushti – Dita e Minatorëve të Maqedonisë. Në solemnitet, krahas ekipit menaxherial të REK “Bitola” dhe të punësuarit në Kombinat, morën pjesë edhe përfaqësues të KD të SHA ELEM Shkup, të kryesuar nga drejtori i prodhimit të energjisë elektrike Bllagojçe Tërpovski. Drejtori i minierave të REK “Bitola” Zoran Bogdanovski në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e punës së minatorëve në rezultatet prodhuese përfundimtare të REK “Bitola”, duke u përqëndruar në rezultatet e arritura në këtë njësi prodhimi në periudhën mes dy festave. Të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori për…
Author: Adijat
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për heqjen e reklamave shtetërore nga mediat elektronike dhe të shtypura, vlerësohet si hap pozitiv në drejtim edhe të heqjes së ndikimit të pushtetit mbi politikat e tyre, shkruan REL. Sipas vendimit, institucionet qeveritare, aktivitetet e tyre, në veçanti shpalljet e interesit të përgjithshëm, mund t’i publikojnë në transmetuesin publik edhe atë në bazë të kritereve të përcaktuara, pa kompensime dhe në faqet e internetit të institucioneve përkatëse. Vendimi vjen pas reagimeve të shumta për shkak të favorizimeve të mediave të caktuara nga Qeveria e mëparshme. Shoqata e Gazetarëve ka vlerësuar se vendimi “përçon mesazhin se pronarët e…
Në minierën Buçim në Radovish sot do të shënohet Dita e Minierave dhe tridhjetetetë vite hapje e minierës. Gjatë kësaj ngjarje fjalim do të mbajë zëvendësministri për Çështje Evropiane, Koço Angjushev. Në Maqedoni janë aktive më shumë se 120 miniera, kurse në këtë sektor ku bashkërisht me degë të tjera kanë të punësuar më shumë se 10 mijë të punësuar. Me rastin e Ditës së Minatorëve do të ndahen edhe certifikata dhe mirënjohje për minierat më të suksesshme.
Nëse duam t’i shohim gjërat e mira, ato gjenden menjëherë. Mjafton një kërkim në internet për të gjetur histori pozitive nga shqiptarët gjithandej, dhe gjenë histori të bukura që kanë prekur zemrat e të gjithë botës. Telegrafi Maqedoni ju përcjell intervistën e Adem Shaqirit nga Maqedonia që punon për UNHCR, Agjenci e Kombeve të Bashkuara për refugjatët. Kush është Ademi? Adem Shaqiri është 41 vjeçar dhe është nga Maqedonia. Ka punuar për 10 vite dhe është kujdesur për refugjatët në disa vende të botës. Sudan, Libi, Jordan dhe në Kosovë. Gjithashtu ka shërbyer edhe në zyrat kryesore të UNHCR-së në…
Ndeshja e futbollit midis Vardarit dhe Fenerbahçes është kurdisur për shuma të mëdha parash. Ky denoncim vjen nga gazetari Zoran Bozhinovski ka përmendur edhe emrin e atij që ka trukuar ndeshjen, informon INA. “Loja Vardar – Fenerbahçe është kurdisur për shuma të mëdha parash!!! Mehmet Ali Ajdinlar, zëvendës kryetari i bordit të drejtorëve të spitalit Adzibadem Sistina të Orce Kamçev, partneri i biznesmenit rus Sergej Samsonenko… Ai është lidhja. Kurdisje më katundarçe nuk kam parë kurrë në jetë…Ja lexoni se çfarë pozicioni në FK Fenerbahçe ka Mehmet”, ka shkruar Bozhinovski. Aydinlar tanimë është i përfshirë në disa pozita në klubet…
Komunikimi në gjuhën shqipe krahas asaj maqedone, në një letër të dërguar organizatave dhe mediave në vend nga Sekretariati për Çështje Evropiane, ka revoltuar një organizat joqeveritare. Për më keq, organizata që ka reaguar për këtë çështje, është një e tillë e cila deklarohet si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut. Arbnora Memeti “Gjuha shqipe është gjuhë zyrëtare vetëm për pakicat”, ka shkruar përfaqësuesja e OJQ Justicia në një letër drejtuar SÇE-së, duke vazhduar më tej se,” vetëm me kërkesë të pakicave, në njesitë e vetqeverisjes lokale ku pakicat janë mbi 20 përqind, ata mund ta përdorin gjuhën…
Ndaj shpifjeve të mbrëmshme se gjoja në degën e Çairit paska pasur përleshje, ka reaguar ashpër kryetari i degës Çair nga rradhët e Besës, Bekim Sali i cili gjitha këto lajme i ka quajtur si shpifje dhe trillime të portaleve të afërta DUI & Co, ku gjithashtu ka potencuar se kjo garniturë politike përgjigjen më të mirë ndaj gjitha shpifjeve do ta merr në zgjedhjet e tetorit. Ja dhe postimi i plotë i kryetarit të degës Çair – Lëvizja Besa, në profilin e tij facebook: “Sot shpifja nuk është anonime. Atë e bëjnë portalet e paguara nga DUI & Co.…
Shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvrlevski nga parlamenti u shoqërua me polemika e diskutime të shumta në opinion dhe reagime zyrtare partiake, si nga partitë shqiptare edhe nga ata maqedone. Por ditën kur duhej të votohej shkarkimi i Zvërlevskit ka pasur një plan për zvaritjen dhe mos-votimin në parlament për shkarkimin e Zvërlevskit. Nga burime të partiake që dëshirojnë të ngelin anonime InfoShqip zbulon planin e BDI-së për ta zvaritur shkarkimim e Zvrlevskit. Pasi BDI ka patur një bashkëpunim të gjatë me prokurorin në fjalë dhe kishin votuar emerimin e tij në vitin 2013, eksponentë të lartë nga radhët e BDI kishin…
https://www.facebook.com/ballistet.1992/videos/1636160343080996/ “Gjithmonë i fituar, asnjëherë i falur”, kjo fjali përshkruan me së miri suksesin e ekipit tetovar “ Shkëndija”, sepse sukses është edhe vet fakti që sonte do të zhvillohet ndeshja e cilësuar si historike mes K.F “Shkëndija” dhe ekipit të Milanit, shkruan Almakos. E pikërisht kur akrepat e orës të shënojnë 20:45, brohoritjeve “ Shkëndija, Shkëndija” të rreth 2000 Ballistëve nga stadiumi i San Siros, do t’u bashkëngjiten edhe mijëra shqiptarë të cilët nëpërmjet ekranit me emocion do të presin më të mirën nga lojtarët e ekipit tetovar. Tifoz, sonte janë edhe emra të njohur shqiptarë, nga Maqedonia, Shqipëria…
Maqedonia duke u pozicionuar në vendin e 83-të, renditet e fundit në rajon sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor. Para nesh janë Serbia në vendin e 66-të, Shqipëria në vendin e 75-të, por edhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 81-të. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i OKB-së apo (UN Human Development Index-HDI), në çdo shtet vëzhgon Prodhimin e Brendshëm Bruto, gjegjësisht të ardhurat apo mirëqenien, jetën e gjatë dhe të shëndetshme, si dhe arsimin, shkruan gazeta KOHA. Në bazë të këtyre treguesve renditen edhe shtetet e ndryshme anëtare të OKB-së. Të dhënat e fundit për Maqedoninë janë edhe më dëshpëruese, për…
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një shtëpi në Bogovinë të Tetovës, prej nga ose hajnat janë larguar me “pre” në vlerë 2.250.000 denarë, njoftoi policia. Një apo më shumë persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e XH.I. 56 vjeçar dhe pas bastisjes kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 36.000 euro. Sipas policisë, hajduti ka hyrë në shtëpi, ndërsa e bija- XH.I. ka qenë në banjo dhe pas kërkimit të tre dhomave të gjumit kanë arritur të vjedhin stolitë e arit. Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur kryesit.
Një grua humbi jetën sot në lagjen e Shkupit Debar Mahallë pasi me një automjet terreni u shtyp në rrugën “Antonio Grubishiq”. Siç infrmon MPB-ja, aksidenti ndodhi sot rreth orës 8:50 minuta, kur automjeti i terrenit i drejtuar nga T.N. (1972) nga lagjja Ilinden, duke u kthyer pas, e ka goditur gruan dhe e ka shtypur me rrotën e pasme. Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ekspertiza për aksidentin është në vijim.

