Author: almakos

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj reformave dhe integrimit evropian, por kundërshtoi kushtëzimet që lidhen me ndryshimet kushtetuese dhe çështjet e identitetit, transmeton Anadolu. Duke folur në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2026, të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, Mickoski ka thënë se Maqedonia e Veriut është e përqendruar në zbatimin e Agjendës së Reformave, modernizimin e institucioneve dhe harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, sipas një postimi nga llogaria zyrtare e tij në rrjetet sociale. Ai ka përmendur gjithashtu…

Lexo më Shumë

Këngëtari i njohur, Meda, ka ndarë një urim të veçantë për bashkëshorten e tij, Luljeten, me rastin e ditëlindjes Përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në rrjetet sociale, Meda i ka kushtuar fjalë të ndjera bashkëshortes, duke e cilësuar atë si zemrën, dashurinë dhe bekimin e familjes. “Urime ditëlindjen, Lule e shtrenjtë! Allahu të ruajtë përherë, sepse ti je zemra, dashuria dhe bekimi i familjes sonë”, ka shkruar këngëtari. Related Articles

Lexo më Shumë

Një rikthim i papritur po përgatitet në Top Channel dhe protagonistja është Bora Zemani! Vetëm pak muaj pasi u raportua për largimin e saj nga televizioni ku ndërtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës, situata duket se ka ndryshuar. Së fundmi, emri i moderatores u përfol edhe për drejtimin e reality show-t “Ferma VIP”, por duket se planet e saj televizive janë të tjera! Burimet bëjnë të ditur se Bora do të rikthehet në ekranin e Top Channel gjatë muajit janar. Ajo pritet t’i bashkohet emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, përkrah Elvis Naçit, format në të cilin ishte angazhuar edhe më…

Lexo më Shumë

Riho Terras, eurodeputet estonez, ka shprehur një reagim të fortë ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe që përmban pretendime territoriale mbi Kosovën, gjatë një aktiviteti të organizuar në Bruksel nga Bashkimi Evropian.Në një postim të tij në platformën X, Terras e ka cilësuar këtë veprim si jashtëzakonisht të papërshtatshëm, duke ngritur pyetje nëse ky ishte një provokim i qëllimshëm apo thjesht një shenjë injorance nga organizatorët. “Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pohon pretendime mbi Kosovën, në një ngjarje që promovon zgjerimin e BE-së është një gabim i rëndë dhe pa shije”, ka shkruar ai, duke theksuar…

Lexo më Shumë

5 Minuta më herët, 5 minuta më afër, TV SHENJA 11 vjet me ju. 11 vjet në shërbim të qytetarëve, në shërbim të informimit të drejtë, të saktë dhe profesional. Për 11 vjet, kemi ndërtuar rrugëtimin tonë mbi profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjësinë ndaj publikut. Prapa 11 viteve janë mijëra lajme , ngjarje të dokumentuara, sfida të përballuara dhe histori të sjella në vëmendjen e publikut. Pas çdo lajmi që shihni në ekran, qëndron një punë që nuk shihet gjithmonë kërkim, këmbëngulje, verifikim, angazhim dhe mbi të gjitha përgjegjësi, qëndron një ekip që e di se çdo informacion ka peshë dhe…

Lexo më Shumë

Komisionerja Evropiane për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib i bëri thirrje sot Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gaza për më shumë ditë dhe të vendosë rregulla të qarta dhe të parashikueshme për dërgesat, transmeton Anadolu. MARKETING Duke folur me gazetarët përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, Lahbib tha se kushtet e dimrit po përkeqësojnë krizën humanitare në enklavën palestineze. “Gaza po përballet me një katastrofë humanitare dhe dimri po e bën atë edhe më vdekjeprurës”, tha ajo duke shtuar se 70 mijë tenda janë përmbytur, familjet janë të ekspozuar ndaj shiut…

Lexo më Shumë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka sqaruar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, një masë që vjen si përgjigje ndaj bllokimit të linjave të transmetimit nga ana e Serbisë.Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Rizvanolli theksoi se që nga 14 dhjetori i vitit 2020, kur Kosova u bashkua me Shqipërinë në një bllok të pavarur rregullues energjetik, Serbia ka penguar linjat e transmetimit për alokim komercial me Kosovën. Kjo situatë ka shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe ka rrezikuar furnizimin me energji elektrike në disa raste, duke e…

Lexo më Shumë

Dërgimi për gjykim i procedimit penal nr. 136/2025 ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë nuk shënon përfundimin e hetimeve të SPAK për këtë çështje. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Posaçme bën të ditur se vijon hetimet në kuadër të një procedimi të ndarë, me numër 136/1 të vitit 2026. Ky procedim ka për objekt identifikimin e fakteve të tjera penale që mund të dalin nga hetimet e zhvilluara për tenderat e infrastrukturës dhe pasuritë e dyshuara si produkte të veprave penale. Ndërkohë, dosja kryesore, që përfshin 10 procedura prokurimi, dy vila luksoze dhe 28 të pandehur, është…

Lexo më Shumë

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet në Asamblenë e Partisë Socialiste, duke lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të kësaj force politike. Sipas Berishës, në Asamblenë e PS-së u vu re një klimë e theksuar pakënaqësie ndaj kreut të qeverisë, të cilin e cilësoi si “Padrino”. Teksa dilte nga SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha i akuzoi socialistët se janë bashkëfajtorë për krimin elektoral dhe, sipas tij, për dhunën dhe terrorin policor ndaj protestuesve që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai riktheu gjithashtu akuzat ndaj Ramës për përfshirje në aferën…

Lexo më Shumë

Nezir Kraki, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krizës energjetike në Kosovë, duke e akuzuar Qeverinë për dështime të rënda në menaxhimin e kësaj çështjeje. Kraki theksoi se vendimi i Qeverisë për të ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe është një hap i domosdoshëm, por gjithashtu e kritikoi për situatën aktuale, ku energjia elektrike është e pamjaftueshme për nevojat e qytetarëve. “Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prape kemi mbete pa rrymë. Dy herë dështim. Dy herë gabim,” shprehet Kraki në një postim të tij në Facebook, duke e theksuar kështu…

Lexo më Shumë

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të lirohen për 2 denarë për litër. Kështu, çmimi i ri i benzinës BS-95 do të jetë 84 denarë për litër, ndërsa ai i BS-98 do të jetë 86 denarë. Edhe nafta do të ketë çmim më të ulët. EURODIESEL (D-E V) do të lirohet për 2,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 92 denarë. Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri…

Lexo më Shumë

Kur u përballa me mungesën e Outlook-it në kompjuterin tim, e kuptova se sa thelbësore është teknologjia në jetën tonë të përditshme. Si do ta kaloja ditën pa email, kalendar dhe ftesa për takime? Kjo situatë më bëri të reflektoj mbi varësinë tonë nga një kompani të vetme teknologjike dhe çmimin që paguajmë për këtë varësi.Diskutimet për qëndrueshmërinë shpesh fokusohen në reduktimin e plastikës dhe emetimeve të karbonit, por ndikimi mjedisor i shërbimeve digjitale është gjithashtu i rëndësishëm. Ndërsa liderët globalë mblidhen në Turqi për konferencën e OKB-së për klimën, COP31, është e nevojshme të shqyrtojmë nëse ekonomia digjitale mund…

Lexo më Shumë