Banka e Shqipërisë po përgatit kuadrin rregullator për vënien në funksionim të sistemit të ri kombëtar të pagesave të menjëhershme, i cili do të mundësojë transferimin dhe shlyerjen e parave në lekë dhe euro, në çdo orë dhe çdo ditë të vitit. Projektvendimi i Këshillit Mbikëqyrës parashikon miratimin e rregullores “Për funksionimin e sistemit të pagesave të menjëhershme – XXX”, ndërsa në dokument infrastruktura identifikohet edhe si “TIPS Clone Albania”. Banka e Shqipërisë do të jetë pronare, administratore, operatore dhe agjente shlyerëse e sistemit. Sistemi është konceptuar për funksionim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe 365 ditë…
Author: almakos
Elon Musk, drejtori ekzekutiv i SpaceX, ka marrë një rol të ri në administratën Trump, duke u angazhuar në një studim të rëndësishëm të Pentagonit mbi të ardhmen e luftës, të njohur si “Projekti Meridian”. Kjo njoftim erdhi nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili theksoi rëndësinë e inovacionit në këtë fushë. Ky angazhim […] The post Elon Musk dhe ekipi i tij: Rreth një projekti të ri për të ardhmen e luftës appeared first on InfoKosova.
Efi Dhedhes, ish-konkurrente e “Për’puthen” dhe ish-finaliste e “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas publikimit të videove intime të lidhura me Adrian Hilën dhe disa personazhe të njohura të showbizit. Përmes disa Instastory-ve, Efi ka shprehur kritika të forta ndaj mënyrës se si po trajtohet situata në publik. Ajo e ka cilësuar shoqërinë shqiptare si “të poshtër” dhe ka përdorur edhe shprehje të tjera të ashpra në reagimet e saj, shkruan “Kosovarja”. Reagimi i saj vjen në një kohë kur publikimi i videove intime ka shkaktuar diskutime të gjera në rrjetet sociale dhe në mediat rozë.
Protestat studentore në Francë kanë arritur në një pikë kritike, pasi demonstratat për kushtet në shkolla janë përhapur në të gjithë vendin dhe në disa raste janë shoqëruar me incidente të dhunshme. Autoritetet njoftuan 1,949 arrestime vetëm të enjten, ndërsa 305 oficerë policie dhe xhandarmërie u plagosën. Përshkallëzimi i ri vjen rreth shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027 dhe ndërsa qeveria e Emmanuel Macron po përballet me presion të fortë shoqëror për gjendjen e arsimit. Sipas Ministrisë së Brendshme, shumica e 1,949 arrestimeve ishin për vepra të tilla si dhuna, sulmet ndaj zyrtarëve publikë dhe pjesëmarrja në trazira.…
Një incident alarmant ndodhi në Prishtinë, ku dy zyrtarë policorë u sulmuan gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Arrestimi i një personi ka ngritur shqetësime për sigurinë publike dhe për sfidat me të cilat përballen forcat e rendit. Ngjarja e rëndësishme ka ndodhur më 1 tetor 2026, rreth orës 18:20, kur policët ishin në procesin […] The post Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Sulmohet policia, një i dyshuar arrestohet appeared first on InfoKosova.
Ndërsa qeveria dhe Banka e Shqipërisë prezantojnë njëra pas tjetrës masat për digjitalizimin e pagesave, ekonomia vendase po dëshmon një paradoks të madh: Shqipëria po përmbytet nga paraja kesh. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vëllimi i parasë që qarkullon jashtë sistemit bankar, shënoi një tjetër rekord historik në gusht duke kapur shifrën 534.1 miliardë lekë. E konvertuar me kursin aktual, prej 92 lekësh për një euro, kjo do të thotë se plot 5.8 miliardë euro në para fizike po qarkullojnë jashtë kasafortave të bankave tregtare. Në harkun kohor të një viti, oferta e kesh-it…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivarin, për zvarritjen e zgjidhjes për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas BDI-së, edhe në sesionin e tetorit kandidatët shqiptarë do të duhet ta japin provimin në gjuhën maqedonase. Partia thekson se nga gjithsej 52 kandidatë, 12 janë shqiptarë. “Shasivari, dikur si profesor, kritikonte ministrin e atëhershëm të Drejtësisë për pamundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sot, si ministër, në vend që ta zgjidhë këtë çështje, kërkon edhe më shumë kohë, takime dhe konsultime”, thuhet në reagimin e BDI-së. BDI vlerëson se konsultimet e…
Gati një e pesta e energjisë së futur në rrjetin elektrik shqiptar nuk arrin te konsumatori final, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me humbjet më të larta të energjisë në Ballkanin Perëndimor. Në periudhën 2023-2024, humbjet arritën në 19.4% të energjisë së injektuar në rrjet, më shumë se trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 6%. Në të njëjtën kohë, kostoja e energjisë elektrike për bizneset shqiptare është afruar ndjeshëm me nivelin e BE-së, duke krijuar një kontrast mes efikasitetit të dobët të rrjetit dhe çmimeve relativisht konkurruese për konsumatorët jofamiljarë. Të dhënat janë pjesë e Raportit të Konvergjencës…
Nga BIRN Qeveria shqiptare prezantoi të mërkurën në Tiranë një projektligj prej 106 nenesh që rishikon rreth një të pestën e Kodit të Procedurës Penale, një lëvizje që zuri në befasi sistemin e drejtësisë. Projektligji përjashton nga masat e arrestit veprat penale ku maksimumi i dënimit është deri në pesë vjet, vendos filtra të rinj në kryerjen e hetimeve dhe kërkimin e provave nga prokurorët si dhe forcon regjimin e sekretit hetimor, deri në atë pikë sa ndalon bërjen publike të faktit se një person është nën hetim. Kryeministri Edi Rama e promovoi draftin si “Paketa e Garancive Procedurale” dhe…
“Nuk mendova, doja vetëm të ndihmoja dhe të shpëtoja.” Këto fjalë përshkruajnë guximin e Ajdin Limoni, një shqiptar 53-vjeçar nga Kosova, i cili u bë hero në një ngjarje dramatike në Wohlen të Zvicrës. Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident i rëndë ndodhi në Kantonin Aargau, ku një makinë Fiat u përfshi nga flakët. Në […] The post Heroi i Zvicrës: Shqiptari që shpëtoi katër jetë nga flakët e një makine appeared first on InfoKosova.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës priten intervale me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 18 deri në 26 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të…
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e po rritet, sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve pohojnë se nuk e përballojnë sot blerjen e një automjeti. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 41% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2023 se nuk mund të përballojnë blerjen e një makine personale. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e mesatares së Bashkimit Europian, prej 5.6% në vitin 2023 dhe 5.5% në 2025-n. Shifra është më e larta dhe në rajon. 16% e serbëve deklaruar në 2023-n se nuk blinin dot një automjet. Në 2025-n treguesi…

