Author: almakos

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24, komentoi deklaratat e Ramës për Ballukun në Asamblenë e PS-së dhe raportin mes tyre. Qori deklaroi se justifikimet e Ramës ishin qesharake. Ai shprehet se Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka që ta mbrojë Ballukun. Për Qorin, edhe drejtësia duhet të jetë më aktive ndaj Belinda Ballukut, sepse çdo javë i del nga një vilë. Arlind Qori: Rama dhe Balluku kanë marrëdhënie të afërta dhe besoj se Balluku i ka thënë atë shprehjen e famshme “O rrimë bashkë mbi ujë, ose fundosemi bashkë në fund të ujit”.…

Lexo më Shumë

Avokati Milazim Mustafa ka kritikuar punën e Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se ky institucion është shndërruar në një organ që zbaton politika ditore, me atë që ai i cilësoi si tone shoviniste ndaj të drejtave të komunitetit të dytë më të madh në vend. MARKETING Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Mustafa shprehu shqetësimin për mënyrën e marrjes së vendimeve në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se në çështjet e ndjeshme që lidhen me të drejtat e bashkësive, votimet shpesh ndahen sipas përkatësisë etnike të gjykatësve. Ai përmendi disa raste kur, sipas tij, votimet kanë përfunduar me rezultat 6:3…

Lexo më Shumë

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se ka përfunduar procedurën për lëndën që lidhet me rastet e Hagës, duke vlerësuar se iniciativa e paraqitur nga Pavle Trajanov është e pabazë. Duke folur sonte ekskluzivisht në emisionin “Debat në SHENJA”, Kadriu sqaroi se raportin me shkrim për këtë lëndë e ka përgatitur para pesë deri në gjashtë muajsh. Ai tha se në raport ka përfshirë edhe petitumin, përkatësisht propozimin se si duhet të vendoset lidhur me iniciativën e Trajanovit. “Për këtë lëndë, para pesë-gjashtë muajsh e kam përfunduar procedurën. Kam përgatitur raport në formë të shkruar dhe, në fund…

Lexo më Shumë

Një avancim revolucionar në fushën e teknologjisë po ndihmon në rikrijimin e imazheve që njerëzit kanë parë, duke u mbështetur në sinjalet e trurit. Kjo teknologji e quajtur Brain-IT, është një shembull i shkëlqyer se si inteligjenca artificiale mund të kontribuojë në neuroshkencë dhe të na ndihmojë të kuptojmë më mirë procesin e perceptimit vizual. Brain-IT përdor të dhëna nga rezonanca magnetike funksionale (fMRI) për të regjistruar ndryshimet në aktivitetin cerebral. Kjo metodë e avancuar fokusohet kryesisht në korteksin vizual, pjesën e trurit që është përgjegjëse për përpunimin e informacionit vizual që arrin përmes syve. Procesi fillon me analizimin e…

Lexo më Shumë

Gjatë një bisede të publikuar në rrjetet sociale, Rudina Dembacaj ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjen e publikimit të videove intime ku përmendet emri i Adi Hilës. Ajo ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me cenimin e privatësisë dhe pretendimet për shpërndarjen e këtyre materialeve. Aktorja përdori një gjuhë të fortë gjatë emisionit, duke komentuar veprimet e pretenduara ndaj tij. “Nuk e di, ishalla s’ka shitur dhe nënën e vet”, është shprehur ajo gjatë bisedës në studio. Më tej, Dembacaj theksoi se kufijtë e intimitetit duhet të respektohen nga të gjithë. “Çështja është mos me i hyrë tjetrit në…

Lexo më Shumë

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka analizuar raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bashkinë e Fierit që drejtohet nga Partia Socialiste. Baçi shkruan se, bashkia është një ‘gropë’, ndërsa KLSH-ja ka nxjerrë zbuluar kryetarin e kësaj bashkie, Armando Subashin. “KLSH zbuloi se mbi 165 mijë euro janë arkëtuar nga punonjësit pa asnjë faturë fiskale dhe pa asnjë biletë të parashtypur! Punonjësi i parkingut merrte lekët në dorë dhe ia çonte arkëtares së bashkisë kur t’i tekej, hidheshin dy firma dhe nuk ekzistonte asnjë letër që të vërtetonte se sa makina kishin hyrë vërtet”, shprehet Baçi. Reagimi i plotë:…

Lexo më Shumë

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e ka deklaruar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ku ka folur edhe për çështjen e lëndëve që ka trajtuar si gjykatës referues, por që ende presin të shqyrtohen në seancë gjyqësore. Kadriu bëri të ditur se krahas tij, në dhjetor i përfundon mandati edhe kolegut të tij Darko, ndërsa pas dy muajsh pritet t’i skadojë mandati edhe gjykatësit Naser Ajdari. “Edhe kolegu Darko edhe mu Osman Kadriu në dhjetor na skadon afati në Gjykatën Kushtetuese. Pas dy muajve edhe kandidatit…

Lexo më Shumë

Vendimi i qeverisë për të përgjysmuar pragun e regjistrimit në TVSH, nga 10 milionë në 5 milionë lekë duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, pritet të nxjerrë automatikisht jashtë skemës së kompensimit 10% mijëra fermerë në të gjithë vendin. Sipas legjislacionit tatimor në fuqi, shteti u kompeson tvsh fermerëve në masën 10 për qind të shitjeve. Por këtë kompesim e përfitojnë vetëm fermerët që nuk janë në skemën e tvsh-së. Me uljen e pragut nga 10 në 5 milionë mijëra fermerë do të hyjnë në skemën e tvsh-së duke humbur automatikisht kompesimin. Alarmi është ngritur nga Artur Papajani,…

Lexo më Shumë

Naim Abazi ka zgjedhur fjalë të veçanta për ta uruar bashkëshorten e tij, Mihrijen, me rastin e ditëlindjes. Përmes një dedikimi emocionues, ai i ka shprehur dashurinë dhe vlerësimin, duke e cilësuar si një person të pazëvendësueshëm në jetën e tij. Në urimin e tij, Naimi i dëshiron Mihrijes shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë, duke mos kursyer fjalët e ëmbla për të. Dedikimit të tij i janë bashkuar edhe Platori dhe Tringa, duke i uruar Mihrijes edhe 100 vite të lumtura. Related Articles

Lexo më Shumë

Ushtria iraniane njoftoi se ka rrëzuar një dron MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit, raportoi transmetuesi shtetëror IRIB, transmeton Anadolu. MARKETING Zyra për Marrëdhënie me Publikun e ushtrisë ka thënë se droni është “goditur dhe shkatërruar” nga sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhuara në vend, të cilat veprojnë në kuadër të rrjetit të integruar të mbrojtjes ajrore të Iranit. Ndërkohë, Marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit njoftoi më herët se kishte rrëzuar një dron amerikan MQM-170, duke e interceptuar atë të paprekur në jug të ishullit Keshm, në Ngushticën e Hormuzit. SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i dyshuar për kryerjen e tri veprave penale në kuadër të një rasti të dhunës në familje: lëndim trupor, privim i paligjshëm nga liria dhe rrezikim i sigurisë. MARKETING Njëkohësisht, duke marrë parasysh rrethanat e rastit dhe seriozitetin e veprave për të cilat akuzohet, prokurori publik i ka propozuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i akuzuari dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria, e ka sulmuar fizikisht, e ka…

Lexo më Shumë

Big Mama është njëra nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut krahas muzikës, është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Ajo ka “trazuar’ rrjetin me postimin e fundit. Në një imazh të publikuar në rrjetet sociale, Big Mama shfaqet në shoëqri të një mashkullu simpatik. “My Love”, ka qenë përshkrimi që Big Mama i ka bërë kësaj fotografie. Këngëtarja nuk ka zbuluar me shumë, nëse mashkulli në krahët e saj është një shok, apo ndonjë personi që ja ka fituar zemrën artistes nga Maqedonia e Veriut. Related Articles

Lexo më Shumë