Një punonjës në një shkollë të mesme në komunën Gazi Baba të Shkupit dje në mëngjes raportoi se është sulmuar nga një koleg në korridorin e shkollës. MARKETING “Më 01.10.2026 në orën 08:15 në SHSP Shkup, S.B. (42) nga Shkupi, punonjës në një shkollë të mesme në zonën e Gazi Babës, raportoi se rreth orës 07:40 në korridorin e shkollës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij J.P. (50) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës”, njoftojnë nga MPB. MARKETING
Author: almakos
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se Evropa ka rënë dakord të nxjerrë në treg një “sasi masive” të rezervave të saj të naftës dizel, transmeton Anadolu. MARKETING “Evropa sapo ka rënë dakord të nxjerrë në treg një sasi masive të rezervave të saj të mëdha të naftës dizel. Procesi do të nisë menjëherë”, tha Trump në platformën Truth Social. Të enjten, Trump tha se mund t’u kërkojë vendeve evropiane të nxjerrin në treg një pjesë të rezervave të tyre të naftës dizel për të ndihmuar në uljen e çmimeve të karburanteve. MARKETING
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke shkarkuar Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Ky vendim erdhi pas një vlerësimi të thelluar të rrethanave institucionale dhe profesionale që lidhen me performancën e tij në këtë rol. Pas këtij shkarkimi, Isufaj do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale, duke ruajtur kështu një rol aktiv në sistemin e drejtësisë. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka theksuar se ky vendim është marrë në përputhje me ligjin dhe pas shqyrtimit të detajuar të situatës. Dren Paca, një prokuror i njohur në Prokurorinë…
Dy orë kanë kaluar që nga fillimi i takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ngjarje që po mbetet në qendër të vëmendjes politike në vend. Takimi po zhvillohet në objektin e Qeverisë, ku Hamza është shoqëruar nga deputeti Rrahman Rama. Në këtë kontekst, është vënë re edhe hyrja e Glauk Konjufcës nga VV, por ende nuk ka konfirmim nëse ai është pjesë e bisedimeve. Objektivi kryesor i Hamzës në këtë takim është të marrë një përgjigje për projektligjin e Speciales nga ana e Kurtit, një çështje që ka krijuar tensione të…
Një zjarr shpërtheu në një zonë të hapur poshtë fshatit Rastak, në kufirin midis territoreve nën juridiksionin e komunave Gazi Baba dhe Butel, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave. MARKETING Sipas informacioneve, është djegur bar i gjatë dhe i thatë dhe pyll me rritje të ulët. “Ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit janë njoftuar dhe po dërgohen në terren për ndërhyrje, thonë nga QMK.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante. E veshur me një fustan të kuq, të zbukuruar me shkëlqim dhe me një dekolte të theksuar, artistja shfaqet tejet joshëse dhe me shumë stil. Me flokët e zinj të lëshuar dhe grimin e kuruar deri në detaje, Shkurte Gashi dëshmon edhe një herë se di të jetë në qendër të vëmendjes me paraqitjet e saj. Fotografia e saj pritet të marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. /ORAinfo/
Një zjarr shpërtheu në një zonë të hapur poshtë fshatit Rastak, në kufirin midis territoreve nën juridiksionin e komunave Gazi Baba dhe Butel, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave. Sipas informacioneve, është djegur bar i gjatë dhe i thatë dhe pyll me rritje të ulët. “Ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit janë njoftuar dhe po dërgohen në terren për ndërhyrje, thonë nga QMK.
Agjencia e OKB-së për fëmijët (UNICEF) ka bërë të ditur se rreth 79 mijë fëmijë janë zhvendosur në Jemenin perëndimor në më pak se një muaj, mes luftimeve të përshkallëzuara ndërmjet forcave qeveritare dhe Huthive, transmeton Anadolu. “Përgjatë Jemenit perëndimor, armiqësitë e rifilluara dhe ndryshimi i vijave të frontit kanë thelluar një krizë tashmë shkatërruese humanitare”, tha UNICEF në një raport. Agjencia tha se luftimet në provincat Taiz dhe Al Hudaydah, në bregdetin perëndimor dhe zonat përreth kanë detyruar familjet të largohen sërish, duke lënë pas shtëpitë, pasuritë dhe burimet e tyre të jetesës. “Midis 3 dhe 30 shtatorit, më…
Javën e ardhëshme RMV dhe Bullgaria pritet të zhvillojnë takim me qëllim të debllokimit të procesit euro-integrues, kështu kanë bërë të ditur kryetarja e komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen dhe kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm në Shkup. Von Der Leyen ka deklaruar se nga ky takim pritet të ndërmerret një hap i ri për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të RMV-së. URSULA VON DER LEYEN, KRYETARE E KOMISIONIT EVROPIAN “U dakorduam që javën e ardhshme të ndërmarrim një hap të parë të ri dhe të përpiqemi ta zhbllokojmë procesin, duke e kthyer atë në një proces…
Debat i ashpër është zhvilluar mbrëmë në emisionin “Debat në Shenja” ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe atyre të partisë VLEN. Një ndër shumë temat që ftuarit diskutuan ishte edhe tema e provimit të jurisprudencës, e cila kërkohet nga studentët shqiptar që të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Afan Elezi tha se deri më tani është deklaruar se provimi do të mund të jepet në shqip, ndërsa ministri i Drejtësisë ka njoftuar se do t’i informojë studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për zgjidhjen. Ai madje u shpreh u prerë, duke thënë se se provimi i jurisprodencës…
SPAK ka ndërmarrë një seri kontrollesh në kuadër të hetimeve të nisura pas audiopërgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku ngrihen pretendime për një skemë të dyshuar të trafikut të armëve dhe aktivitetit të kompanive të lidhura me KAYO. Një nga kontrollet është kryer në vilën në periferi të Tiranës, që raportohet se përdorej nga biznesmeni Ron Yeffet, ndërsa kontrolle janë ushtruar edhe në ambiente të tjera dhe në institucione shtetërore. Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala raportoi se hetimi ka nisur kryesisht pas publikimit të audiopërgjimeve dhe administrimit të tyre nga BKH. Sipas saj, kontrollet…
D.J. nga Koçani, i akuzuari i parë në rastin “Pulse”, është caktuar sërish në paraburgim për 30 ditë, njofton Gjykata Themelore Penale në Shkup. Gjykatësi i procedurës paraprake ka pranuar propozimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas marrjes në pyetje të të dyshuarit në prani të avokatit të tij dhe shqyrtimit të fakteve dhe provave të paraqitura. Paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe dyshimit se i dyshuari mund të pengojë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët. Masa e re e paraburgimit do të fillojë të zbatohet më 3 tetor 2026,…

