Pesë gjyqtarë të Gjykatës Administrative janë nën hetim në një lëndë të hapur nga Prokuroria Speciale ndërsa ka të bëj me dyshime për mashtrime zgjedhore. Gjyqtarët dyshohen për keqpërdorim të funksionit të tyre për qëllime partiake- zgjidhje gjyqësore të padive në favor të partisë në pushtet. Nga Prokuroria Speciale nuk dëshirojnë të komentojnë asgjë në lidhje me zgjedhjet, e as me emërimin eventual të gjykatësve që do të merren me ankesat aktuale. Ata thonë se kjo është punë e gjykatës, ndërsa përzgjedhja bëhet me short. “Gjykatësit nuk janë mbi drejtësinë, Prokuroria Speciale ka iniciuar hetim kundër disa gjykatësve dhe kjo…
Author: almakos
VMRO-DPMNE mbrëmë deri te Gjykata Administrative parashtroi procedim kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me të cilin u pranua ankesa e Lëvizjes BESA dhe u anuluan rezultatet zgjedhore në vendvotimin nr.0396/1, në komunën e Gostivarit. Siç njoftoi Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së, vendimi i tillë i kundërligjshëm i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve drejtpërdrejt ndikon në rezultatet e përgjithshme zgjedhore në dëm të koalicionit Për Maqedoni më të mirë dhe e konteston qartë vullnetin e shprehur të shumicës nga populli i Maqedonisë. VMRO-DPMNE në kumtesë bën thirrje që të mos bëhet presion ndaj Gjykatës Administrative nga askush dhe gjykatësit të…
Mbrëmë ka përfunduar afati për parashtrim të padive deri te Gjykata Administrative për vendimet e Komisionit shtetëror zgjedhor rreth ankimimeve nga partitë për votim dhe grumbullim të votave rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. LSDM-ja kumtoi se ka parashtruar katër padi deri te Gjykata Administrative, të cilat kanë të bëjnë me votimin në vendvotimin në Njësinë zgjedhore 6. Lëvizja Besa, bëri të ditur se nuk do të ngritë padi deri te Gjykata Administrative rreth vendimeve të KSHZ-së që të hedh poshtë shtatë nga tetë ankimimet e tyre për procesin zgjedhor. KSHZ-ja ka pranuar vetëm një ankimim të…
Është një skenar të cilin Gruevski gjatë kohë është duke e përgatitur. Është skenarë i eliminimit të politikbërjes dhe të krijimit të Qeverisë, është një skenarë i teorive të komplotit se gjith dynjaja na ka faj dhe gjith dynjaja na urren, sindrom i cili ishte prezent në kohën e Millosheviqit. Kështu tha ish diplomati Alajdin Demiri në kuadër të edicionit të lajmeve të orës 15:55 në TV Shenja. Demiri tha se është krejtësisht e qartë se Gruevski ka vendosur në një mënyrë të drejtpërdrejt Maqedoninë ta shtijë nëpër turbulenca, për arsye se me këtë vokabular dhe me këtë mënyrë të…
LSDM ka njoftuar se do të paraqes 4 padi deri tek Gjykata administrative që kanë të bëjnë kryesisht me keqpërdorimet në njësinë e gjashtë zgjedhore. Zëdhënësi i kësaj partie Petre Shilegov tha se Gjykata Administrative është e obliguar që ti marrë parasysh të gjitha argumentet që ata do ti deponojnë deri në fund të ditës dhe të marrin vendim të argumentuar mirë. Shilegov tha se Gruevski duhet dërguar në opozitë dhe qytetarëve tu mundësohet Qeverisja e një kolektivit i cili punon në të mirën e tyre. “LSDM-ja do të dorëzojë 4 ankesa në Gjykatën administrative, që lidhen me vendvotimet në…
Lëvizja Besa ka kritikuar ashpër fjalorin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të përkrahësve të tij që thirrnin e ofendonin shqiptarët por edhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve që kanë ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës politike. Nga kjo parti shkruajnë se në paraqitjen e fundit të Gruevskit u pa qartë se çfarë orientimi politik ka partia e tij dhe Qeveria të cilën e ka udhëhequr me BDI-në. ”Nikolla Gruevski është orientuar në politika që më së paku kanë për qëllim të ardhmen e ndritur të qytetarëve dhe perspektivën e tyre euroatlantike. Lëvizja BESA e dënon ashpër vokabularin e përdorur të…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje refuzoi ankesën e fundit të LSDM-së për parregullsitë të cilat kjo parti i ka vërejtur në vendvotimin 2011 në Tearcë. Kjo pikë u shqyrtua dy herë. Anëtarët e Këshillit Komunal Zgjedhor u sollën dy herë nga Tearca për të treguar se si ka ndodhur që fillimisht të humb një fletë e votimit e më pas të gjendet në kutinë e KSHZ-së e rrethuar me votë për VMRO-DPMNE-në. Administratorët që kanë shërbyer ditën e zgjedhjeve në vendin e votimit 2011 pranuan se nuk ishin numëruar fletat e votimit para se të nisë procesi i votimit dhe…
Për përmirësimin e gjendjes ekonomike së pari është i nevojshëm vullnet politik, ndërsa së dyti duhet të ketë viktima të caktuara. Kështu është shprehur ish ministri I financave Nikolla Popovski i cili ka shtuar se duhet shtrënguar dhëmbët për tu krijuar një platformë për sukses më të madh. “Unë pres që kriza të kalojë relativisht shpejt dhe të formohet qeveri e re me pozicion të ri ekonomik. Ajo që është e sigurt se koncepcioni i vjetër ekonomik, i cili deri diku vitin 2007/ 08, e këndej po zbatohet nuk do të mbijetojë, ndërsa ajo është politikë ekonomike e cila preferon…
Me homazhe tek busti i dëshmorit të UT-së Abdylselam Emini dhe tek varri i rektorit të parë të UT-së Fadil Sulejmanit, ka filluar manifestimi për shënimin e përvjetorit të 22-të të këtij Universiteti. Në mbrëmje në ambientet e Universitetit u mbajt edhe një akademi përkujtimore ku morën pjesë personalitete nga vendi, Shqipëria dhe Kosova. Para të pranishmive një fjalë rasti mbajti edhe rektori i UT-së, Vullnet Ameti. Ndërkohë për nderë të 22 vjetorit u organizua edhe Akademi solemne në UT. Si çdo herë në përvjetorin e themelimit , edhe sivjet Universiteti i Tetovës ndau titullin Doktor Honoris Causa, për profesorin…
Përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në vend ka riaktualizuar temën e kontestit të emrit, që sipas mediave greke pritet të rikthehet në tryezën e bisedimeve që në fillim të vitit të ardhshëm. Duke u thirrur në burime brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e përditshmja greke “Katimerini”, shkruan se ndërmjetësi në bisedimet mes Shkupit dhe Athinës, është i gatshëm që ti riaktivizojë bisedimet të cilat u ndërprenë për shkak të zhvillimeve të brendshme në Maqedoni dhe Greqi. “Nimic dështon që sa më shpejte të rifillojë ndërmjetësimin për bisedimet. Duket i gatshëm për ti vizituar dy kryeqytetet në fillim të vitit të…
Rivotimi në Gostivar do të bëjë edhe më të paqartë formimin e Qeverisë së ardhshme dhe vetë koalicionet mes partive që fituan mandate në zgjedhjet e 11 dhjetorit, raporton SHENJA. Me këtë do të rritet edhe më shumë nevoja për formimin e një koalicioni të zgjeruar mes katër partive që morën më shumë deputet në Kuvend, VMRO, LSDM, BDI dhe BESA. Nëse edhe gjykata administrative konfirmon vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe vendos për të përsëritur votimet në vendvotimin 0396/1 në Gostivar, LSDM-së do t’i mjaftojnë 307 vota për t’i marrë një deputet VMRO-DPMNE-së me çka do të barazohej numri…
Lëvizja Besa ka hequr dorë nga ankesa deri tek Gjykata Administrative pasi nuk beson se ky institucion do të mund të merr vendime të pavarura pa ndikim nga politika. Nga kjo parti për televizionin Shenja thanë se Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve morri vendim me diktat politik dhe njëjta procedurë janë të sigurt se do të vijojë edhe në Administrativen e kjo ata i ka zmbrapsur nga ideja për tu ankuar për gjashtë prej gjithsej shtatë parashtresave të refuzuara. “Lëvizja “BESA” nuk do të dorëzon ankesa deri tek Gjykata Administrative për parashtresat që Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve i hodhi poshtë me…

