Komisioni i përkohshëm për përcjellje të prezantimit medial të seancën e sotme vendosi që të mos ngrihet asnjë procedurë kundërvajtëse kundër mediave. Lëndë e shqyrtimit kanë qenë raportet për dhjetë ditët e fundit nga fushata zgjedhore. Dy propozime për ngritje të procedurave janë refuzuar, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve Komisioni unanimisht votoi kundër ngritjes së procedurës. Me këtë seancë përfundoi vlerësimi i punës së televizioneve dhe radiove në lidhje me zgjedhjet. Komisioni në mënyrë shtesë do të takohet që ta shqyrtojë punën e mediave lokale dhe rajonale.
Author: almakos
Pa energji elektrike nesër në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 09:30 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Franc Preshern” nga numri 121 deri në numrin 127, në komunën e Karposhit, si dhe shfrytëzuesit e rrugës “Dimo Haxhi Dimov” numër 120 në komunën e Kisella Vodës. Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12:00 do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuese të rrugës “lLazar Dimitrov”, në komunën e Kisella Vodës, ndërsa në periudhën nga ora 10:30 deri në orën 12:30, një pjesë e shfrytëzuesve…
LSDM-ja ka reaguar në lidhje me vendimet që ka marrë KSHZ-ja duke thënë se ajo nuk është në nivelin e detyrës dhe obligimit serioz që ka, e ajo është: mbrojtja e të gjitha aspekteve të procesit zgjedhor. “Institucionet e shtetit duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë. Edhe përkundër asaj që po ndodh, disa punë janë të qarta: qytetarët zgjodhën jetën dhe ato ndryshime po ndodhin, nuk ka vend në politik për persona si Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE po shkon në opozitë”, thuhet në reagimin e LSDM-së, pasi KSHZ, refuzoi gjitha ankimimet e…
Pas mbarimit të seancës së djeshme të KSHZ-së, pritet që ky organ të dorëzoj deri tek koalicionet dhe partitë politike vendimet në lidhje me ankimimet e BESËS dhe LSDM-së, me çka edhe zyrtarisht fillon afati 24 orësh për të dorëzuar padi deri tek Gjykata Administrative. KSZH ka pranuar vetëm një ankesë të Lëvizjes BESA dhe ka anuluar votimin në një vendvotim në Gostivar. Janë refuzuar gjashtë ankimime nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe shtatë nga Lëvizja BESA. Vendimi për anulimin e votimit në vendvotimin në Gostivar, duhet të dorëzohet deri tek partitë dhe pjesëmarrësit në njësinë zgjedhore numër gjashtë,…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor me 4 vota për, 4 kundër dhe një abstenim, e refuzoi ankesën e LSDM-së me të cilën kërkohet të ketë anulim të procesit zgjedhor në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës. Ishte Subhi Jakupi, anëtar i BDI-së në KSHZ, ai i cili abstenoi. “Nuk u gjet procesverbali numër 15 nga ky vendvotim edhe pse anëtarët e komisionit zgjedhor deklaruan se e kanë plotësuar. Ky procesverbal është pjesë e materialeve konfidenciale. Fleta e cila mungon nuk grabitur po qëllimisht me shumë kujdes është grisur”, tha anëtarja e KSHZ-së nga radhët e LSDM-së, Violeta Duma. Sipas Igor Milev, poashtu anëtar…
https://www.dailymotion.com/video/x55k0gm_fjalimi-i-nikolla-gruevskit-para-kshz-se-17-12-2016_news
Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski para pak minutash mbajti fjalim në protestën para KSHZ-së, Ai u kërcënua se nëse Gjykata Administrative konfirmon vendimet e KSHZ-së, partia e tij nuk do të merr pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Gruevski kritikoi edhe përzierjen e ambasadorëve, sipas tij, në punët e brendshme të shtetit dhe u bëri thirrje që të rrinë anash dhe të veprojnë vetëm në kuadër të mandatit të ambasadorit. Ai paralajmëroi se nuk merr pjesë në bisedime politike ku ndërmjetësojnë ambasadorët e huaj.
Koncepti i VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit qysh herët është përcaktuar për një opsion i cili është anti perëndimor dhe anti shqiptar. Kështu deklaroi analisti politik, Ismet Ramadani, i cili ishte i ftuar në edicionin e lajmeve të orës 15:55 në TV Shenja. “Sa kalonte koha, ata filluan edhe të fuqizohen institucionalisht. Tashmë 10 vite kanë pushtet, dhe fatkeqësisht BDI-ja duke i dhënë numra, ata ngelën edhe një kohë të gjatë në pushtet për të forcuar atë opsionin e tyre, dhe sapo kalonte koha kur u kuptua se ato janë futur edhe në kriminalitet, korrupsion, etj, dhe ata filluan ta rrisin…
Përfaqësuesit e Këshillit komunal të Tearcës para pak minutash kanë arritur në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për të dëshmuar për ankimimin e 16-të të LSDM-së që është në shqyrtim e sipër. Siç raporton gazetari i TV SHENJA nga terreni, përfaqësuesit nga Tearca u pritën me brohoritje nga ana e protestuesve të VMRO-DPMNE-së të cilët tashmë tre ditë po qëndrojnë para objektit të KSHZ-së, siç shprehen ata, për mbrojtjen e votës së tyre dhe mbrojtjen e Maqedonisë.
Mbrëmja e 15 dhejtorit 2016 në galerinë e artit bashkëkohorë ‘Mytor’ në Hamburg të Gjermanisë hapi dyert me meloditë e luajtura në piano nga pianisti strugan, Faton Pollozhani. Edhe përkundër temperaturave të ulëta dhe obligimeve të festave të fundvitit, adhuruesit e muzikës po dëgjonin pjesët nga repertoari i pianistit strugan, nuk ishin melodi të cilat do dëgjoheshin kudo, ishin pjesë të rikomponuara të maestros, në jazz dhe ethno jazz, duke mos munguar as partitura të Bethoven dhe këngëve të krishtlindjeve. Faton Pollozhani u paraqit para publikut gjerman me një repertoar të pasur të muzikës shqiptare të rikomponuara me një ngjyrë…
VMRO-DPMNE ka ashpërsuar komunikimin me diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në vend. Kjo është vërejtur nga takimet e fundit që kreu i kësaj partie, Nikolla Gruevski bashkë me funksionarë të tjerë kanë realizuar me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Norvegjisë. Këta të fundit janë interesuar si për procesin zgjedhorë ashtu edhe për hapat e mëtutjeshëm të VMRO-DPMNE-së, por në shumë pyetje ose nuk kanë marrë përgjigje, ose kanë marrë përgjigje me një dozë arrogance. Madje siç njoftojnë edhe zyrtarisht nga vetë VMRO, drejtuesit e kësaj partie kanë porositur ambasadorët se nuk kanë të drejtë të përzihen në punët e brendshme, por…
Me datë 17 dhjetor 2016, Universiteti i Tetovës feston 22 vjetorin e themelimit. Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994, si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë. “Ëndrra e kamotshme e popullit tonë, e veteranëve tanë të arsimit, për të pasur edhe ne një universitet në gjuhën shqipe, po realizohet. Universiteti i Tetovës, u bë realitet sot!”, tha Fadil Sulejmani, themeluesi dhe rektori i parë i UT-së. Ky institucion arsimor ka kaluar dy periudha të rëndësishme: -Periudha: 1994-2003 është koha…

