Author: almakos

Këshilli pesëanëtarësh i Gjykatës administrative ka shqyrtuar padinë e parë të dorëzuar nga LSDM. Kryetarja e këshillit pasi dëgjuan arsyetimin e paditësit, seancën e shpalli të mbyllur dhe njofroi se këshilli do të tërhiqet për konsultim dhe për votim. Në afat prej 24 orëve tha se do të publikojnë vendimin në faqen zyrtare të gjykatës adminiatrative.

Lexo më Shumë

Projekti për ndërtimin e kanalizimit të ri atmosferik në bulevardin “Xhon Kenedi”,  dhe riparimin e rrugëve të Komunës së Çairit,  filloi në qershor të këtij viti, projekt ky që sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski do të zgjaste tre muaj, por punimet për të njejtën ende po zvarriten. Për momentin punimet janë ndërprerë plotësisht dhe qytetarët thonë se kjo ju shkakton shumë pengesë, por sipas tyre nuk është diçka e re sepse ashtu ndodh gjithmonë,  punimet fillojnë gjatë fushatës, ndërsa pas zgjedhjeve mbeten të papërfunduara. Qytetarët shtojnë se vazhdimi i këtij projekti do të bëhet gjatë zgjedhjeve lokale.…

Lexo më Shumë

Vetëm ambasadorja e Gjermanisë iu përgjigj ftesës së kryetarit të Akademisë së Shkencave, Vllado Kambovski për të debatuar lidhur me periudhën pas zgjedhore dhe sfidat e Maqedonisë drejt integrimit në BE. Ambasadat e tjera të huaja kishin dërguar përfaqësues, por vetë ambasadorët nuk e kishin parë të udhës të vijnë në tryezën e rrumbullakët të ASHAM-it dhe Ministrisë së Jashtme. I pyetur nga gazetarët se përse po e bojkotojnë ambasadorët debatin dhe a ka kjo lidhje me fjalorin e ashpër që kryetari i VMRO DPMNE-së e përdori ndaj tyre, kryetari i ASHAM-it, Vllado Kambovski insistonte se ambasadorët e ftuar po…

Lexo më Shumë

Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet me konglomerat të problemeve, për të cilat duhet të marrë përgjegjësi për t’i zgjidhur ato. Kështu vlerësojnë analistët politik, sipas të cilëve çështjet të cilat duhet të zgjidhen janë të niveleve të ndryshme. Analisti Agim Jonuz, deklaron se gjithçka varet se problemet e cilit nivel do të angazhohet qeveria e ardhshme që t’i zgjidhë, ndërsa është i sigurt  se apatia do të vazhdojë edhe një periudhë të caktuar në këtë shtet “Një është niveli i zgjedhjes së problemeve që duhet të zgjidhen siç janë përndjekja e kriminelëve, Prokuroria Speciale Publike, zgjidhja e çështjes së…

Lexo më Shumë

Tre asociacione të biznesit bashkuan forcat në një projekt të financuar nga USAID, qëllimi i të cilit është përmirësimi i klimës së biznesit për kompanitë e vogla, me theks të veçantë tek rregullativa ligjore. Siç theksoi drejtuesi i USAID-it për Maqedoni, Xhejms Stejn, rregullativa ligjore është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin e çdo biznesi. Por, shkaku i ndryshimeve të shpeshta në të kaluarën, rregullativa ligjore në vend që të krijojë mundësi për rritje ekonomike, është shndërruar në një pengesë për afaristët në tentimet për rritjen e biznesit të tyre. “Për shembull, në vitin 2015, Kuvendi ka miratuar 541…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se po ndjekin zhvillimet e fundit në vend që kanë të bëjnë me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe zhvillimeve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni. Në një deklaratë për TV SHENJA mediat, Kocijançiq tha se ajo për të cilën Komisioni ka shprehur shqetësim është retorika negative dhe tensionet e ditëve të fundit. “KE ka ndjekur rezultatet preliminare dhe vendimet pas ankimimeve dhe tani i pret përgjigjet e ankesave. Institucionet relevante shtetërore, përfshirë këtu edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe gjykatat, duhet të punojnë pandërprerë, pa presione dhe ndërhyrje politike. Jemi të shqetësuar…

Lexo më Shumë

Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mësohet nëse më 25 dhjetor do të ketë rivotim ose do të certifikohet rezultati aktual i zgjedhjeve dhe mandateve të fituara më 11 dhjetor. Fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Administrative, e cila tanimë ka caktuar për sonte shqyrtimin e dy padive të LSDM-së, nga katër sa ka dorëzuar gjithsej kjo parti. Lënda e parë do të shqyrtohet në ora 18:00, ndërsa tjetra është caktuar për gjysmë ore më vonë. Këshilli i Gjykatësve do të përbëhet nga: Vesna Jovanovska, kryetare e këshillit dhe katër anëtarët e tjerë, Burim Sejdini, Aneta…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka qëndruar sot në rezidencën e Ambasadës amerikane në Shkup ku ka realizuar takim pune me Ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily. Baily dhe Ahmeti kanë folur për rëndësinë e zhvillimit të proceseve në Maqedoni dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. ”Të gjitha të arriturat në 15 vitet e fundit në vend janë realizuar në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë edhe zgjidhjen e krizave, andaj dhe ky partneritet strategjik i BDI-së me aleatët euro-amerikan do vijojë në frymën e përmbushjes së interesit të përbashkët, anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE.”…

Lexo më Shumë

Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mësohet nëse më 25 dhjetor do të ketë rivotim ose do të certifikohet rezultati aktual i zgjedhjeve dhe mandateve të fituara më 11 dhjetor. Fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Administrative, e cila tanimë ka caktuar për sonte shqyrtimin e dy padive të LSDM-së, nga katër sa ka dorëzuar gjithsej kjo parti. Lënda e parë do të shqyrtohet në ora 18:00, ndërsa tjetra është caktuar për gjysmë ore më vonë. Këshilli i Gjykatësve do të përbëhet nga: Vesna Jovanovska, kryetare e këshillit dhe katër anëtarët e tjerë, Burim Sejdini, Aneta…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se po ndjekin zhvillimet e fundit në vend që kanë të bëjnë me Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve MIA, Kocijançiq tha se ajo për të cilën Komisioni ka shprehur shqetësim, është retorika negative dhe tensionet e ditëve të fundit. “KE ka ndjekur rezultatet preliminare dhe vendimet pas ankimimeve dhe tani i pret përgjigjet e ankesave. Institucionet relevante shtetërore, përfshirë këtu edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe gjykatat, duhet të punojnë pandërprerë, pa presione dhe ndërhyrje politike. Jemi të shqetësuar për shkak të tensioneve të ditëve të fundit,…

Lexo më Shumë

Eksperti belg dhe ish ndërmjetësues i BE-së në bisedimet mes partive për tejkalimin e krizës politike, Piter Van Haute, i është kundërpërgjigjur fjalorit fyes dhe gjuhës së urrejtjes të përdorur nga ana e drejtorit të Arkivit Shtetëror, Filip Petrovski. Ai ka shkruar se po të kishte bërë këto deklarata në një shtet demokratik ai tani do të ishte në burg. “I nderuar z.Petrovski, e morëm mesazhin tënd. Kjo është e papranueshme, posaçërisht për faktin se vjen nga një njeri i ranguar lartë në administratën shtetërore. Në një demokraci normale për këtë gjë ju do të ishit arrestuar dhe do të…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është takuar me ambasadorin e SHBA-së, Xhejs Bejli. Gjatë takimit, siç informojnë nga LSDM, lideri i kësaj partie i ka thënë Bejlit se në zgjedhjet e 11 dhjetorit shumica e qytetarëve të Maqedonisë kanë zgjedhur ndryshimet. “Vullneti i shumicës duhet të respektohet. Maqedonia do të ketë qeveri e cila do të punoj në interes të qytetarëve të saj. Ata u përcaktuan për jetë, liri dhe demokraci. Fakti që qytetarët nuk ju nënshtruan manipulimeve dhe provokimeve tregon se shoqëria është pjekur për ndryshime. Ditët në vijim do të tregojnë se kanë filluar proceset demokratike në Maqedoni…

Lexo më Shumë