Temë qëndrore e bisedimeve mes katër partive më të mëdha në Përzhino lidhur me temën e listës së votuesve, mbeten 40 mijë votuesit e dyshuar si votues fiktiv, të cilët LSDM-ja opozitare ka kërkuar, ndërsa VMRO-DPMNE ka pranuar që të fshihen nga lista e votuesve. Sot edhe zyrtarisht u konfirmuar dyshimet që deritani qarkullonin nëpër koloaret partiake se 60 për qind e këtyre votuesve janë shqiptarë, të cilët janë me banim të përkohshëm jashtë vendit. Këtë informatë e konfirmuan përfaqësuesit e dy partive në pushtet, Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE dhe Artan Grubi nga BDI. “Në pjesën e listës së votuesve…
Author: almakos
Forumi ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut, ka ngritur iniciativë për daljen nga kriza politike në të cilën është zhytur vendi. Ata kërkojnë kthimin e Maqedonisë në rrugën e demokracisë dhe realizimin e qëllimeve strategjike shumëvjeçare dhe prioriteteve – anëtarësimin në Unionin Europian dhe NATO. ‘’Duke u nisur nga supozimi kyç se sundimi I ligjit është fundamenti bazë i demokratizimit si përfitim civilizimi, kriza në R.M patjetër të zgjidhet me mekanizma të shtetit juridik dhe sipas parimeve secili të përgjigjet politikisht, moralisht, matrialisht dhe penalisht për veprat e bëra’’, ka deklaruar Idriz Sinani, kryetar i Forumit për të…
Respektimi i sundimit të së drejtës është element thelbësor për investimin e mëtejmë në vendet e rajonit. Kjo u tha mes tjerash gjatë pres konferencës së sotme të Odës Ekonomike të Maqedonisë ku u shpalosën konkluzionet nga samiti i tretë “Forumi investues i Odave – shembull për bashkëpunim të shkëlqyer në kuadër të Ballkanit Perëndimor”. Kryesuesi i Kuvendit të OEM-së, Antoni Peshev, pjesëmarrës në samitin e tretë për Ballkanin që u mbajt më katër korrik në Paris, tha se ky samit ishte pë rikonfirmimin e proceseve që janë në zhvillim. Ai tha që Evropa nuk do ta ndërpresë procesin në…
“Amendamenti nuk pranohet”. Kjo është përgjigjja e vetme ndaj amendamenteve për rishikimin e buxhetit të Qeverisë, me të cilat kërkohet që të ndahen mjete për ujësjellësa, rrugë, shkolla dhe kushte tjera elementare për jetesë në vendbanimet shqiptare. Përderisa gjatë ditës së dytë të debatit për rishikimin e Buxhetit të Qeverisë diskutoheshin amendamentet e PDSH-së, me të cilat kërkohen kushte elementare për vendbanimet shqiptare, ministri i Financave Kirill Minovski, nuk i pranonte ato, ndërsa deputetët e BDI-së nuk ndodheshin në sallë. “Amendamenti nuk Pranohet”, u përgjigj shkurt Kirill Minovski, Ministër i Financave. Nga PDSH, ka reaguar deputeti Ernad Fejzulahu. Ai i…
Sektori civil propozon reforma urgjente në gjyqësor, media, zgjedhje dhe disa fusha të tjera që do të ndihmonin vendin për dalje nga kriza politike. Nëpërmjet një dokumenti që do t’u dërgohet partive në bisedimet e Përzhinos, organizatat joqeveritare dhe ekspertët fillimisht kërkuan formimin e një reparti Special, në mënyrë që të zhbllokohet puna e Prokurorisë Speciale. “Mendimi për formimin e një sektori special është shumë i përhapur dhe unë si gjykatëse mendoj se kjo duhet realizuar sa më shpejtë në interes të efikasitetit gjyqësor dhe daljes nga kriza. Ne vazhdimisht po sillemi në rreth. Derisa nuk kemi ndonjë vendim gjyqësor,…
Lëvizja për Reforma në PDSH, ka drejtuar një letër të hapur, Ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së në Shkup, Aivo Orav dhe Xhes Bejlit, të dërguarit special të Gjermanisë Johanes Hajndëll, si dhe zv/ndihmës sekretares amerikane të shtetit për Evropë dhe Azi Viktoria Nuland. Në letrën e tyre, partia e Ziadin Selës kërkon formimin e një Qeverie të ekspertëve, e cila do të ketë prioritet implementimin e reformave reale dhe përgatitjen e terrenit për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Sipas tyre, çështja kryesore që rrënon kredibilitetin e zgjedhjeve aktualisht është lista zgjedhore dhe nëse nuk pastrohet, do të përsëritet manipulimi…
Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Allit, që gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija, kanë reaguar në Prokuroria Speciale, të cilët kanë thënë se ata në tërësi do ta respektojnë vendimin. “Kjo Prokurori Publike në tërësi do të respektoj vendimin e Gjyatës së Apelit që të mos hiqet nga lënda gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija nga rasti “Fortesa”. Ndërkaq nga Prokuroria Speciale janë përgjigjur se në tërësi e respektojnë vendimin e Gjykatës së Apelit që të mos hiqet nga lënda gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija nga rasti “Fortesa”. Në lidhje me procedurën e të dyshuarve, e njëjta do të vazhdoj ashtu siç është…
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike që gjykatësja e procedurës paraprake Aleksandra Pop Stefanija të hiqet nga lënda “Fortesa”. “Duke vepruar në bazë të ankesës së Prokurorisë për ndjekje të veprave penale që dalin nga ndjekja joligjore e komunikacioneve (PSP) kundër vendimit të kryetarit të Gjykatës Penale, Gjykata e Apelit Shkup, sot ka dorëzuar vendim me të cilën ankesa e PSP refuzohet si e pa bazë, ndërsa pranohet vendimi I gjykatës së shkallës së parë, që të mos pranohet ankesa për heqjen ngaqë lënda e gjykatësit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e Gjykatë Themelore Shkupi…
Euro ambasadorit Aivo Orav pati takim me kryetaren e Gjykatës Supreme, Lidija Nedelkova. Nga gjykata informojnë se në takim është biseduar për reformat në sistemin gjyqësor, ligjet e miratuara dhe zbatimi i tyre, si dhe projektet IPA për gjyqësi. “Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Lidija Nedelkova, ka shprehur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm, përkrahje dhe ndihmë përmes më shumë projekteve të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se është e patjetërsueshme që të vazhdoje përkrahja për reformat gjyqësore, për shkak të sigurimit dhe përmirësimit të efikasitetit dhe pavarësisë në gjyqësi. Në fund të takimit, kryetari…
Ndihmës sekretarja e shtetit për Evropë dhe Euroazi, Viktoria Nuland të hënën do të vizitojë Maqedoninë. Siç njoftoi Ambasada e SHBA-së në Shkup, gjatë qëndrimit në vend ajo do të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në takime, sipas njoftimit, do të diskutohet për çështje bilaterale dhe rajonale, përfshirë edhe nevojën për zgjidhje të krizës aktuale politike, mbështetjen për punën e zyrës së Prokurorisë Speciale, dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme. Vizita e Viktoria Nuland në Maqedoni është në kuadër të turneut të saj në disa vende të rajonit përfshirë edhe Kosovën, Shqipërinë,…
Ambasadori amerikan Xhejs Bejli fuqishëm ka hedhur poshtë akuzat se SHBA po tentojnë të prishin stabilitetin e Maqedonisë dhe ka shtuar se ai dhe SHBA përkrahin sundimin e drejtësisë në vend. “Ne në ambasadën e SHBA-së në Shkup shpesh shikojmë storie në media për teori të komplotit dhe akuza se SHBA përzien në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se ndërmarrin aksione për destabilizimin e vendit. Besojmë se shumica e qytetarëve të Maqedonisë, po ashtu edhe ne, e shohin absurditetin e këtyre tregimeve. Por, pas akuzave të paradokohe për të punësuarit tonë dhe programe, më lejoni të ju shpjegoj, posaçërisht…
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, ka deklaruar se opozita në Maqedoni po përgatitet për një revolucion të ri shumëngjyrësh, e nxitur nga faktor të jashtëm. Duke folur në një konferencë për shtyp, Zaharova ka thënë se diplomat amerikan kanë qenë të përfshirë në protestat që janë zhvilluar në Serbi, duke shfrytëzuar “një grup të vogël të qytetarëve të paguar nga jashtë dhe që janë agresiv”, ndërsa ka shtuar se vazhdojnë tentimet që të organizohen protesta të tilla në Maqedoni.“Po përgatitet terren për një revolucion të ri shumëngjyrësh, kësaj radhe në Maqedoni. Konstatojmë se praktika…

