Formimi i Qeverisë së re edhe më tej duket i largët, ndërsa përplasjet mes dy partive maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë vazhduar edhe sot pikërisht në këtë temë. VMRO-DPMNE edhe një herë ka përsëritur ofertën ndaj Zoran Zaevit që të heq dorë nga platforma e partive shqiptare ose të pranojë zgjedhje të reja në të cilat do të kërkojë vota me këtë platformë. “VMRO-DPMNE mbetet në ofertën e saj principiele. Nëse LSDM tërhiqet nga Platforma e Tiranës dhe realizimi i elementeve që përmban ajo, do t’i japim mbështetje LSDM-së dhe Zaevit të formojë Qeveri. Nëse Zaev aq shumë e respekton…
Author: almakos
Ndarja e shoqërisë në të gjitha nivelet mund të jetë shumë e rrezikshme. Kështu ka deklaruar profesori universitar Dejan Donev, gjatë intervistës për REL. Ai ka thënë se ajo mund të jetë e rrezikshme për arsye se bëhet fjalë për ndarje dhe jo për kohezion. Sipas tij, ideja e jetës njerëzore është që të jetoj së bashku jo ndaras. Ajo është krijesë sociale e cila duhet të ketë me kë të komunikoj, kështu që ajo formë e ndarjes, ka theksuar Donev, e cila aktualisht ndjehet gjithandej dhe në raport me secilin, është punë e rrezikshme. “Në çdo rast ndarja e…
Komuna Qendër, nëpërmjet Inspektorit të autorizuar ndërtimor ka sjellë vendim për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrugës në “Kejin” e lumit Vardar. Në njoftimin e Komunës Qendër, thuhet se vendimi është sjellë me urdhër të kryetarit të komunës, Andrej Zhernovski. Arsyeja për ndalimin e aktiviteteveështë se në vendin ku ndërtohet, nuk ka pasur tabelë informative se kush është investitor, realizues dhe mbikëqyrës, si dhe nuk ka të dhëna për dokumentacion të miratuar teknik dhe miratim për punë përgatitëse. Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski paraprakisht nga njeriu i parë i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski kërkoi…
Familja Lusjani nga Vizbegu për momentin ka mbetur pa kulm mbi kokë. Fatkeqësia ka ndodhur orët e para të ditës së martë, kur familja 8-anëtarëshe ishin në gjumë. Kryefamiljari, Rrahim Lusjani tregoi që nga shkaqe ende të panjohura, shtëpia mori flakë me një shpejtësi të madhe dhe anëtarët me shumë vështirësi shpëtuan nga flaka, ndërsa gjithçka tjetër brenda saj është bërë hi. “Ishin momente të vështira, ndodhi zjarri, nuk di si ta përshkruaj. Ishim të gjithë anëtarët e familjes në gjumë, 1: 30 ishte ora…Familjen, babanë dhe nënën i kam pasur tek pjesa këtu… në krah e kam mbajtur baban…
19 March Në qendrën urgjente në Shkup sot rreth orës një ka ndërruar jetë fëmija katër vjeçar Xhevar Useini nga fshati Baçishtë i Kërçovës që tre ditë më parë u sulmua nga qentë endacak. Fëmija për disa ditë me radhë ka qenë nën asistencën e aparateve të frymëmarrjes në gjendje kritike. 4 vjeçari për shkak të lëndimeve serioze tre ditë më parë ishte dërguar në qendrën urgjente në Shkup. Xhevair Useni mori lëndime të rënda në pjesën barkut dhe kraharor nga qentë endacak. Operacioni të cilit iu nënshtrua ai ka zgjatur më tepër se tre orë dhe mjekët ishin të…
Qyteti i Shkupit ka filluar rikonstruimet intensive të rrugëve në vendbanimin e Inxhikovës, të cilat ishin të dëmtuara nga vërshimet e vitit të kaluar. Disa prej tyre janë rikonstruar, ndërsa pjesa tjetër paralajmërohet që të përfundojnë për një periudhë shumë të shkurtër. Por, ndryshe zhvillohen punimet me rrugët e fshatit Hasanbeg, të cilat po ashtu ishin të dëmtuara nga vërshimet. Pamjet e rrugës kryesor të këtij fshati janë skandaloze. Rruga është përplot plasaritje dhe gropa. Gjendja e këtillë e rrugës, vështirëson lëvizjen e veturave dhe autobusave, të cilët vazhdimisht qarkullojnë në atë pjesë, por edhe të këmbësorëve. Banorët e këtij…
[embedded content] 19 March Deklaratat e intensifikuara të diplomatëve rus kundër ndërhyrjes së perëndimit në Maqedoni, sipas njohësve të çështjeve ndërkombëtare vijnë për shkak të interesave gjeopolitike dhe ekonomike që ka Moska për vendin por edhe për shkak të mbështetjes nga e djathta në krye me VMRO-DPMNE-në. Kështu ish ambasadori Nano Ruzhin e komenton edhe apelin e fundit të ambasadorit rus në OSBE, Aleksandar Lukasheviq, i cili tha se të huajt duhet t’i respektojnë të drejtat e maqedonasve që vetë të vendosin për fatin e tyre në bazë të parimeve demokratike. Këtë e pamë edhe nga deklaratat pro-ruse të turmave…
Sekretari i përgjithshëm i partisë UNITETI, Muhamed Ismaili, ka dhënë dorëheqje nga posti partiak. Dokumentin e dorëheqjes, ai e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Si shkak për dorëheqjen, Ismaili ka theksuar obligimet e mëdha që ka në jetën e tij të përditshme. “Faleminderoj nga zemra të gjithë për përkrahjen dhe mirëkuptimin. Beteja për liri, demokraci, barazi… vazhdon”, ka shkruar ai.
19 March Pavarësisht nismës për ta vënë në funksion institucionin ligjvënës ditën e martë, partitë nuk përjashtojnë mundësinë për bllokime të sërishme. BDI vlerëson se pengesa e radhës mund të haset rreth formimit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, i cili duhet ta propozojë emrin e ri të kreut të Kuvendit. Në këtë kuadër, nga BDI porositën që politikanët përpara interesave partiake të vendosin interesat e shtetit. Pas vendimit anti-kushtetues të zotit Ivanov mendoj se mund të pritet gjithçka, por shpresoj se politikanët do të jenë të arsyeshëm do të shohin interesin e shtetit para interesit partiak. Dhe, konform eksperiencës…
19 March Përfaqësimin e ulët në institucionet nën kompetenca të ministrisë së Kulturës, e ka pranuar edhe sekretari shtetëror në këtë ministri, Behixhudin Shehapi. Në një përgjigje zyrtare për Alsat, ai ka thënë se sa i përket përfaqësimit dhe përbërjes kombëtare në institucionet e kulturës, numri I të punësuarve shqiptarë është shumë i ulët. Sipas tij për t’u arritur përfaqësimi adekuat, duhet më shumë kohë. “Ka vende pune shumë specifike që kërkojnë arsim përkatës, për të cilat vende pune ne nuk kemi pothuajse aspak kuadër të diplomuar në ato drejtime” ka theksuar Shehapi. Ai më tej ka bërë të ditur…
[embedded content] 19 March Nëse partitë politike parlamentare nuk arrijnë konsensus për përbërjen e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, zgjedhja e kryeparlamentarit të ri megjithatë nuk mund të bllokohet. Ish nënkryetari i kuvendit, Rafis Haliti sqaron se propozimin për kreun e parlamentit mund ta iniciojnë 20 deputetë nëse dështojnë përpjekjet për formimin e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Nëse nuk arrihet marrëveshje që të konstituohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime, rregullorja parasheh që së paku 20 deputetë të ngrenë iniciativë për propozimin e Kryetarit të Kuvendit dhe me propozim të 20 deputetëve atëherë nuk pritet që Komisioni për zgjedhje…
700 gram heroin, 250 gram kokainë, mes 8-10 kg marihuanë dhe 570 tableta ekstazë janë konfiskuar, ndërsa 6 persona janë arrestuar në aksionin policorë të së premtes të koduar me emrin “Rrjeti”. Në operacionin për shkatërrimin e grupeve kriminale që merren me shpërndarje të drogës, policia ka kryer bastisje në tre qytete, Prilep, Manastir dhe në Haraçinë Shkup. Në këtë aksion policia ka ngritur padi ndaj D.V (41), N.H. (43), E.Z. (44), M.K. (30), M.S. (37), F.P. (27), I.T. (29) dhe V.V. (39) për veprën e kryer prodhim illegal dhe lëshim në treg të drogave narkotike. Ndërkaq për personin N.H.…

