Ndërtimi i një rruge paralelisht me lumin Vardar, e cila parashihet që të ndërtohet nga hoteli “Holiday Inn” dhe të përfundoj tek ndërtesa e “Telekom”-it, do të shkatërroj shëtitoren e kejit. Përveç kësaj, në kuadër të këtij projekti, parashihet që të shkatërrohen edhe terasat e lokaleve që ndodhen pran lumit Vardar. Një grup qytetarësh dhe pronarë të objekteve në fjalë, u mblodhën sot në vendin ku kishin filluar punimet, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me ndërtimin e kësaj rruge. Sashe Tërpeski nga Komuna Qendër, thotë se miratim0ni për ndërtimin e kësaj rruge e ka dhënë Qyteti i…
Author: almakos
Punimet në Bulevardin Xhon kenedi, vazhdojnë të stërzgjaten, ndërsa premtimet se kur do të përfundojnë shtyhen nga muaji në muaj. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, premtoi se punimet që kanë nisur verën e kaluar do të përfundojnë më 15 prill. Kreu i qytetit të Shkupit më parë kishte premtuar se punimet do të përfundonin në shtatorin e vitit të kaluar. Si arsyetim për zvarritjen e punimeve Trajanovski përmend kushtet atmosferike, gjegjësisht temperaturat e ulëta. “Për shkak të temperaturave të ulëta nëse nuk rregullohet mirë asfalti mund të kemi probleme. Kështu që shpresoj se më së voni më 15…
BDI në kaos lidhur me rezolutën për dënimin e gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve në periudhën 1912-1956 që ishte pjesë e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare. Funksionarë të lartë të kësaj partie ditëve të fundit janë distancuar nga rezoluta e gjenocidit. Deputeti Artan Grubi, shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në paraqitjen e tij të fundit tha se kjo pikë nuk ka qenë pjesë e platformës parazgjedhore të BDI-së. “Deklarata e përbashkët I prek të gjitha elementet e programit zgjedhor të pl;atformës 2020 të BDI-së. Mereni analizojeni, krahasojeni dhe e vetmja shtesëështë rrezoluta për gjenocidin mbi…
Çarshi xhamia e Prilepit, e cila pësoi nga konflikti ndëretnik që ndodhi në Maqedoni në vitin 2001, me vite pret të riparohet. Objekti që i gjendet në mes të qytetit i përket periudhës së Fatih Sulltan Mehmetit, pret në ankth t’i caktohet fati , shkruan Agjencia Anadollu. Myftiu i Prilepit, Shefket Imeroski, në një bisedë për Agjencinë Anadollu tha se Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka tre marrëveshje me Ministrinë e Kulturës për riparimin e xhamisë, edhe atë në vitin 2006, 2010 dhe 2012. Megjithë këtë, ai shton se nuk është arritur asnjë rezultat. Imeroski theksoi se në lidhje me…
Ministria e Punëve të Brendshme është duke realizon aksion për shkatërrimin e grupit të organizuar kriminel. Në njoftimin e MPB-së lidhur me aksionin në fjalë, thuhet se ka për qëllim një grup i cili merret me shitjen e narkotikëve brenda në shtet. Policia nuk ka kumtuar më shumë hollësira për aksionin, por mësohet se bëhet fjalë për një grup nga Haraçina. Pas përfundimit të aksionit, MPB ka paralajmëruar se nëpërmjet një komunikate do të informojë opinionin.
Prindërit e fëmijëve me sindromën Daun që jetojnë në qytete të vogla në Maqedoni rregullisht përballen me probleme për shkak të mungesës së stafit profesional që duhet të punojnë për zhvillimin e fëmijëve të tyre. Brankica Jovanova nga Radovishi, nënë e Maksimit i cili ka lindur me sindromën Daun, thotë se në qytetin e tyre i punësuar është vetëm një defektolog. “Duhet të kushtohet vëmendje për më shumë logopedë dhe defektologë, Radovishi është një vend i vogël dhe në të gjithë komunën kemi vetëm një defektolog, nuk është i aftë që vetëm një defektolog të kujdeset për fëmijët, prandaj shumica…
[embedded content] 18 March Edhe pse kanë sallë sporti, nxënësit e shkollës fillore “Edinstvo” në fshatin Oktisi të Strugës, orët e edukatës fizike i mbajnë nëpër klasa apo jashtë shkollës. Kjo ndodhë për shkak se nuk ka kush të investojë rreth tre mijë euro, aq edhe sa nevojiten për ta vënë objektin në funksion. Salla është jashtë përdorimit disa vite dhe si e tillë ka nisur të shkatërrohet. Ka shumë lagështi si dhe nuk ka dysheme. Më kritike është pjesa e jashtme, ndërsa nuk ka as vegla përkatëse për ushtrime. Për këtë shkollë donacionet arrijnë vetëm nga mërgimtarët. “Çdo vit…
[embedded content] 18 March Pjesa më e madhe e të punësuarve në institucionet në Dibër janë nga komunat tjera. Kështu reagojnë nga shoqata qytetare “Një dollarë për Dibrën” duke kërkuar përfaqësim më të madh të shqiptarëve në institucione si dhe përdorim të plotë të gjuhës shqipe. Kërkojnë t’u mundësohet dibranëve ankesat përveç maqedonisht t’i shkruajnë edhe shqip. Nga kjo shoqatë vlerësojnë se kërkesën për përdorimin e shqipes në formë peticioni ta dorëzojnë tek të gjitha ministritë dhe organet shtetërore. Reagon edhe vetëqeverisja lokale e Dibrës. Kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli, për Alsat M tha se në disa institucione shtetërore siç…
[embedded content] 18 March Ndonëse publikisht ishte paralajmëruar një sulm i mundshëm nga një grup i armatosur nga jashtë, policia dhe shërbimet vendase nuk kishin ndërmarrë asgjë për parandalimin e një kërcënimi të tillë, që sipas vlerësimet të ndryshme kishte për qëllimin shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit nga afera e përgjimeve që kishte tronditur vendin. Para se të ndodhte sulmi në Goshincë të Likovës e që javë më pas pasoi me përleshjen e armatosur në Kumanovë, ish gjenerali i policisë në vitin 2001, Stojançe Angellov kishte paralajmëruar një skenar. Angellov pretendonte se për realizimin e tij janë dhënë 2 milion…
[embedded content] 18 March Dhjetëra tabela që tregojnë për praninë e zyrave të avokatëve dhe të përkthyes gjyqësore qëndrojnë të varura në hyrje të barakave thuajse të rrënuara në rrugën ” 1737” ose ndryshe e njohur si rruga e avokatëve në Komunën Qendër të Shkupit. Rruga në fjalë është e shkatërruar ndërkohë që numri i madh i makinave të parkuara vështirëson edhe më shumë qarkullimin e këmbësorëve. Një pjesë avokatëve që pranuan të flasin para kamerave ankohen se institucionet kompetente nuk kujdesen për zgjidhjen e problemit me rrugën dhe kushtet në zyrat e tyre. Duhet te jetë e rregulluar më…
Vendimi i Apelit për miratim të pjesshëm të ankesës së mbrojtjes së afaristit Sead Koçan është i dyshimtë për ish prokurorin Aleksandar Nakov. Ai thotë se krahas asaj që vendimi për paraburgim duhet të vazhdohet shkaku se Sead Koçan është i pakapshëm për organet e drejtësisë, vlerësimi i Gjykatës se ai nuk mund të ndikojë tek dëshmitarët dhe nuk mund ta përsërisë veprën le hapësirë për manovra juridike të mbrojtjes. Kushti i parë për arrati është pranuar, ndërsa edhe të tjerët janë miratuar nga mbrojtja dhe tani vijmë te një situatë të re, në kuptimin se qëllimi gjatë miratimit të…
[embedded content] Një pjesë e analistëve nuk përjashtojnë mundësinë për obstruksione dhe shtyrjen e mbledhjes së Kuvendit, pas nismës së LSDM-së për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Edhe nëse do të ketë përpjekje nga VMRO-ja për të mbajtur të bllokuar Kuvendin, ish gjykatësi Trendafil Ivanovski thotë se LSDM dhe partitë shqiptare që përbëjnë shumicën parlamentare, duhet të jenë më këmbëngulës dhe të marrin vendime të guximshme për të vënë në funksion institucionin ligjvënës. Një problem që mund të shfaqet edhe nëse caktohet seanca sipas Ivanovskit do të jetë përbërja e komisionit parlamentar për…

