Eurokomisari për zgjerim Johanes Han vlerësoi se situata në vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më tej është delikate dhe zgjidhja e përhershme është e mundur vetëm në kornizat ndërkombëtare, gjegjësisht brenda në BE. “Ne nuk fokusohemi në datat për anëtarësim. Flasim për procesin inkuadrues dhe me cilën shpejtësi përparojnë vendet, varet vetëm prej tyre”, theksoi Han në një intervistë për gazetën e Vjenës “Kurir”. Sa i përket rezistencës për pranim të mëtutjeshëm të vendeve në BE. ai thekson se shumica e qytetarëve të vendeve anëtare janë të përmbajtur, për çka është e rëndësishme ata njerëz të binden se anëtari i…
Author: almakos
Sekretari gjeneral i LSDM-së Oliver sot duhet të paraqitet në në Prokurorinë Themelore Publike, të Marko Zvrlevskit. Lëndë hetimi e Marko Zvrlevskit janë dyshimet rreth raportit financiar të LSDM-së dhe financimi i partisë. Para Spasovskit në bisedë informative në Prokurori ishte edhe shefi i tij, Zoran Zaev. Zaev të premten deklaroi se Zvrlevski hap kundër-hetim gjithmonë kur PSP-ja do të hap ndonjë hetim të ri. Hetimi i Prokurorisë sipas shkrimeve të një pjese të medieve të afërta me pushtetin, mes tjerash është nxitur nga dyshimi se LSDM-ja ka paraqitur shpenzime joreale në raportet për fushatën zgjedhore.
Presidenti i shteti Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën hungareze “Magyar Hírlap”, ka thënë se partitë zgjidhjen për daljen nga kriza duhet ta gjejnë nëpërmjet sjelljes së përgjegjshme dhe në përputhshmëri me Kushtetutën e vendit. Sipas tij asnjë vendim nuk duhet të cenoj karakterin unitar të shtetit dhe duhet të jetë në drejtim të mbrojtjes së interesave të Maqedonisë. “Nënkuptohet zgjidhje e mundshme për tejkalimin e situatës janë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat qytetarët do të deklarohen për tema të cilat u imponuan kohëve të fundit”, ka thënë Ivanov. Ivanov ka thënë se pa refuzimin e…
Pas informacionit të djeshëm nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruveski se përgatisin dokument për dalje nga kriza politike LSDM-ja sot kumtoi se “programi i qeverisë së re reformuese të udhëhequr nga LSDM-ja është dokumenti i vetëm që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe e garanton unitetin e shtetit. “Mbi 700.000 qytetarë presin sa është e mundur më shpejtë të zgjidhet qeveria e re e cila do të sigurojë drejtësi për të gjithë, jetë cilësore për të gjithë dhe unitet. Për këtë votuan në zgjedhje dhe për këtë qëndruan me 67 mandate deputetësh pas kryetarit të LSDM-së,…
Rreziku më i madh për Maqedoninë për momentin është Zoran Zaev dhe pranimi i kushtëzimeve nga ana e tij për ta realizuar platformën e Tiranës, vlerësojnë në VMRO-DPMNE. Ata përsëri kërkojnë nga Zaevi që të heq dorë prej skenarit të tillë, ndërsa si kthim, thonë, ta marrë mbështetjen e tyre për formimin e qeverisë. “Nëse frikësohet prej shantazheve dhe premtimeve të cilat i ka dhënë, le ta nxjerrë platformën e Tiranës në zgjedhje që populli t’i tregojë se çfarë mendon për të”, theksojnë në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE. Në kumtesën thuhet se Zaev është kapur mat në një numër…
Oda stomatologjike e Maqedonisë sot do ta shënojë 20 marsin, Ditën botërore të shëndetit oral me një sërë aktivitetesh si pjesë e fushatës për ngritjen e vetëdijes për higjienë orale.Siç kumtoi Oda stomatologjike, ekipet e stomatologëve në tre lokacione në kryeqytet, qendrat tregtare “Zebra” dhe “Ramstor Mall” dhe në sheshin “Maqedonia”, ku do të informojnë qytetarët për shëndetin e tyre oral.Krahas këshillave të mjekëve stomatologë, do të ndahen edhe materiale promovuese nga kompani prodhuese të mjeteve dentale për higjienë.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Hungari. Ivanov në Budapest, lajmëroin rpaortuesi i MIA-s, do të ketë takime me presidentin e Hungarisë, Janish Ader, me kryeminsitrin Viktor Orban dhe me kryetarin e Parlamentit Lasllo Kover.
Sektori i biznesit për çdo ditë e më shumë merr goditje të rënda, si pasojë e zvarritjes së procesit të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, theksojnë përfaqësuesit odave ekonomike të vendit. Kryetari i Federatës së biznesit në Maqedoni, Mile Boshkov, për Radion Evropa e Lirë thotë se kriza politike në masë të madhe ndikon negativisht në sektorin e biznesit veçanërisht zhvillimin e ekonomisë. Si më problematike, Boshkov fokuson bllokimin e operacioneve financiare në mes kompanive private dhe institucioneve të shtetit të cilat i kanë kompetencat e kufizuara përderisa nuk formohet qeveria e re e Maqedonisë. “Zvarritja e procesit të…
Efektet e dokumenteve të Gruevskit tanimë i kanë ndjerë qytetarët. Kështu LSDM i është kundërpërgjigjur deklaratave të Nikolla Gruevskit se po përgatit dokument politik për dalje nga kriza politike, shkruan SHENJA. “Tani para gjithë opinionit vendor dhe ndërkombëtar qëndron një dokument konkret, pas të cilit qëndrojnë rreth 700.000 qytetarë të Maqedonisë. Është programi i Qeverisë së re reformatore të Maqedonisë unitare, e cila garanton cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët, pavarësisht diversiteteve, drejtësi për të gjithë, unitet dhe reforma për integrime euro-atlantik. Këtë program Gruevski e anashkalon, pasi ajo ia grabit të gjitha lajmet e rreme “, thuhet në…
19 March Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për televizionin “Kanal 5” ka deklaruar se partia e tij është duke përgatitur një dokument i cili do të mundësojë daljen e vendit nga kriza e thellë politike dhe në të njëjtën kohë do të ruaj unitetin e vendit. Gruevski tha se gjatë javës së ardhshme dokumenti do j’u dorëzohet partive më të mëdha politike në vend. Sipas Gruevskit ky dokument nuk e favorizon as ndonjë parti politike e as ndonjë bashkësi etnike.
Ka ndërruar jetë fëmija i moshës 4-vjeçare i cili para tre ditëve në gjendje kritike u dërgua në Qendrën Urgjente. Ditën e kobshme, fëmija ka dalë nga shtëpia dhe nëpërmjet fushës ka dashur të shkojë në shtëpinë fqinje, por në ato momente është sulmuar nga qentë të cilët kanë ardhur nga stalla me dele që gjendej aty pranë, e të cilën nuk kanë qenë të lidhur. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e fëmijës sot rreth orës 13:00. Ata kanë rrëfyer për gjendjen tmerruese të trupit të 4 vjeçarit. Sipas mjekëve, nuk ka pasur pjesë të trupit e cila nuk ka qenë…
Tragjedi e rëndë në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Afrim Dauti, 46-vjeçar, baba i katër fëmijëve, ka ndërruar jetë të dielën paradite në afërsi të fshatit Allashec, pas një rrokullisje me traktor, shkruan gazeta KOHA. Ekipe të Policisë dhe Prokurorisë së Kumanovës dhe kanë kryer hetime ndërsa po punohet në zbulimin e shkaqeve që çuan në vdekjen e 46-vjeçarit nga fshati Orizare e Likovës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën. Afrimi la pas vete katër fëmijë – tri vajza dhe një djalë. /KOHA/

