Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike që gjykatësja e procedurës paraprake Aleksandra Pop Stefanija të hiqet nga lënda “Fortesa”.
“Duke vepruar në bazë të ankesës së Prokurorisë për ndjekje të veprave penale që dalin nga ndjekja joligjore e komunikacioneve (PSP) kundër vendimit të kryetarit të Gjykatës Penale, Gjykata e Apelit Shkup, sot ka dorëzuar vendim me të cilën ankesa e PSP refuzohet si e pa bazë, ndërsa pranohet vendimi I gjykatës së shkallës së parë, që të mos pranohet ankesa për heqjen ngaqë lënda e gjykatësit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e Gjykatë Themelore Shkupi 1.
Prokuroria Speciale Publike më 23-qershor gjatë marrjes në pyetje të ish ministres për punë të brendshme Gordana Jankullovska, kërkoi që të hiqet në lënda gjykatësja Pop Stefanija, për arsye politike ngase Jankullovska është e punësuar në VMRO-DPMNE, po ashtu edhe bashkëshorti i gjykatëses.
Kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi- Shkup refuzoi këtë kërkesë pas çka Prokuroria Speciale u ankua në gjykatën e shkallës së dytë, i cili poashtu refuzoi kërkesën.
Rastin “Fortesa” e ka hapur Specialja për shkatërrimin e pajisjes për përgjim, ndërsa të dyshuar janë eprori i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, të cilit i është marrë pasaporta.
Marrja në pyetje e Jankullovskës dhe të dyshuarve tjerë ishte ndërprerë për shkak kërkesës së PSP që Pop Stefanija të mos jetë gjykatës e lëndës.
Pas vendimit të Apeli në Gjykatën penale do të duhet të vazhdojë marrja në pyetje e të dyshuarve.
Enis Murtezi /SHENJA/
<
p style=”text-align: justify”>