Euro ambasadorit Aivo Orav pati takim me kryetaren e Gjykatës Supreme, Lidija Nedelkova. Nga gjykata informojnë se në takim është biseduar për reformat në sistemin gjyqësor, ligjet e miratuara dhe zbatimi i tyre, si dhe projektet IPA për gjyqësi. “Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Lidija Nedelkova, ka shprehur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm, përkrahje dhe ndihmë përmes më shumë projekteve të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se është e patjetërsueshme që të vazhdoje përkrahja për reformat gjyqësore, për shkak të sigurimit dhe përmirësimit të efikasitetit dhe pavarësisë në gjyqësi. Në fund të takimit, kryetari i Gjykatës së Lartë, Lidija Nedelkova, iu falënderua angazhimit personal të Aivo Orav edhe për bashkëpunimin e Delegacionit të Komisionit Evropian me Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e gjykatës. Para dy javëve, Nedelkova u takua edhe me ambasadorin amerikan në vend, Xhes Bejli, ku është diskutuar për rezultatet e deritanishme nga reformat në gjyqësi. Takimet e diplomatëve të huaj me përfaqësues të gjyqësorit në Maqedoni, ndodhin në periudhën kur flitet gjithnjë e më shumë për themelimin e një gjykate speciale, e cila do të merrej me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike. /SHENJA/
Data 20.07.2026
Aktuale
- Analistët diskutojnë skenarët për zhbllokimin e situatës politike në Kosovë
- Media gjermane BILD: Zhduken 350 shezlongë luksozë nga Italia, gjenden në Shqipëri! Pronari: Pas dy vitesh e dimë ku ndodhen, por s’i marrim dot
- Erë e fortë dhe breshër në Kumanovë, dëme në disa lokacione
- Elbasan/ Të shtënat me armë në një lokal, identifikohen tre të plagosurit. Autori në arrati, braktis armën gjatë ndjekjes nga një efektiv policie
- Lidhje Shqitpare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit
- 51 ditë protestë kundër Ramës/ Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim. Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës
- Protestuesi: Rama jepe dorëheqjen, sepse na vrave shpresën. Kur u largova kisha në xhep vetëm 2 euro
- “Nuk na përfaqëson Sara e krimit as Zegjineja”/ Aktivisti: Kanë hequr seancën e fundit nga faqja e Kuvendit sepse kanë frikë. Më 23 korrik t’ju japim përshëndetjen e fundit

