Dimri në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës do të fillojë nesër në orën 11 e 44 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vera. Në fillim të dimrit dita është më e shkurtër ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup do të lindë në orën 6 e 58 minuta ndërsa do të perëndojë në orën 16 e 5 minuta. Dita do të zgjatë 9 orë e 7 minuta. Meteorologët për ditën e parë të dimrit paralajmërojnë mot me diell dhe të ftohtë me erë të lehtë. Temperatura minimale do të lëvizë…
Author: almakos
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 po vazhdon procesi gjyqësor kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për rastin “Mitmarrja”. Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet. Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar. Seanca më parë duhej të mbahet më 22 nëntor, por u anulua për sot pasi që në seancë nuk…
Me fillim prej orës 12:00 do të mbahet seancë e hapur pas padisë së ngritur nga VMRO-DPMNE kundër vendimit të KSHZ-së për pranim të ankesës së Lëvizjes BESA. Me Këshillin e gjyqtarëve do të udhëheq Esma Alibashiq Jonuz, ndërsa anëtarë janë Rozalia Koçkovsa, Ana Gerasimovska, Tanja Terezieva dhe Elmedina Asani. Gjykata Administrative mbrëmë ka përfunduar diskutimin për dy paditë e ngritura nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM. Vendimet Gjykata Administrative duhet t’i sjell në afat prej 24 orëve dhe t’i publikoj në faqen e saj. Vendimet e saja janë përfundimtare. /SHENJA/
Gjykata Administrative sot duhet të shqyrtojë edhe dy padi që i parashtroi Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe një VMRO-DPMNE-ja për vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për negociatat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Gjykata Administrative mbajti dy seanca në të cilat ka shqyrtuar dy padi të tjera të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në seancën e parë u shqyrtua padia e parashtruar nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja për anulimin e Vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga 17.12.2016. Në seancën e dytë të Gjykatës,…
Sot në orët e pasdites kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Gashi, është pritur në një takim në rezidencën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga z. Xhejs Bejli. Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike, për qëndrimin e BESËS përkitazi me formimin e qeverisë së ardhshme, si dhe për pikëpamjet e BESËS për zgjidhjen e krizës. Me këtë rast kryetari Kasami e ka njoftuar Ambasadorin Bejli për qëndrimet e BESËS përkitazi me qeverisjen e ardhshme, duke theksuar se parakushtet themelore që BESA të diskutojë për…
Këshilli pesëanëtarësh i Gjykatës administrative ka shqyrtuar padinë e parë të dorëzuar nga LSDM. Kryetarja e këshillit pasi dëgjuan arsyetimin e paditësit, seancën e shpalli të mbyllur dhe njofroi se këshilli do të tërhiqet për konsultim dhe për votim. Në afat prej 24 orëve tha se do të publikojnë vendimin në faqen zyrtare të gjykatës adminiatrative.
Projekti për ndërtimin e kanalizimit të ri atmosferik në bulevardin “Xhon Kenedi”, dhe riparimin e rrugëve të Komunës së Çairit, filloi në qershor të këtij viti, projekt ky që sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski do të zgjaste tre muaj, por punimet për të njejtën ende po zvarriten. Për momentin punimet janë ndërprerë plotësisht dhe qytetarët thonë se kjo ju shkakton shumë pengesë, por sipas tyre nuk është diçka e re sepse ashtu ndodh gjithmonë, punimet fillojnë gjatë fushatës, ndërsa pas zgjedhjeve mbeten të papërfunduara. Qytetarët shtojnë se vazhdimi i këtij projekti do të bëhet gjatë zgjedhjeve lokale.…
Vetëm ambasadorja e Gjermanisë iu përgjigj ftesës së kryetarit të Akademisë së Shkencave, Vllado Kambovski për të debatuar lidhur me periudhën pas zgjedhore dhe sfidat e Maqedonisë drejt integrimit në BE. Ambasadat e tjera të huaja kishin dërguar përfaqësues, por vetë ambasadorët nuk e kishin parë të udhës të vijnë në tryezën e rrumbullakët të ASHAM-it dhe Ministrisë së Jashtme. I pyetur nga gazetarët se përse po e bojkotojnë ambasadorët debatin dhe a ka kjo lidhje me fjalorin e ashpër që kryetari i VMRO DPMNE-së e përdori ndaj tyre, kryetari i ASHAM-it, Vllado Kambovski insistonte se ambasadorët e ftuar po…
Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet me konglomerat të problemeve, për të cilat duhet të marrë përgjegjësi për t’i zgjidhur ato. Kështu vlerësojnë analistët politik, sipas të cilëve çështjet të cilat duhet të zgjidhen janë të niveleve të ndryshme. Analisti Agim Jonuz, deklaron se gjithçka varet se problemet e cilit nivel do të angazhohet qeveria e ardhshme që t’i zgjidhë, ndërsa është i sigurt se apatia do të vazhdojë edhe një periudhë të caktuar në këtë shtet “Një është niveli i zgjedhjes së problemeve që duhet të zgjidhen siç janë përndjekja e kriminelëve, Prokuroria Speciale Publike, zgjidhja e çështjes së…
Tre asociacione të biznesit bashkuan forcat në një projekt të financuar nga USAID, qëllimi i të cilit është përmirësimi i klimës së biznesit për kompanitë e vogla, me theks të veçantë tek rregullativa ligjore. Siç theksoi drejtuesi i USAID-it për Maqedoni, Xhejms Stejn, rregullativa ligjore është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin e çdo biznesi. Por, shkaku i ndryshimeve të shpeshta në të kaluarën, rregullativa ligjore në vend që të krijojë mundësi për rritje ekonomike, është shndërruar në një pengesë për afaristët në tentimet për rritjen e biznesit të tyre. “Për shembull, në vitin 2015, Kuvendi ka miratuar 541…
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se po ndjekin zhvillimet e fundit në vend që kanë të bëjnë me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe zhvillimeve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni. Në një deklaratë për TV SHENJA mediat, Kocijançiq tha se ajo për të cilën Komisioni ka shprehur shqetësim është retorika negative dhe tensionet e ditëve të fundit. “KE ka ndjekur rezultatet preliminare dhe vendimet pas ankimimeve dhe tani i pret përgjigjet e ankesave. Institucionet relevante shtetërore, përfshirë këtu edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe gjykatat, duhet të punojnë pandërprerë, pa presione dhe ndërhyrje politike. Jemi të shqetësuar…
Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mësohet nëse më 25 dhjetor do të ketë rivotim ose do të certifikohet rezultati aktual i zgjedhjeve dhe mandateve të fituara më 11 dhjetor. Fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Administrative, e cila tanimë ka caktuar për sonte shqyrtimin e dy padive të LSDM-së, nga katër sa ka dorëzuar gjithsej kjo parti. Lënda e parë do të shqyrtohet në ora 18:00, ndërsa tjetra është caktuar për gjysmë ore më vonë. Këshilli i Gjykatësve do të përbëhet nga: Vesna Jovanovska, kryetare e këshillit dhe katër anëtarët e tjerë, Burim Sejdini, Aneta…

